GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pacolli shkarkon administratorin e Aeroportit të Vlorës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Pacolli shkarkon administratorin e Aeroportit të Vlorës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas përplasjeve për aksionet e aeroportit të Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli ka vendosur të shkarkojë administratorin e shoqërisë koncesionare, Vlora International Airport, Valon Lluka.

Vendimi është marrë dy ditë më parë, në mënyrë të njëanshme, vetëm me votat e shoqërisë Mabco Construction sa e Pacollit, ndërkohë që aksioneri i minorancës, 2A Group, nuk ka qenë i pranishëm fare në mbledhje.

Pacolli shkarkon administratorin e Aeroportit të Vlorës

Shkarkimi i administratorit te shoqerise VIA

Aeroporti i Vlorës është përfshirë nga një skandal i madh publik, teksa dy aksionerët po përplasen publikisht për aksionet. Kompania 2A Group, e cila zotëron 2 për qind të aksioneve në këtë koncesion pretendon se asaj i takojnë 47 për qind të aksioneve, sipas një marrëveshje të fshehtë që palët kanë firmosur në vitin 2022, që u bë publike nga gazetari Mero Baze. Por ky variant nuk pranohet nga Mabco Construction, e cila sot zotëron 98 për qind të aksioneve të aeroportit.

Skandali i Aeroportit të Vlorës shpërtheu pas një investigimi të Kapitalit. Fillimisht biznesmeni kosovar, Behgjet Pacolli, u mundua ta përgënjeshtrojë investigimin e Kapitalit, por vetëm një orë më vonë çështja shpërtheu publikisht, teksa aksioneri i minorancës, Valon Ademi e akuzoi Pacollin për mashtrues.

Nuk dihet nëse shkarkimi i Valon Llukës nga posti i administratorit të Aeroportit ka lidhje me luftën e ashpër mes dy aksionerëve. Por sherri mes Pacollit dhe Valon Ademit duket se ka krijuar një problem shumë të madh në aeroportin e Vlorës, të cilin kryeministri Rama kishte premtuar se do ta hapte për sezonin turistik të këtij viti.

Etiketa: Aeroporti i VloresBehgjet Pacollipacolli

Lajme të lidhura

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh
Aktualitet

Masa e arrestit për Vlora Hysenin, media italiane: Korrupsioni në Shqipëri, një problem i madh

16:36 - 29/09/26
Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari
Aktualitet

Lëvizte i armatosur në Tiranë, arrestohet 31-vjeçari

16:06 - 29/09/26
Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës
Aktualitet

Kapja e 22 ton kokainë/ Mediat e Ekuadorit: Mafia shqiptare tentoi të korruptonte agjentë të inteligjencës

15:39 - 29/09/26
Para
PAMJE TË RËNDA/ Ja VIDEO e sherrit masiv në Korçë

PAMJE TË RËNDA/ Ja VIDEO e sherrit masiv në Korçë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26

Spanja ka dhënë një tjetër sinjal të forcës së saj teksa ka mundur me shifrat 4-1 Kroacinë në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com