GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Rama shkelmoi rregulloren e Kuvendit

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: Rama shkelmoi rregulloren e Kuvendit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas përfundimit të seancës parlamentare, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, e cilësoi institucionin si një “narkoparlament”, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për shkelje të rregullores dhe Kushtetutës. Berisha u shpreh se Rama nisi ndryshimet në komisionet parlamentare pa miratuar më parë ndryshimet në rregullore, duke theksuar se parlamenti është “asgjësuar që dje”.

I pyetur për praninë e ambasadorëve në sallë, Berisha tha se ai flet për qytetarët shqiptarë dhe përsëriti akuzat për lidhje të mazhorancës me kartelet e drogës. Berisha kritikoi gjithashtu kryesimin e seancës nga deputeti Vasil Llaja, të cilin e cilësoi të papërgatitur dhe të manipuluar. Sipas Berishës, kjo është një tjetër dëshmi e degradimit të institucioneve në vend.

“Ky është një narkoparlament. A e morët vesh se si e filloi Edi Rama? E filloi që dje në Asamble duke shkelmuar rregulloren. Ka një rregullore. Asnjë komision nuk ndryshohet pa ndryshuar rregulloren. Asnjë komision! Po për këtë nuk ka rregullore, nuk ka Kushtetutë. Nuk ka gjë, morali i tij është droga dhe vetëm droga“, tha Berisha.

Pyetje: A ishte njëlloj qëndrimi, për shkak se ishin ambasadorët në sallë?

Berisha: Po lëreni, çfarë punë kisha unë me ata? Unë kisha punë me qytetarët e mi. Ata ishin të pranishëm dhe unë thashë që këtu janë kartelet e drogës. Atë nuk mund të mos e thosha. Të vret Zoti po të mos e thuash atë. Ky është parlamenti i atyre që thashë. Nuk është parlament. Si mund ta lija unë Vasil Llajën, një mjek i cili nuk ka asnjë eksperiencë parlamentare dhe e mashtrojnë siç duan. Ai nuk e di që parlamenti është rrëzuar që dje. Që në momentin që ai shpalli komisionet të cilat nuk ekzistojnë në rregullore. Kaq është puna. Ai asgjësoi edhe rregulloren e parlamentit.

Etiketa: berishakuvendPDSali Berisha

Lajme të lidhura

7 vjeçari  humbi jetën, reagon deputeti: Edhe sa jetë të tjera do humbasin para se të ngrihet një mbikalim
Aktualitet

7 vjeçari humbi jetën, reagon deputeti: Edhe sa jetë të tjera do humbasin para se të ngrihet një mbikalim

13:48 - 26/05/26
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motorit
Aktualitet

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motorit

13:36 - 26/05/26
“Zgjedhjet ishin farsë e shëmtuar“, Salianji publikon shifrat: Demokratët e braktisën Berishën se po e mban peng partinë
Aktualitet

“Zgjedhjet ishin farsë e shëmtuar“, Salianji publikon shifrat: Demokratët e braktisën Berishën se po e mban peng partinë

13:19 - 26/05/26
Para
Thirrje publike për Qeverinë Shqiptare: Një rrugë për jetën, jo për harresën!

Thirrje publike për Qeverinë Shqiptare: Një rrugë për jetën, jo për harresën!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tensione mes Greqisë dhe Turqisë, dy avionë ushtarakë turk futen në hapësirën ajrore të Athinës
Botë

Tensione mes Greqisë dhe Turqisë, dy avionë ushtarakë turk futen në hapësirën ajrore të Athinës

14:25 - 26/05/26

Tensioni në Egje është rritur sërish mes dy fqinjëve dhe njëkohësisht aleatëve të natos Greqisë dhe Turqisë, pas një incidenti...

Lexo më shumë
Vjen zëvendësuesi i Guardiolës, trajneri i ri i Manchester Cityt nënshkruan kontratën 3-vjeçare

Vjen zëvendësuesi i Guardiolës, trajneri i ri i Manchester Cityt nënshkruan kontratën 3-vjeçare

14:03 - 26/05/26
7 vjeçari  humbi jetën, reagon deputeti: Edhe sa jetë të tjera do humbasin para se të ngrihet një mbikalim

7 vjeçari humbi jetën, reagon deputeti: Edhe sa jetë të tjera do humbasin para se të ngrihet një mbikalim

13:48 - 26/05/26
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motorit

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset drejtuesi i motorit

13:36 - 26/05/26
“Zgjedhjet ishin farsë e shëmtuar“, Salianji publikon shifrat: Demokratët e braktisën Berishën se po e mban peng partinë

“Zgjedhjet ishin farsë e shëmtuar“, Salianji publikon shifrat: Demokratët e braktisën Berishën se po e mban peng partinë

13:19 - 26/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com