GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Masakra në Shkodër/ Boçi: Në vend të luleve, nxënësit morën dhuratë nga Rama krisma armësh dhe kufoma

12:00 - 08/09/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Masakra në Shkodër/ Boçi: Në vend të luleve, nxënësit morën dhuratë nga Rama krisma armësh dhe kufoma
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesi politik i PD në Shkodër, Luçiano Boçi, njëkohësisht edhe deputet i kësaj force politike në Kuvend ka reaguar ashpër për masakrën me 2 të vrarë e 2 të plagosur në Shkodër, mëngjesin e kësaj të hëne.

Në një postuim në rrjetet sociale, Boçi shkruan se ndërsa ky 8 shtator duhej të ishte një distë feste për Shkodrën, në vend të luleve, nxënësit morën nga shteti i Ramës si dhuratë, krisma armësh, kufoma të vrarësh e terror, në zemër të qytetit, pa kursyer askënd.

Reagimi:

Sot duhet të ishte një ditë feste për Shkodrën e fëmijët e saj!

Por dita e shkollës u shndërrua në një ditë terrori si shumë të tjera përgjatë këtyre viteve këtu në Shkodër.

E në vend të luleve nxënësit morën nga shteti i Ramës dhuratë krisma armësh, kufoma të vrarësh e terror, në zemër të qytetit, pa kursyer askënd.

Megjithatë Shkodra nuk është kjo!

Kjo është vetëm fatkeqësia e një Shkodre që rënkon nga një shtet që nuk ekziston.

Shkodra nuk është Palermo.

Po, ky është terrori që po na serviret nga qeveria Rama çdo ditë!

Shkodra nuk është një qytet i dhunës, i krimit dhe i pasigurisë!

Shkodra ka qenë qytet krenarie, historie dhe kulture, por sot, pas dështimit të papërshkrueshëm të shtetit, është kthyer në një zonë ku jetesës së çdo qytetari i është vënë vulë pasigurie, frike dhe terrori!

Para pak ditësh një i ri, sot dy jetë të tjera të pafajshme humbën dhe dy të tjerë u plagosën.

Po kush është përgjegjës?

Qytetarët apo ata që na ofruan një shtet që rrotullohet vetëm me fjalë, por kurrë me veprime të vërteta?

Ky që përjetuam sot është pra “standardi” i qeverisë!

Ky është “propozimi” i tyre për qytetarët!

Kjo është ajo që ofron e zbaton Rama, një shtet të pamundur, ku frika është më e fortë se ligji dhe terrori ka marrë çdo hapësirë.

Ky nuk është qyteti ynë, kjo është “oferta” por dhe vepra e tyre për ne!

Më shumë krim, më shumë pasiguri, më shumë dhunë.

Ky është dështimi i një shteti ku në Shkodër jo vetëm që nuk duket, por as ekziston.

Kjo është qeverisja e Ramës që e ka futur qytetarin në kurthin e jetës me pasiguri dhe frikë.

Shkodranët duan përgjigje! Shkodranët duan veprime konkrete! Mjaft me fjalët, mjaft me justifikimet, mjaft me “shpjegimet”!

Shkodra ka nevojë për jetë e paqe, jo për më shumë krim dhe terror të organizuar nga paaftësia e policisë e drejtësisë dhe të mbështetur dhe të frymëzuar nga vetë përfaqësues të qeverisë me koordinatorë specialë të emëruar nga Rama.

Ky është kapitullim politik i shtetit partiak!

Etiketa: ArmeBociRamaShkodër

Lajme të lidhura

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP
Aktualitet

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Para
I penduari i drejtësisë dërgohet në urgjencën e QSUT, ka shfaqur probleme në zemër

Dyshimi i mjekëve të QSUT, ja pse u shtrua në spital Dumani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti
Aktualitet

Ngjarje e pabesueshme në Peqin: I moshuari helmon tokën dhe vret 12 bagëti

14:30 - 05/12/25

Një ngjarje e pazakontë dhe në kufijtë e çmendurisë ka ndodhur në vendin tonë, ku një i moshuar për shkak...

Lexo më shumë
Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

Polici në mes të sherrit familjar në Gramsh, nis hetimi nga AMP

14:15 - 05/12/25
Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com