GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Iu sekuestruan miliona euro pasuri, kush është Arben Lamçja, “gjujtsi” i Çopjave që thurri planin për të ekzekutuar Nuredin Dumanin

13:40 - 15/09/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Iu sekuestruan miliona euro pasuri, kush është Arben Lamçja, “gjujtsi” i Çopjave që thurri planin për të ekzekutuar Nuredin Dumanin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Durrësit sekuestroi sot pasuritë e Arben Lames (Lamçja), i cili njihet ndryshe edhe si vrasësi me pagesë dhe organizatori i planit për vrasjen e “killerit”, Nuredin Dumani.

33 apartamente, 9 njësi dhe 15 automjete në pronësi të Lamçes u sekuestruan me kërkesë të togave të zeza të Durrësit pasi dyshohet se janë të ngritura nga të ardhurat të përftuara nga veprimtaria kriminale.

Lamçja u prangos në korrik të vitit të kaluar në Kosovë me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Arrestimi i tij erdhi kuadër të operacionit “Plumbi i Artë 2” dhe u ekstradua në vendin tonë në gusht të 2024.

GJKKO ka caktuar ndaj 50-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “ Organizate kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminale dhe organizata kriminale”.

Iu sekuestruan miliona euro pasuri në Durrës, kush është

Arben Lamcja

Ai akuzohet se ka pastruar parat e vëllezërve Hajdar dhe Franc Çopja, si dhe ka organizuar për llogari të tyre planin për të ekzekutuar Nuredin Dumanin.

Në periudhën Tetor-Nëntor 2020, Arben Lam֛çja ka kryer veprime konkrete duke siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e shtetasit Nuredin Dumani për llogari të shtetasit Franc Gergely alias Franc Copja. Ai është takuar me personin që do të kryente vrasjen dhe bashkë me Franc Çopjan janë treguar të gatshëm të japin 1.2 milionë euro.

Personi që do të kryente vrasjen i ka kërkuar Arben Lam֛çja me shume të dhëna në lidhje me shtetasin Nuredin Dumani si makina që lëviz, numrin e telefonit apo vendndodhjen e tij. Kjo ka ngjallur dyshimet se personi që kishte marrë përsipër vrasjen ishte punonjës policie.

Nga të dhënat që SPAK ka përfituar nga zbërthimi i aplikacionit të mesazheve sekrete “SKY ECC”, ka rezultuar se Arben Lamçja në vazhdimësi ka informuar mikun e tij Franc Gergely (alias Çopja), se personi që kishte marrë përsipër vrasjen e Nuredin Dumanit kishte nisur gjurmimin.

Gjithashtu, Arben Lam֛çja ka qenë person i besuar i Franc Çopjas duke menaxhuar vlerat monetare CASH, të cilat me pas i ka përdorur për blerjen e pasurive të paluajtshme, të cilat janë regjistruar në emër të familjarëve të Franc Gergely. Sipas SPAK, pronar de fakto i tyre është Franc Çopja.

Nëpërmjet një zyre këmbimi valutor te zona e “Dollarit” në Tiranë, me porosi të Franc Çopjas, shtetasi Arben Lam֛çja ka transferuar shuma të konsiderueshme monetare që kanë shërbyer për blerje pasurish të paluajtshme, realizim pagesash për blerje të lëndëve narkotike për llogari të organizatës kriminale.

Etiketa: Arben Lamçja

Lajme të lidhura

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”
Aktualitet

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Para
Berisha “fut në skaner” qeverinë e re: Fillon me hajduten me çizme si Lubi Balluku, deri te njeriu që mbyti Tiranën, Blendi Gonxhe

Berisha “fut në skaner” qeverinë e re: Fillon me hajduten me çizme si Lubi Balluku, deri te njeriu që mbyti Tiranën, Blendi Gonxhe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi ekonominë, biznesin, inovacionin dhe teknologjinë (ICEBIT 2025), të zhvilluar...

Lexo më shumë
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com