GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Çudit ish-futbollisti: Në çdo ekip ka homoseksualë, por nëse tregon, je i vdekur

12:47 - 12/01/22
në Show Biz, Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Çudit ish-futbollisti: Në çdo ekip ka homoseksualë, por nëse tregon, je i vdekur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Juventusit dhe kombëtares së Francës, Patrice Evra, ka bërën një deklaratë të fortë ditën e sotme. Sipas tij, në cdo ekip futbolli ka të paktën nga një lojtar gay, por homoseksualiteti vazhdon të mbetet tabu mes lojtarëve.

Një libër rrëfimi, Evra zbulon se ka të paktën dy homoseksualë në çdo ekip dhe më pas flet për abuzimet e pësuar si trembëdhjetë vjeçar. “Duhet të dëshmoj, për të shtyrë djemtë dhe vajzat viktima të dhunës që të mos mbyllen në heshtje”, shprehet ai.

Abuzimi seksual është një kapitull, që Evra e ka treguar gjerësisht tashmë në intervista të ndryshme në Angli, ku jetoi pjesën më të madhe të karrierës së tij, madje edhe si kapiten i “Djajve të Kuq”. Por Evra bën një hap më tej dhe niset drejt një tjetër territori të errët në botën e futbollit profesionist:

“Në futboll gjithçka është e mbyllur. Nëse si futbollist thua se je gay, je i vdekur. Mbaj mend që një person erdhi një herë për të folur me ekipin për homoseksualitetin. Disa kolegë thanë se homoseksualiteti ishte kundër fesë së tyre dhe se nëse do të kishte një homoseksual në dhomat e zhveshjes, ai duhej të dëbohej nga klubi. Kam luajtur me homoseksualët, më kanë folur, vetëm se kanë frikë të hapen publikisht. Ka të paktën dy homoseksualë në çdo ekip. Por në futboll nëse thua kështu, ke mbaruar”, ka thënë ai.

Një dëshmi e rëndësishme, pavarësisht se Evra në të kaluarën, e ka ilustruar veten me deklarata jo tamam respektuese. Gjithsesi, ish-futbollisti francez shumë i njohur edhe në rrjetet sociale, shprehet për nevojën për të mos heshtur, kur dikush i nënshtrohet abuzimit seksual në fëmijëri.

 “Nuk e thashë dhe aq për vete, por për këdo që është në të njëjtën situatë si unë kur u përdhunova në moshën 13-vjeçare. E mbajta të gjitha brenda për vite me radhë derisa, duke parë një emision televiziv me këtë temë, shpërtheva në lot dhe i rrëfeva gjithçka gruas sime. Duhet të flasim gjithmonë dhe të raportojmë ata që kryejnë akte të tilla, edhe nëse fajtorët janë familjarë, për të mos jetuar në trauma”. Së fundmi, Evra përsëriti betejën e tij kundër racizmit, duke e cilësuar si të pamjaftueshme atë që është bërë deri më tani.

Etiketa: homoseksualePatrice Evra

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”
Breaking Views

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Para
“Si në telenovela”, Donaldi pajtohet me Beatrixin

“Si në telenovela”, Donaldi pajtohet me Beatrixin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com