GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mashtrimi/ Si Rama përgënjeshtroi veten për Parkun Eden brenda kryeministrisë (Video)

11:16 - 19/09/25
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Mashtrimi/ Si Rama përgënjeshtroi veten për Parkun Eden brenda kryeministrisë (Video)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në shtator të vitit 2022 Shqipëria ndodhej në kulmin e krizës energjetike. Qeveria kishte shpallur emergjencën dhe qytetarët përballeshin me paralajmërime për rritje të faturave të energjisë.

Në të njëjtën kohë, kryeministri Edi Rama i kishte hapur rrugën një projekti prej 410 milionë lekësh në oborrin e Kryeministrisë: “Parkut Eden”.

Vendimi ndezi debat publik dhe shkaktoi një lumë akuzash nga opozita. Rama u përpoq ta shuante polemikën duke mohuar kategorikisht se qeveria kishte shpenzuar para për këtë instalacion.

Por tre vite më vonë, kryeministri ndryshoi qëndrim.

Në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu, ai pranoi se ndërtimi i “Parkut Eden” ishte një “investim shtetëror”. Pa përmendur shifra konkrete, Rama u kujdes të theksonte se “shpenzimet ishin të papërfillshme krahasuar me vlerën e shtuar që krijojnë”

“Ky nuk është oborri i shtëpisë time, është një park inovativ i cili do t’i shërbejë të gjithë kryeministrave më pas dhe do të jetë një vlerë e kësaj godine, shumë e shtuar”, deklaroi ai.

Kjo deklaratë bie ndesh me qëndrimin e tij të shtatorit 2022.

“Qeveria nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për asnjë lloj instalacioni në mjediset e Këshillit të Ministrave,”  shprehej Rama.

Nëse atëherë “Parku Eden” ishte një shpenzim i mohuar, në vitin 2025 është shndërruar në simbol krenarie për Kryeministrin.

Si duket sot ‘Parku Eden’?

Për herë të parë, pamjet e “Parkut Eden” u publikuan këtë fillimviti nga vetë kryeministri Edi Rama. Ai zgjodhi që urimin për Vitin e Ri 2025 ta përcillte nga instalacioni prej druri i ndërtuar në oborrin e Kryeministrisë, i cili ishte pjesërisht i përfunduar.

Në videon e shpërndarë nga Rama, kamera ndjek kryeministrin teksa përshkon hapësirat e reja. Pamjet nisin me akuariumin që rrethon strukturën vertikale prej druri, ku shfaqen peshq të shumtë. Më pas, Rama ngjitet në çdo kat të parkut duke treguar ambientet e mbushura me gjelbërim, lule dhe pemë të vendosura në mënyrë dekorative.

Në fund të videos, kryeministri ngjitet shkallëve spirale që çojnë në tarracë, nga ku ofrohet një panoramë mbi Tiranën, përpara se të zbresë sërish dhe të japë urimin për shqiptarët.

‘Parku Eden’ u inagurua në muajin qershor.

https://gijotina.com/wp-content/uploads/2025/09/This-was-THE-highlight-of-my-architectural-life.-The-opening-of-our-Garden-was-filled-with-heroe.mp4

“Ky ishte kulmi i jetës sime arkitekturore. Hapja e Kopshtit tonë ishte e mbushur me heronj, mentorë dhe miq.
Nuk mund të mos ndihem pak si një fëmijë që i tregon prindërve një vizatim dhe thotë: “Shiko çfarë bëra.”- shkruante arkitekti austriak Chris Precht teksa ndante pamjet e inagurimit të ‘Parkut Eden’.

Përgënjështrimi nga Faktoje

Edhe tre vite më parë, Faktoje përgënjeshtroi deklaratat e Ramës duke sjellë prova të kundërta. Nga verifikimi i bërë në shtator 2022 rezultoi se qeveria kishte ngarkuar Fondin Shqiptar të Zhvillimit për zbatimin e instalacionit prej druri në oborrin e Kryeministrisë, të quajtur “Parku Eden”. Projekti parashikonte edhe prodhimin e energjisë përmes paneleve diellore, me një kosto totale prej 410 milionë lekësh ose rreth 3.7 milionë euro me kursin e kohës. Projekti ishte hartuar nga studio austriake Precht, e specializuar në ndërtim ekologjik me materiale natyrale nën drejtimin e arkitektit Chris Precht.

Objekti parashikonte, ngritjen e një parku të gjelbër vertikal, me mjedise pune, hapësira për takime dhe eventesh publike, në funksion të aktivitetit të Kryeministrisë, të institucioneve të tjera apo edhe shoqërisë civile.

Po ashtu, mbulimin e tarracës së kryeministrisë me 1,700 m² panele fotovoltaike si dhe sisteme të riciklimit të ujit të shiut.

Asokohe FSHZH e përshkruante projektin si “unik” dhe “model të qëndrueshmërisë mjedisore”.

Përfundim

Nisur nga verifikimi i kryer dhe informacionet e mbledhura, deklaratën e kryeministrit Edi Rama se “qeveria nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për asnjë lloj instalacioni në mjediset e Këshillit të Ministrave” e kategorizojmë të pavërtetë.

/Faktoje.al/

Etiketa: Edi RamakryesoreKryesore1Parku Eden

Lajme të lidhura

(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Para
Konflikt interesi, ILD kërkon shkarkimin e gjyqtarit Hektor Sinanaj

Sulmet e Ramës ndaj drejtësisë, reagon kreu i ILD: Të papranueshme dhe antikushtetuese

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

Në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – më 5 dhjetor...

Lexo më shumë
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com