GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ku shkojnë paratë e kromit në Bulqizë? Albchrome shkruan se humbi 720 mijë euro në 2024

08:21 - 22/09/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 4 min
A A
Ku shkojnë paratë e kromit në Bulqizë? Albchrome shkruan se humbi 720 mijë euro në 2024
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shfrytëzimi i pasurive në nëntokë është një nga skandalet më të mëdha që i bëhet Shqipërisë, nga të gjitha qeveritë përgjatë 35 viteve të fundit. Duke filluar nga nafta, kromi, hekur nikeli apo edhe metale të tjera që gjenden në vendin tonë. Pushteti qendror ka shpërdoruar në mënyrën më të keqe këto pasuri, duke ua dhënë me koncesion disa firmave me të kaluar tepër të dyshimtë, të cilat pasi mbushin mirë e mirë xhepat, largohen sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Hetimet e vonuara të Prokurorisë së Fierit nxorën një mori parregullsish nga koncesionari që shfrytëzon fushën naftëmbajtëse Patos-Marinzë, ku drejtuesit e Bankers kishin abuzuar në kurriz të vetë shtetit, apo thënë ndryshe, në kurriz të shqiptarëve. Në atë rast hetimet janë gjysmake, pasi nuk janë thelluar te emrat e zyrtarëve, qoftë edhe të ministrave, që i lejuan ato abuzime.

Por, pa kaluar jehona e atij hetimit, duket se historia po përsëritet sërish me një nga pasuritë më të mëdha në nëntokën shqiptare, kromi në Bulqizë. Pronarët e koncesionit kanë ndryshuar disa duar, ndërkohë që aktualisht miniera e famshme po administrohet nga një firmë turke. VoxNews ka investiguar disa veprime tepër të dyshimta të krerëve të Albchrome, e cila përveç minierës në Bulqizë administron edhe uzinat e ferrokromit në Klos, Burrel dhe Elbasan.

Ku shkojnë paratë e kromit në Bulqizë? Thellohet skandali,

Faksimile: Bilanci i kompanisë Albchrome për vitin 2024, me një humbje prej 720 mijë eurosh

Të dhënat që ka publikuar redaksia jonë flasin se drejtuesit e mëdhenj, por edhe administratorët e disa uzinave, kanë abuzuar rëndë me menaxhimin e kësaj pasurie, e cila ka si “pronar” vetë shqiptarët dhe jo ata që e menaxhojnë apo ata (qeveritarët qendrorë) që kanë dhënë leje.

Madje, firma koncesionare vepronte me dy bilance, duke e bërë situatën tepër të dyshimtë, duke “kopjuar” në këtë rast simotrën e saj Bankers. Skema është e njëjtë për të gjithë koncesionarët; fryjnë kostot, paguajnë vetën, shfrytëzojnë punëtorët dhe në fund bilancet i nxjerrin me humbje.

Sipas dokumenteve që ka hulumtuar VoxNews, në vitin 2024 firma koncesionare Albchrome ka regjistruar një humbje prej 720 mijë eurosh. Bilanci është publikuar ditët e fundit në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ku ortaku i vetëm i kësaj shoqërie ka nxjerrë edhe një dokument. “Të miratojë pasqyrat financiare të shoqërisë përvitin ushtrimor 2024, për periudhën nga 1 janar 2024 -31 dhjetor 2024 me një humbje me vlerën 71.492.641 lekë, i cili do të mbulohet nga fitimet e akumuluara të shoqërisë” thuhet në dokument.

Natyrshëm lindin disa pyetje; Ku shkojnë paratë e kromit në Shqipëri? A mos vallë bëhet një bilanc me humbje për të mos paguar detyrime? Sa janë fryrë kostot, duke paguar nënkontraktorë, me qëllim nxjerrjen e këtij bilanci? Çfarë pagash kanë administratorët, drejtorët, përgjegjësit e ata që menaxhojnë këtë pasuri të shqiptarëve?

Natyrisht, institucionet kontrolluese, por edhe ata ligjzbatuese, duhet të veprojnë me qëllim ndaljen e këtij abuzimi të frikshëm. Nëse në çdo vend të botës minierat sjellin të ardhura për shtetin, punëtorët, komunitetin apo edhe për vetë firmën që i menaxhon, krejt ndryshe ndodh në Shqipëri. Të gjitha dalin me humbje!

Po nëse s’kanë fitim, përse i mbajnë?

Apo për të paguar rrogat e majme që marrin. Për të paguar firmat nënkontraktorë, që në shumicën e rasteve i menaxhojnë vetë.

Ku shkojnë paratë e kromit në Bulqizë? Thellohet skandali,

Ku shkojnë paratë e kromit në Bulqizë? Thellohet skandali,

Faksimile: Albchrome ka ndryshuar disa administratorë, pas bilanceve me humbje dhe akuzave për menaxhimin

Ditët e fundit, drejtuesit turq të Albchrome kanë bërë disa mbledhje të zgjatura, qoftë në Turqi, Tiranë apo edhe në Bulqizë, Burrel, Klos apo edhe Elbasan. Qëllimi është që të largojnë disa drejtues të firmës koncesionare nga drejtimi, pas raportimeve për abuzime të frikshme.

Sipas dokumenteve që vetë firma Albchrome ka publikuar në QKB, janë larguar Cemil Acar nga detyra e Administratorit të Shoqërisë. Është larguar gjithashtu edhe Sokol Sinani, që menaxhonte Uzinën e Ferrokromit në Elbasan. Mësohet se është emëruar znj. Teuta Üstünda?, si administratore për çështjet financiare. Zonja Teuta ka punuar dikur edhe në Ministrinë e Shëndetësisë, gjatë kohës që drejtohej nga z. Ilir Beqja. Gjithashtu, ajo ka drejtuar edhe kompaninë turke Kurum.

Gjithasht është emëruar edhe znj. Zeynep Erbeyler, e cila do të merret me çështje administrative dhe operative. Është emëruar edhe z. Erjon Duraj për të njëjta çështje, administrative dhe operative.

Krahas këtyre ndryshimeve, VoxNews ka mësuar se Albchrome u ka komunikuar shkarimin edhe disa administratorëve të tjerë, në poste të larta drejtuese. Javët e fundit ka pasur një “gjueti shtrigash”, ku janë kërkuar dorëheqje në masë, kjo si pasojë e keqmenaxhimit të kromit, ku ka pasur edhe abuzime dhe fatura fiktive. Ndryshime do të ketë edhe në postet drejtuese të Minierës së Kromit në Bulqizë, e cila menaxhon procesin e nxjerrjes dhe transportimit për në Uzinat e Ferrokromit apo edhe në Portin e Durrësit.

Paralajmërimet e VoxNews për abuzime të mëdha për këtë pasuri tashmë kanë gjetur edhe mbështetje nga vetë firma koncesionare Albchrome. Por, në të njëjtën kohë, “fjetja” e atyre që duhet t’i kontrollojnë apo edhe t’i hetojnë edhe tepër e frikshme, çka i bën këto institucione si bashkëfajtore në menaxhimin e kësaj pasurie. Abuzimet janë të frikshme, për të mos thënë në të njëjtin nivel me Bankers.

/Vox News/

Etiketa: albchromeKryesore1

Lajme të lidhura

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”
Aktualitet

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Para
Aksident i rëndë në Fier! Përfshihen tre automjete, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në Fier! Përfshihen tre automjete, një person përfundon në spital

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare mbi ekonominë, biznesin, inovacionin dhe teknologjinë (ICEBIT 2025), të zhvilluar...

Lexo më shumë
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com