GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama ‘i jep duart’ Veliajt: Duhet të shkarkohet, prezanton Manastirliun si kandidate

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama ‘i jep duart’ Veliajt: Duhet të shkarkohet, prezanton Manastirliun si kandidate
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama tha këtë të enjte në Asamblenë e PS-së se Erion Veliaj duhet të shkarkohet si kryebashkiaku i Tiranës dhe të shkohet në zgjedhje të reja të parakohshme për ta zgjedhur kryebashkiakun e ri.

Ai prezantoi Ogerta Manastirliun si kandidaten e mazhorancës për zgjedhjet e ardhshme.

“Askush nuk di ta thotë sa mund të zgjasë kjo histori, ndërkohë që asnjë zëvendës i pavotuar i popullit, i kryetarit të bashkisë, nuk mund ta ketë legjitimitetin demokratik dhe forcën e brendshme, për ta udhëhequr 2 vjet bashkinë e kryeqytetit të vendit. Tirana ka punë të mëdha, të panumërta, ditë dhe natë. Nuk i heq asnjë meritë kryetarit në detyrë për çfarë ka bërë në këto 7 muaj. E falënderoj. Por sot ne duhet të marrim vendim politik për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për një kryetar bashkie të ri në Tiranë”, tha Rama.

“Përfaqësuesit tanë në këshillin bashkiak duhet të vënë në punë mekanizmin e shkarkimit të kryetarit të zgjedhur. Nuk është një propozim që unë e bëj me zemër të lehtë, prandaj i kuptoj të gjithë ata që mund të mos ndihen mirë nga një vendim i tillë”, shtoi ai.

Si kandidaten e PS për bashkinë Tiranë, ai zgjodhi Ogerta Manastirliun, e cila mban postin e ministres së Arsimit.

“Të dashurit e mi, kam shumë besim dhe për shumë arsye, sepse të gjithë e njohim dhe e çmojmë me respekt të madh për profesionalizmin e spikatur, përkushtimin e veçantë dhe kujdesin ndaj bashkëpunëtorëve, se Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet sot Tiranës. Ogerta është forca e qetë e Tiranës”, tha Rama.

Etiketa: Edi RamaErion VeliajKryesore1Ogerta ManastirliuRama

Lajme të lidhura

SPAK mbyll hetimet për Ballukun dhe e dërgon e çështjen për gjykim, 25 persona dhe dy shoqëri nën akuzë
Aktualitet

SPAK mbyll hetimet për Ballukun dhe e dërgon e çështjen për gjykim, 25 persona dhe dy shoqëri nën akuzë

13:23 - 16/11/26
Ambasadori amerikan Eric Wendt në Sarandë, takime me bizneset vendase për investime të reja
Aktualitet

Ambasadori amerikan Eric Wendt në Sarandë, takime me bizneset vendase për investime të reja

13:15 - 16/11/26
Petro Koçi shpërthen ndaj Ballukut: Bulevardi digjet, korrupsioni krihet! Ajo mbjell frikë dhe servilizëm kudo ku e dërgojnë
Aktualitet

Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit, Koçi shënjestron Ballukun: Masa duhej marrë ndaj të korruptuarve

12:56 - 16/11/26
Para
Rama sulmon sërish: Prokurorë dhe gjykatës dritëshkurtër, me mungesë ulëritëse integriteti

Rama sulmon sërish: Prokurorë dhe gjykatës dritëshkurtër, me mungesë ulëritëse integriteti

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK mbyll hetimet për Ballukun dhe e dërgon e çështjen për gjykim, 25 persona dhe dy shoqëri nën akuzë
Aktualitet

SPAK mbyll hetimet për Ballukun dhe e dërgon e çështjen për gjykim, 25 persona dhe dy shoqëri nën akuzë

13:23 - 16/11/26

SPAK ka përfunduar hetimet për ish-zëvendëskryeministren dhe ish-ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe ka dorëzuar këtë të hënë...

Lexo më shumë
Ambasadori amerikan Eric Wendt në Sarandë, takime me bizneset vendase për investime të reja

Ambasadori amerikan Eric Wendt në Sarandë, takime me bizneset vendase për investime të reja

13:15 - 16/11/26
Petro Koçi shpërthen ndaj Ballukut: Bulevardi digjet, korrupsioni krihet! Ajo mbjell frikë dhe servilizëm kudo ku e dërgojnë

Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit, Koçi shënjestron Ballukun: Masa duhej marrë ndaj të korruptuarve

12:56 - 16/11/26
Zhupa ironizon socialistët: Si në pleniumet e Partisë së Punës, Rama shpalli armiqtë e brendshëm

Zhupa ironizon socialistët: Si në pleniumet e Partisë së Punës, Rama shpalli armiqtë e brendshëm

12:46 - 16/11/26
Këlliçi kërkon hetim për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Nuk është gabim muzikantësh, por provokim

Këlliçi kërkon hetim për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Nuk është gabim muzikantësh, por provokim

12:26 - 16/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com