GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Fluturime pa flamur – ‘Air Albania’ në krizë ajrore dhe financiare. Çfarë ndodhi me Migjenin, Naimin e Ismailin!?

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Fluturime pa flamur – ‘Air Albania’ në krizë ajrore dhe financiare. Çfarë ndodhi me Migjenin, Naimin e Ismailin!?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avionët që dikur mburreshin si krenaria kombëtare dhe mbanin emrat e figurave më të ndritura shqiptare si Ismaili, Migjeni e Naimi, janë zhdukur nga qielli shqiptar pa gjurmë. “Air Albania”, kompania që pretendonte të ishte ambasadorja e Shqipërisë në ajër, tashmë operon me avionë pa logo e pa flamur, e madje, me identitet të huaj: i vetmi avion aktiv mban logon “Dana Air”.

Shkaku? Mos-pagimi i qirave për avionët e marrë me kontratë nga kompani ndërkombëtare. Sipas burimeve, avionët janë tërhequr nga qiradhënësit për shkak të borxheve, duke lënë kompaninë pa flotë funksionale.

Situata ka kulmuar me një padi në Gjykatën Britanike nga kompania amerikane “GAT Aircraft and Engine Leasing Limited”, që akuzon Air Albanian për mospagesë dhe shkelje kontrate për dy avionë Airbus A320. Edhe garantuesi i kontratës, “Turkish Airlines”, ka refuzuar të mbulojë detyrimet.

Kjo histori përforcon krizën financiare të kompanisë që dikur u promovua me bujë si simboli i ri i krenarisë shqiptare në ajër, por sot fluturon pa emër, pa flamur… dhe me shumë borxhe.

Ky është thelbi i modelit të biznesit të “Air Albania-s”. Avionët merren me qira, bëjnë disa rrugë dhe zhduken sërish për shkak se tërhiqen mbrapsht nga kompanitë qiradhënëse, pasi nuk paguhen. Aq shpesh vijnë e ikin avionët e “Air Albania-s” saqë kompanisë nuk po i del më koha as t’u stampojë logon e saj dhe simbolet e Shqipërisë. Dy javë më parë, Kapitali publikoi lajmin se kompania flamur e Shqipërisë është paditur në një gjykatë britanike nga kompania amerikane “Gat Aircraft and Engine Leasing Limited” për shkelje të kontratave të qirasë për dy avionë të tipit A320-200.

“Gat Aircraft and Engine Leasing Limited, degë e GA Telesis”, e ka paraqitur padinë më 1 gusht në gjykatën britanike duke pretenduar se transportuesi kombëtar shqiptar ndaloi së paguari qiratë për dy avionët, respektivisht avionin ZA-ASM (msn 3676) dhe atë ZA-MMK (msn 4934), në mars 2025. GA Telesis gjithashtu pretendon se linja ajrore ka shkelur detyrimet e tjera ndaj palëve të treta, përfshirë Eurocontrol. Kjo e shtyu qiradhënësin të ndërpresë kontratat e qirasë.

Kompania amerikane tha se i bëri një kërkesë zyrtare “Turkish Airlines”, si garantues sipas marrëveshjes së qirasë së Air Albania, për pagesën e qirave të papaguara më 14 korrik, të cilën kompania turke refuzoi ta respektonte.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

A po hetohet Rama për rastin e “Albanian Files”? Braho: Nëse ka prova, asnjë person nuk është imun ndaj SPAK!
Aktualitet

A po hetohet Rama për rastin e “Albanian Files”? Braho: Nëse ka prova, asnjë person nuk është imun ndaj SPAK!

11:36 - 15/07/26
Cilët janë zyrtarët e lartë që në Aruba takuan eksponentë të krimit? Kreu i SPAK: Po hetohet, do bëjmë transparencë!
Aktualitet

Cilët janë zyrtarët e lartë që në Aruba takuan eksponentë të krimit? Kreu i SPAK: Po hetohet, do bëjmë transparencë!

11:32 - 15/07/26
U arrestua me 58 kg kanabis, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t (Emri)
Aktualitet

U arrestua me 58 kg kanabis, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t (Emri)

11:30 - 15/07/26
Para
Shqiptari tmerron banorët në Greqi/ Arratiset nga burgu, plagos me thikë një vajzë dhe i vjedh 2 mijë euro

Shqiptari tmerron banorët në Greqi/ Arratiset nga burgu, plagos me thikë një vajzë dhe i vjedh 2 mijë euro

Discussion about this post

TË FUNDIT

A po hetohet Rama për rastin e “Albanian Files”? Braho: Nëse ka prova, asnjë person nuk është imun ndaj SPAK!
Aktualitet

A po hetohet Rama për rastin e “Albanian Files”? Braho: Nëse ka prova, asnjë person nuk është imun ndaj SPAK!

11:36 - 15/07/26

Në Komisionin për Nismat Ligjore, deputeti i PD-së Gjin Gjoni i ka drejtuar kreut të SPAK, Klodian Braho, një pyetje...

Lexo më shumë
Cilët janë zyrtarët e lartë që në Aruba takuan eksponentë të krimit? Kreu i SPAK: Po hetohet, do bëjmë transparencë!

Cilët janë zyrtarët e lartë që në Aruba takuan eksponentë të krimit? Kreu i SPAK: Po hetohet, do bëjmë transparencë!

11:32 - 15/07/26
U arrestua me 58 kg kanabis, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t (Emri)

U arrestua me 58 kg kanabis, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t (Emri)

11:30 - 15/07/26
Gjyqi për logon e PD, Noka: Lojë e dirigjuar nga Rama

Noka: Kosova shpall non grata ministren e Serbisë, Rama shpall non grata shqiptarët nga Kosova

11:18 - 15/07/26
Tre vjet më pas: Profetë të rremë, idiotë të dobishëm dhe listat e hapura

Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në

11:09 - 15/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com