GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: McGonigal i përcolli informacionet tek shërbimet sekrete kineze dy ditë pas darkës me Ramën

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: McGonigal i përcolli informacionet tek shërbimet sekrete kineze dy ditë pas darkës me Ramën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD, Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët, denoncoi një tjetër skandal me përmasa ndërkombëtare, ku sipas tij, përfshihen figura të larta të politikës shqiptare dhe emra të njohur nga skenat amerikane dhe kineze.

Duke iu referuar dokumenteve gjyqësore në SHBA dhe burimeve zyrtare, Berisha deklaroi se ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, i njohur me pseudonimin “Eye One”, pas një darke me kryeministrin Edi Rama në Tiranë më 9 shtator 2017, i ka përcjellë të dhëna sensitive shërbimeve sekrete kineze përmes ndërmjetësimit të Dorian Duçkës, këshilltarit të Ramës.

Deklarata

Pra, çfarë ndodh? Me datën 9 shtator të vitit 2017, agjenti Një Sy (Eye One), siç quhet në gjuhën e kodit McGonigal, darkon në Tiranë me Edi Ramën, në prani të personit B, Dorian Duçkës, këshilltarit më të afërt të tij, i cili mbante pasaportë diplomatike si zyrtar i lartë i qeverisë Rama.

Pas kësaj darke, nga e cila siç u mor vesh, McGonigal dërgoi mesazhin se jam me kryeministrin e Shqipërisë dhe ky po më informon për reformën në drejtësi dhe këtu do kemi shumë punë, por në këtë darkë, siç është zbardhur në dokumente të tjera të gjykatës së Uashingtonit në SHBA, McGonigal pohon se i kërkon Edi Ramës t’i heqë licencën një kompanie ruse dhe t’ia japë një kompanie tjetër ruse.

Pra, këtu u diskutua qartësisht për shërbimet ruse. Oleg Deripaska dhe Shestakov përfaqësoheshin tek Edi Rama nga McGonigal.

Po ku del tani dimensioni kinez? Shumë interesant. Dy ditë pas këtij takimi në Tiranë, Hunter Biden, i zhytur totalisht në këtë aferë, takohet me përfaqësuesin e Patrick Ho, presidentit të fondacionit të korporatës kineze dhe përfaqësuesin Jang Xemin, presidentit të korporatës- ku thoni ju, në Irlandë, në një hotel.

Dhe këtu diskutohet për të dhënat që agjenti McGonigal i kishte dhënë për t’ia përcjellë shërbimeve kineze direkt, agjentit kinez të quajtur Dorian Duçka, këshilltar i Edi Ramës. Ajo që është, por që kjo është problem që merren SHBA, është fakti se kjo korporate paguante shuma të mëdha te Hunter Biden dhe i paguante një rrogë mujore 50 mijë dollarë agjentit të vet, Dorian Duçka.

E vërteta, thotë Inspektori i Përgjithshëm, është se FBI kishte futur në rreth për të arrestuar si Patrick Ho e Jang Zemin, ashtu edhe Dorian Duçkën.

Etiketa: berishaMcGonigalRama

Lajme të lidhura

‘Zvërneci’/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, por mbështesim fuqishëm investimet e huaja
Aktualitet

‘Zvërneci’/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, por mbështesim fuqishëm investimet e huaja

11:26 - 01/06/26
Rama: Po mendoj të iki në katund dhe t’ju lë ta mbroni vetë vendin nga të huajt
Aktualitet

Rama: Po mendoj të iki në katund dhe t’ju lë ta mbroni vetë vendin nga të huajt

10:55 - 01/06/26
Dhuna barbare në Zvërnec/ Rama: Të revoltuarit i mirëkuptoj, unë do bëja dhe më keq
Aktualitet

Dhuna barbare në Zvërnec/ Rama: Të revoltuarit i mirëkuptoj, unë do bëja dhe më keq

10:33 - 01/06/26
Para
Kur do të ndalet rritja e çmimit të apartamenteve në Tiranë?

Ushqimet dhe qiratë vijojnë të rriten, çojnë inflacionin e gushtit në 2.3%

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Zvërneci’/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, por mbështesim fuqishëm investimet e huaja
Aktualitet

‘Zvërneci’/ Berisha: Dënoj me forcë dhunën ndaj protestuesve, por mbështesim fuqishëm investimet e huaja

11:26 - 01/06/26

Sali Berisha, kreu i PD-së, u shpreh se forca politike që drejton mbështet fuqishëm investimet e huaja, ndërsa dënoi dhunën...

Lexo më shumë
Rama: Po mendoj të iki në katund dhe t’ju lë ta mbroni vetë vendin nga të huajt

Rama: Po mendoj të iki në katund dhe t’ju lë ta mbroni vetë vendin nga të huajt

10:55 - 01/06/26
Dhuna barbare në Zvërnec/ Rama: Të revoltuarit i mirëkuptoj, unë do bëja dhe më keq

Dhuna barbare në Zvërnec/ Rama: Të revoltuarit i mirëkuptoj, unë do bëja dhe më keq

10:33 - 01/06/26
Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill

Shtohet varësia nga produktet e huaja, rriten me 16% importet e ushqimeve në janar-prill

09:53 - 01/06/26
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

09:38 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabet girişjojobetbettilt giriş