GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

BE paralajmëron Shqipërinë për ndërhyrjet në gjyqësor, Marta Kos flet për vendet kandidate

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
BE paralajmëron Shqipërinë për ndërhyrjet në gjyqësor, Marta Kos flet për vendet kandidate
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, tha sot se blloku mbetet i shqetësuar për gjendjen e sundimit të ligjit në vendet kandidate në Ballkan, Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut, edhe pse ka pasur përparim të dukshëm në këtë fushë.

“(Ka) ndërhyrje në procedurat gjyqësore, presion të tepruar mbi zyrtarët që hetojnë korrupsionin, si dhe politizim të rregullatorëve të medias. E gjithë kjo është e papranueshme”, tha Kos në konferencën për shtyp pas takimit.

Ajo shtoi se nuk mund të ketë kompromis mbi vlerat themelore dhe se ato do të jenë në qendër të raporteve të zgjerimit të këtij viti.

Marie Bjerre, ministrja daneze e Çështjeve të BE-së që përfaqëson presidencën e Këshillit, kujtoi se kjo ishte hera e dytë që Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme kishte zhvilluar këtë diskutim me vendet kandidate.

“Kjo tregon integrimin e mëtejshëm të vendeve kandidate me BE-në dhe gjithashtu se kjo është diçka që ne e marrim shumë seriozisht”, tha Bjerre.

Ajo i bëri këto komente pas një mbledhjeje të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, ku ministrat nga disa shtete anëtare dhe vende kandidate biseduan për sundimin e ligjit në BE.

Danimarka mban tani presidencën e Këshillit dhe ministrja e saj për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre, theksoi se sundimi i ligjit në BE është tani vlera e saj më e rëndësishme.

 

 

Bjere tha se gjatë diskutimit, ministrat diskutuan gjendjen e sundimit të ligjit në vendet e Ballkanit Perëndimor, duke iu referuar raportit të publikuar mbi këtë temë nga Komisioni Evropian (KE) në korrik të këtij viti.

Në diskutimin e Këshillit të BE-së morën pjesë edhe ministrat për integrimin evropian të Serbisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, të cilët nuk komentuan mbi rezultatin e bisedimeve, raportoi agjencia e lajmeve Beta.

Kos shtoi se anëtarët e BE-së mbështeten në sundimin e ligjit, i cili përfshin një gjyqësor të pavarur, zgjedhje dhe media, dhe se vendet që synojnë anëtarësimin, por nuk mund të garantojnë një nivel të caktuar të sundimit të ligjit, nuk mund të anëtarësohen.

Ajo deklaroi gjithashtu se vendet e Ballkanit Perëndimor janë tani “në qendër të procesit të zgjerimit” dhe se sundimi i ligjit u garanton atyre liri dhe forcë në atë proces.

“Është e qartë se nëse kandidatët nuk respektojnë zbatimin e sundimit të ligjit në vendet e tyre, ata nuk do të jenë në gjendje të jenë anëtarë të Unionit”, tha Kos.

Kos nuk e përmendi Kosovën kur foli për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kosova bëri kërkesë për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor të vitit 2022, por kërkesa e saj nuk është shqyrtuar ende, dhe si rrjedhojë ajo është vendi i vetëm në Ballkan që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat.

Derisa vende të tjera të Ballkanit kanë ngecur në rrugën drejt integrimit në BE, Shqipëria këtë javë i hapi edhe disa kapituj, duke e çuar në 28 nga 33 gjithsej numrin e kapitujve të hapur./REL

Etiketa: Kryesore1Marta Kos

Lajme të lidhura

Sherri mes kushërinjve përfundon në tragjedi në Prizren, humb jetën i riu, plagoset babai
Aktualitet

Sherri mes kushërinjve përfundon në tragjedi në Prizren, humb jetën i riu, plagoset babai

15:10 - 14/06/26
Grupi “Aruba” i Zvernecit, burg 4 të arrestuarve për trafikun e kokainës, lirohet njëri
Aktualitet

Grupi “Aruba” i Zvernecit, burg 4 të arrestuarve për trafikun e kokainës, lirohet njëri

14:56 - 14/06/26
Gjermania sonte me Kuraçaon historike, “Tulipanët” përballë Japonisë
Breaking Views

Gjermania sonte me Kuraçaon historike, “Tulipanët” përballë Japonisë

14:27 - 14/06/26
Para
Denoncimi i deputetit/Digjen mbeturinat ne Varibop. Zjarrfikes dhe policia kane urdher te heshtin

Denoncimi i deputetit/Digjen mbeturinat ne Varibop. Zjarrfikes dhe policia kane urdher te heshtin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sherri mes kushërinjve përfundon në tragjedi në Prizren, humb jetën i riu, plagoset babai
Aktualitet

Sherri mes kushërinjve përfundon në tragjedi në Prizren, humb jetën i riu, plagoset babai

15:10 - 14/06/26

Një konflikt mes disa kushërinjve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar me një viktimë dhe një të plagosur, pas...

Lexo më shumë
Grupi “Aruba” i Zvernecit, burg 4 të arrestuarve për trafikun e kokainës, lirohet njëri

Grupi “Aruba” i Zvernecit, burg 4 të arrestuarve për trafikun e kokainës, lirohet njëri

14:56 - 14/06/26
Gjermania sonte me Kuraçaon historike, “Tulipanët” përballë Japonisë

Gjermania sonte me Kuraçaon historike, “Tulipanët” përballë Japonisë

14:27 - 14/06/26
Pjetër Trashaj merr 322 MLN lekë për kositjen e barit në SUT/ Kush e dyfishoi fondin e lulishtes?

Pjetër Trashaj merr 322 MLN lekë për kositjen e barit në SUT/ Kush e dyfishoi fondin e lulishtes?

14:01 - 14/06/26
Humb jetën një grua, plagosen katër persona nga përplasja e makinave në Pogradec

Humb jetën një grua, plagosen katër persona nga përplasja e makinave në Pogradec

12:43 - 14/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Deneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetholiganbetcratosroyalbet girişdeneme bonusugrandpashabet girişgrandpashabetjojobetjojobet girişcasibom girişgrandpashabet girişmarsbahis girişholiganbetholiganbetgrandpashabet