GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

QKLL dhe Ambasada e Francës, marrëveshje bashkëpunimi për përkthyesit e autorët

11:00 - 29/05/21
në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
QKLL dhe Ambasada e Francës, marrëveshje bashkëpunimi për përkthyesit e autorët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Programi i formimit për përkthyes të rinj shqiptarë, ishte një nga pikat e marrëveshjes që u nënshkrua nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit dhe Ambasada e Francës në Shqipëri.

QKLL dhe Ambasada e Francës lidhën një marrëveshje bashkëpunimi për t’i dhënë jetë projekteve të përbashkëta në fushën e librit. Marrëveshja u nënshkrua nga z. Jerome Spinoza, Këshilltar për Marrëdhëniet Kulturore dhe znj. Alda Bardhyli, drejtore e QKLL-së.

Në këtë marrëveshje që u nënshkrua së fundmi, të dyja palët do të bashkojnë përpjekjet e tyre për të bërë të mundur publikimin e autorëve shqiptarë në gjuhën frënge dhe reciprokisht, të autorëve francezë në gjuhën shqipe.

Ambasada mbështet realizimin nga ana e Qendrës të Programit të Mbështetjes së Publikimeve të dedikuar frankofonisë (PAP-FR). Ky i fundit do të jetë i koordinuar me Programin e Ndihmës së Publikimit të Qendrës (PAP-AL); QKLL-ja dhe ambasada do të nisin programin e formimit të përkthyesve të rinj shqiptarë.

Me këtë qëllim, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do të organizojë nga data 30 qershor deri më 31 dhjetor 2021 një plan trajnimi me profesorë të Departamentit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës dhe ekspertët francezë.

Përgjatë vitit 2021, ambasada do të vërë në dispozicion të programeve të saj një shumë maksimale për të financuar përkthimet e veprave të përzgjedhura nga PAP-FR dhe për shpenzimet e ekspertëve francezë, që do të vijnë për të trajnuar përkthyesit e rinj shqiptarë. Në materialin për këtë marrëveshje, thuhet mes të tjerave se Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit do të vërë në dispozicion një shumë maksimale, për të financuar përkthimet e veprave të përzgjedhura në PAP-AL dhe do të marrë përsipër shpenzimet që lidhen me programin e trajnimit të përkthyesve të rinj.

Thirrja e përbashkët në mbështetje të botuesve që zgjedhin të sjellin në shqip autorë francezë do të hapet më 10 qershor 2021.

Në faqen e QKLL-së thuhet se misioni i saj është ndjekja dhe zbatimi i projekteve në fushën e librit, sipas programit qeverisës të ministrisë përgjegjëse për librin, duke synuar përhapjen e kulturës së leximit në të gjithë vendin, nxitjen e krijimtarisë, forcimin e rolit promovues dhe edukativ të bibliotekave dhe mbështetjen e projekteve për promovimin e letrave shqipe në tregun evropian dhe atë botëror.

Lajme të lidhura

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park
Uncategorized

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park

22:07 - 27/03/26
Ushtruan dhunë ndaj fëmijëve të mitur, në pranga babai, nën hetim nëna
Uncategorized

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, prangoset 39-vjeçari në Berat

10:17 - 27/03/26
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave
Aktualitet

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

14:35 - 25/03/26
Para
Elbasan/ U tentua të fshihej vrasja, dalin përgjimet, Sanxhaktari: Ka vdek ai, do i bëjmë nja dy muaj burg, po mos e rruaj trapin

Elbasan/ U tentua të fshihej vrasja, dalin përgjimet, Sanxhaktari: Ka vdek ai, do i bëjmë nja dy muaj burg, po mos e rruaj trapin

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com