GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Ina Zhupa: Presidenti Begaj të mos i dekretoj ministrat, seanca të përsëritet

18:33 - 18/09/25
në Breaking Views, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Ina Zhupa: Presidenti Begaj të mos i dekretoj ministrat, seanca të përsëritet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Programi qeverisës ‘Rama 4’ dhe kabineti i ri u votuan ditën e sotme me 82 vota pro në Kuvend, në një seancë që zgjati vetëm 25 minuta për shkak të përplasjes me opozitën.

Lidhur me këtë deputetja e PD Ina Zhupa tha për Report TV se opozita nuk kishte skenar për të krijuar kaos në Kuvend. Ajo u shpreh se gjithçka nisi kur fillojë që të transmetohej në monitorët e sallës fjala e ministres virtuale ‘Diella’.

‘Ne s’jemi kinema aty dhe ne bëmë një akt protestë për të thënë ndaloni. Ndërkohë që socialistët ishin duke duartrokitur për ‘Diellën’. Ne jemi parlament që funksionojmë edhe me akte si aprovimi dhe kundërshtimi siç janë zhurma. Nuk ishte skenar që ne e kishim, skenari i Ramës ka qenë mos të lejonte opozitën që të fliste. Ne nuk mund ti lejojmë vetes që të kërcënohemi nga Rama dhe ne të rrimë urtë. Vullneti jonë ka qenë që të qëndrojmë në parlament të denoncojmë dhe të ndjekim interesin publik dhe të bëjmë propozime konkrete’, tha ajo.

Zhupa i kërkoi presidentit Begaj që të mos dekretojë ministrat. Ajo theksoi se opozita nuk do të bojkotojë seancat plenare.

‘Sot ne paraqitëm disa kërkesa që janë ripërsëritja e kësaj seance fasadë, që i bëjmë thirrje presidenti që të mos i dekretojë ministrat. Por, ndërkohë që Rama flet për standarde të BE këtu vepron me standarde afrikane. E drejta e fjalës së grupeve të pakicës parlamentare është e shenjtë. Nuk lejohen të tilla gjëra brenda BE. Po të jetë puna se kanë votat ata për të miratuar, atëherë le ta mbyllin Kuvendin, por ne nuk kemi ndërmend që të larohemi nga parlamenti dhe të bojkotojmë’, tha ajo.

Një koment e pati edhe për zgjedhjet e parakohshme për 6 bashki në vend.

‘Unë uroj që të kemi një emër të përbashkët nga opozita që të përfaqësoj qytetarët jo vetëm për Tiranën por edhe për qytetet e tjera ku do të ketë zgjedhje. Duhen emra që frymëzojnë jo vetëm anëtarët e partisë sonë por edhe ata që s’kanë votuar dhe duan që të vijnë dhe të votojnë. Nëse ne shkojmë me copëzime kandidatësh do të jetë një kosto e opozitës. Ogerta Manastirliu nuk është zgjidhja për qytetarët e Tiranës. Kandidati jonë do të jetë më i mirë se ajo’, tha Zhupa./Report Tv

Etiketa: Ina Zhupa

Lajme të lidhura

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin
Breaking Views

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Para
Tërhiqet Trump, SHBA i jep 2 javë kohë Iranit, Shtëpia e Bardhë lexon mesazhin e Presidentit

Trump ngatërron sërish Shqipërinë me Armeninë: Iu zgjidha luftën me Azerbajxhanin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Lexo më shumë
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com