Një moment i jashtëzakonshëm humaniteti gjatë zjarreve shkatërruese në Greqi është përfshirë nga BBC në listën e 12 fotografive më ikonike të vitit 2025 (deri më tani). Fotografia, e realizuar nga Thanasis Stavrakis, fotoreporter bashkëpunëtor i agjencisë Reuters, tregon një burrë shqiptar teksa shpëton një dele nga flakët në zonën e Patrës, duke e mbajtur me vete mbi motor nëpër tym dhe zjarr.
Ngjarja ndodhi në gusht të vitit 2025, kur zjarret masive përfshinë rajonin e Ahaisë në Greqinë perëndimore, duke detyruar shumë banorë të largoheshin dhe duke rrezikuar jetën e njerëzve dhe kafshëve.
BBC, duke komentuar për këtë fotografi të fuqishme vizuale, shkruan: “Në sfondin e mbuluar nga tymi që ngrihet si re të dendura, një burrë mbi një motor shfaqet duke shpëtuar një dele që është kapur fort pas tij. Ky veprim ngjan me paraqitjet e hershme të Bariut të Mirë në katakombet romake të shekujve II dhe III, ku Krishti mban mbi supe një kafshë të brishtë.”
Fotot e tjera:
Murgjit duke u lutur, TajlandëParada e ujit, VeneciaVarri i Papa Françeskut, RomëPunëtor migrant, Chandigarh, IndiDora e robotit, PekinQendra e tranzitit, BugandaShi meteorësh, Inverness, KaliforniSy të mbuluar me vaj, LondërNotar zhytës, SingaporStudentë të baletit, Tembisa, Afrika e Jugut
Discussion about this post