GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Ç’po ndodh me UKT-në? Gjysma e Tiranës pa ujë në rubineta

17:04 - 04/09/25
në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Ç’po ndodh me UKT-në? Gjysma e Tiranës pa ujë në rubineta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zona të ndryshme në Tiranë vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Autoritetet e justifikojnë mungesën e ujit me një defekt, por situata problematike është e shtrirë thuajse në të gjithë kryeqytetin. Ankesat e banorëve kanë rënë në vesh të shurdhër, ndërsa e vetmja zgjidhje për plotësimin e nevojave mbeten bidonat e ujit me pagesë.

Prej ditës së djeshme, banorë të disa lagjeve në kryeqytet, si Komuna e Parisit, Qyteti Studenti apo edhe një pjesë e zonës së Rrugës së Durrësit, vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Edhe pse UKT ka njoftuar për një defekt dhe se po punohet për riparimin e tij, gjatë ditës së sotme, në zonën e Qytetit Studenti uji ka ardhur për vetëm dy orë në orët e para të mëngjesit; aktualisht sërish nuk ka ujë.

Si shkak për mungesën e ujit cilësohen defektet teknike, por situata është e pazgjidhur prej vitesh, dhe sipas burimeve nga Ujësjellës-Kanalizime Tiranë, shkaku real është mungesa e infrastrukturës dhe mosmarrja e masave të duhura për përballimin e stinës së verës.

Në këtë situatë, banorët e rrugës “Jordan Misja” në Tiranë, përballen me një situatë alarmante që nga qershori i këtij viti, pasi janë pa ujë të pijshëm. Sipas tyre, çështja ka mbetur pa zgjidhje, pavarësisht se janë bërë dhjetëra ankesa dhe thirrje te Ujësjellësi i Tiranës (UKT) me drejtues Skerdi Drenova. Përgjigjja nga ana e UKT-së ka qenë gjithmonë e njëjtë, “do e raportojmë”, por asnjëherë nuk është marrë një masë konkrete për të zgjidhur problemin.

Në letrën publike më 15 gusht 2025, banorët apeluan për publikimin e situatës, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga bashkia me kryetaren e komanduar Anuela Ristani dhe UKT e Skerdi Drenovës për të marrë masa urgjente. Ata shprehen se jeta e tyre është bërë e paqëndrueshme dhe se nuk mund të durojnë më pa ujë në vitin 2025, në kryeqytet. Ata shpresojnë që, përmes këtij publikimi, të zgjidhet një herë e mirë kjo çështje kaq serioze.

Por Skerdi Drenova dhe Anuela e Ristani janë të zënë duke numëruar milionat e tenderave, ndërsa kryeministri sa herë që ka krizë flet pë “reforma”, ku ndryshojnë emrat e zyrave, ndërsa drejtorët janë të njëjtit që vjedhin. tenderat.

Reforma  e saposhpallur nga Rama quhet “Operatori Kombëtar për Ujin”, një strukturë e re kombëtare me fokus menaxhimin e të gjitha burimeve ujore në vend. Në realitet kjo sjell ndryshim: Do të centralizohen tenderat dhe vjedhja e tyre, por nuk do të shtohet asnjë pikë uji në rubineta.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1mungesa e ujit

Lajme të lidhura

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)
Aktualitet

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)

18:13 - 05/02/26
Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren
Aktualitet

Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

18:04 - 05/02/26
Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë
Aktualitet

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

17:38 - 05/02/26
Para
Vajza e parë që përfaqëson Shqipërinë në boks, rrëfehet Esmeralda Novruzaj: Krenari dhe përgjegjësi

Vajza e parë që përfaqëson Shqipërinë në boks, rrëfehet Esmeralda Novruzaj: Krenari dhe përgjegjësi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)
Aktualitet

Dalin pamjet e atentatit në Lezhë, dy persona qëllojnë me automatikë drejt berberhanes (VIDEO)

18:13 - 05/02/26

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e 2 shkurtit në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll, në Lezhë, ku një person...

Lexo më shumë
Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

Aksident me vdekje në Bathore, makina përplas këmbësoren

18:04 - 05/02/26
Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

17:38 - 05/02/26
“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

17:14 - 05/02/26
Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

17:06 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com