GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama u mburr me të/ Aeroporti i Vlorës mbetet thjesht “ëndërr”, pezullohen punimet

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama u mburr me të/ Aeroporti i Vlorës mbetet thjesht “ëndërr”, pezullohen punimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në 28 Nëntor të vitit 2021, kryeministri Rama u mburr me inaugurimin e punimeve për aeroportin e Vlorës. Por, tani vetëm pak muaj pasi filluan punimet, makineritë janë fikur. Banorët e zonës thonë se atje nuk është punuar asnjë ditë ndërsa shprehen mosbesues nëse projekti nga 3 D do të kthehet në realitet. Në ditën kur Rama bëri inaugurimin makineritë dhe punëtorët qëndronin gati për të nisur projektin, por tashmë aty asgjë nuk lëviz dhe nuk asnjë shpresë se ai projekt në letër do mund ta shohim një ditë një aeroport të vërtetë.

Në një prononcim për mediat, banorët e zonës thonë se vetëm janë sjellë makinat, por deri më tani nuk është bërë asnjë punim. “Janë vendosur kamionët, shtëpitë e vogla. Janë ca roje atje, nuk ka filluar nga puna akoma. Punimet zero, nja dy skrepa dhe 3-4 kamionë”, tha një banor.  Fluturimet nga aeroporti ndërkombëtar i Vlorës janë parashikuar të nisin në 2025, por banorët janë skeptikë në kushtet kur puna ende s’ka nisur.

Me kosto prej 104 mln eurosh, projekti në fjalë ka qenë në qendër të polemikave të ndryshme për shkak të mënyrës së financimit, apo për faktin që do të ndërtohet pranë zonës së Vjosë-Nartës që është e mbrojtur nga legjislacioni shqiptar. Nuk ka studim, nuk ka leje ndërtimi, është pranë zonës së mbrojtur dhe nuk ka marrëveshje financimi. Por asgjë nga këto nuk e shqetësoi qeverinë të ecte përpara në punën e saj, ndonëse kundërshtive të ndryshme në mos përputhje me ligjin. Aeroporti i Vlorës trumbetohej me të madhe nga Rama që do të niste brenda vitit 2018, me financim nga konsorciumi i kompanive turke të cilat aho kohe sipas qeverisë, shprehën interes. Bëhej fjalë për kompaninë “Cengiz Construction”, e zotëruar nga biznesmeni Mehmet Cengiz, një i afërm i presidentit turk Rejep Tajip Erdogan. Për kryeministrin Rama ofertat ishin të mëdha, por ai fajësoi pandeminë e Covid-19 ku deklaronte se ajo ishte fajtorja që shumë kompani u tërhoqën nga gara. Kështu, u fut në garë biznesmeni Behgjet Pacolli.

 Sipas vendimit të qeverisë kontrata e koncesionit për ndërtimin do të bëhet nga bashkimi i operatorëve ekonomikë “Mabco”, dhe “Yda”. Kompania Mabco Construcsion SA” i përket biznesmenit dhe politikanit kosovar Behgjet Pacolli, ndërsa kompania turke “YDA” njihet së fundi, pasi ndërtoi spitalin e Fierit. Sipas kontratës, parashikohet që numri vjetor i pasagjerëve të jetë përafërsisht 360,000 në vitin e parë të operimit, rreth 600,000 dy vjet më vonë dhe rreth 1,16 milion në vitin e pestë të operimi.

Etiketa: aeroportKryesore1projektpunime

Lajme të lidhura

Arrestohet këngëtari Erind Xhaferi, akuzohet se përndiqte vajza të mitura
Aktualitet

Arrestohet këngëtari Erind Xhaferi, akuzohet se përndiqte vajza të mitura

10:04 - 02/10/26
Greqi, ish-bashkëshorti plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar
Aktualitet

Greqi, ish-bashkëshorti plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar

09:57 - 02/10/26
Mbi 40% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine
Aktualitet

Mbi 40% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine

09:38 - 02/10/26
Para
Aksident në Mullet, plagoset rëndë njeri nga shoferët

Aksident në Mullet, plagoset rëndë njeri nga shoferët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet këngëtari Erind Xhaferi, akuzohet se përndiqte vajza të mitura
Aktualitet

Arrestohet këngëtari Erind Xhaferi, akuzohet se përndiqte vajza të mitura

10:04 - 02/10/26

Këngëtari fierak Erind Xhaferi është arrestuar në flagrancë nga Policia e Fierit, pas një informacioni të marrë në rrugë operative,...

Lexo më shumë
Greqi, ish-bashkëshorti plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar

Greqi, ish-bashkëshorti plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar

09:57 - 02/10/26
Mbi 40% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine

Mbi 40% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine

09:38 - 02/10/26
Bylykbashi: Protesta në Tiranë është e pamjaftueshme, duhet të përshkallëzohet në të gjithë vendin

Bylykbashi: Protesta në Tiranë është e pamjaftueshme, duhet të përshkallëzohet në të gjithë vendin

09:17 - 02/10/26
Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

Videot intime në rrjet/ Dëshmia e Adrian Hilës: I kam vendosur vetë kamerat, kisha frikë se më vidhnin!

08:54 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com