GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

BBC: Motivet pas ekzekutimit të Charlie Kirk/ Çfarë dihet deri më tani

në Botë, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
BBC: Motivet pas ekzekutimit të Charlie Kirk/ Çfarë dihet deri më tani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas vrasjes së aktivistit konservator amerikan Charlie Kirk, pyetja që qëndron në qendër të gjithçkaje është një e vetme: Pse ndodhi kjo?

Të martën, autoritetet zbuluan mesazhe të dërguara nga Robinson në orët pas të shtënave, të cilat, së bashku me dëshmi të tjera, kanë nisur të zbulojnë një pjesë të motiveve të mundshme, ndonëse shumë gjëra mbeten ende të paqarta.

Sipas hetimeve, Robinson ishte në një lidhje romantike me një person që jetonte me të, një person që, sipas prokurorëve, ishte biologjikisht mashkull, por në proces tranzicioni drejt gjinisë femërore.

Ky bashkëjetues ia dorëzoi policisë mesazhet që Robinson i kishte kërkuar t’i fshinte.

Në njërin prej tyre, ai shkruante: Kisha mundësinë ta hiqja qafe Charlie Kirk dhe do ta bëja.

Nëna e të dyshuarit, sipas aktakuzës, u tha hetuesve se djali i saj kishte ndryshuar ndjeshëm vitin e fundit, ishte bërë më i politizuar, më majtist dhe mbështetës i të drejtave LGBTQ+.

Përveç mesazheve, policia gjeti edhe disa prova të pazakonta në një zonë pyjore pranë universitetit Utah Valley.

Aty u gjet një pushkë dhe katër gëzhoja me mesazhe të gdhendura mbi to.

Njëra prej tyre kishte të shkruar: “Hey fashist! Shijoje këtë!“, e shoqëruar me simbole që duket se i referohen një loje kompjuterike të njohur, Helldivers 2.

Një tjetër kishte një frazë meme nga kultura online “furry”: “E vë re fryrjen nën pantollona. Çfarë është kjo?“

Një gëzhojë tjetër kishte të shkruar vargje nga kënga Bella Ciao, simbol i rezistencës italiane ndaj fashizmit gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndërsa gëzhoja e katërt mbante një tjetër referencë ironike nga bota online: “Nëse e lexon këtë, ti je gay”.

Vetë Robinson i kishte thënë shokut të dhomës se këto ishin “meme të mëdha”, duke nënkuptuar se nuk duhen marrë plotësisht seriozisht.

Kjo e shton edhe më shumë paqartësinë rreth qëllimeve të tij, një përzierje e çuditshme ndërmjet ideologjisë, kulturës së internetit dhe një lloj ironie nihiliste.

Megjithëse disa burime kanë përmendur se Robinson kishte shfaqur simpati për kauza të majta dhe kishte kritikuar publikisht Kirk për “përhapje urrejtjeje”, ende nuk është e qartë se çfarë e motivoi konkretisht për të ndërmarrë një akt kaq ekstrem.

Ka gjithashtu spekulime në rritje, shpesh pa fakte, nga të dy krahët politikë.

Disa figura të djathta e kanë quajtur vrasjen si një akt terrorizmi nga e majta transaktiviste, madje duke aluduar për një komplot të organizuar.

Ndërkohë, disa aktivistë të majtë kanë pretenduar se Robinson ishte në fakt simpatizant i Trump ose i grupeve ekstremiste të djathta, pa pasur prova për këtë.

As FBI dhe as prokuroria nuk kanë përmendur ndonjë lidhje të qartë të Robinson me ndonjë grup të organizuar, qoftë të djathtë apo të majtë.

Vetë drejtori i FBI-së ka përmendur kohët e fundit një fenomen të ri të quajtur “ekstremizëm i dhunshëm nihilist”, një lloj radikalizmi pa ideologji të qartë, ku individët reagojnë me urrejtje të përgjithshme ndaj shoqërisë dhe kërkojnë vetëm kaos.

Sipas ish-agjentes së FBI-së, Katherine Schueit, gjurmimi i aktiviteteve online dhe rrjeteve të kontaktit të Robinson do të jetë thelbësor për të kuptuar “rrugën drejt dhunës” që ai ka ndjekur.

Pavarësisht dëshirës së publikut për përgjigje të menjëhershme dhe të qarta, Schueit thekson se nga këndvështrimi i ligjit, motivi emocional apo politik nuk është gjithmonë elementi më i rëndësishëm për të ndërtuar një aktakuzë.

Prokurorëve u duhet të provojnë vetëm qëllimin për të kryer vrasje, jo domosdoshmërisht pse.

Ndërkohë, hetimet po vazhdojnë dhe autoritetet nuk përjashtojnë që mund të përfshihen edhe persona të tjerë, ndonëse deri më tani nuk është ngritur asnjë akuzë tjetër.

Ndërsa publiku dhe rrjetet sociale vazhdojnë të spekulojnë dhe të shpërndajnë narrativa nga të dy krahët, e vërteta mbetet ende e pjesshme dhe nën hetim.

Lajme të lidhura

Deklaratat e Zelenskyt për Kosovën, Prishtina heq banderolën gjigande me mbishkrimin ‘Free Ukraine’
Aktualitet

Deklaratat e Zelenskyt për Kosovën, Prishtina heq banderolën gjigande me mbishkrimin ‘Free Ukraine’

14:47 - 09/08/26
Hetimet për Ballukun/ SPAK kontrolle në kompaninë “Alelier 4”, sekuestrohet projekti i vilës luksoze
Aktualitet

Hetimet për Ballukun/ SPAK kontrolle në kompaninë “Alelier 4”, sekuestrohet projekti i vilës luksoze

14:27 - 09/08/26
Skandal mjedisor në Gjirin e Lalëzit/ Bashkia derdh ujërat e zeza në zonën elitare të Adriatikut
Aktualitet

Skandal mjedisor në Gjirin e Lalëzit/ Bashkia derdh ujërat e zeza në zonën elitare të Adriatikut

14:20 - 09/08/26
Para
Flet pas kaosit/ Spiropali e dramatizon: Më ruajti fati…Si njeri e kam falur…

Spiropali për Mig-ët rusë mbi Estoni: NATO nuk provokohet, qëndrojmë të bashkuar!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Deklaratat e Zelenskyt për Kosovën, Prishtina heq banderolën gjigande me mbishkrimin ‘Free Ukraine’
Aktualitet

Deklaratat e Zelenskyt për Kosovën, Prishtina heq banderolën gjigande me mbishkrimin ‘Free Ukraine’

14:47 - 09/08/26

Deklaratat e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky në Serbi ku tha se “nuk ka ndryshuar qëndrim për pavarësinë e Kosovës”,...

Lexo më shumë
Hetimet për Ballukun/ SPAK kontrolle në kompaninë “Alelier 4”, sekuestrohet projekti i vilës luksoze

Hetimet për Ballukun/ SPAK kontrolle në kompaninë “Alelier 4”, sekuestrohet projekti i vilës luksoze

14:27 - 09/08/26
Skandal mjedisor në Gjirin e Lalëzit/ Bashkia derdh ujërat e zeza në zonën elitare të Adriatikut

Skandal mjedisor në Gjirin e Lalëzit/ Bashkia derdh ujërat e zeza në zonën elitare të Adriatikut

14:20 - 09/08/26
Përleshja në burgun e Fierit, transferohen dy të dënuar, nën hetim 6 policë

Përleshja në burgun e Fierit, transferohen dy të dënuar, nën hetim 6 policë

13:56 - 09/08/26
Fluks rekord në kufi/ Kolona kilometrike makinash, mijëra shqiptarë përballen me pritje të gjata

Fluks rekord në kufi/ Kolona kilometrike makinash, mijëra shqiptarë përballen me pritje të gjata

13:31 - 09/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com