GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Armët bërthamore, Putin ofron zgjatjen e traktatit me SHBA-në

19:58 - 22/09/25
në Aktualitet, Botë, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Armët bërthamore, Putin ofron zgjatjen e traktatit me SHBA-në
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka ofruar zgjatjen e traktatit New START mes Moskës dhe Uashingtonit – marrëveshjes së vetme të mbetur për armët bërthamore mes dy vendeve – që pritet të skadojë në shkurt.

Duke folur në një takim me këshilltarët e tij të Këshillit të Sigurisë më 22 shtator, Putin tha se lejimi që traktati të skadojë do të kishte pasoja negative për stabilitetin global.

“Rusia është e gatshme që të vazhdojë t’iu përmbahet kufizimeve kryesore të traktatit New START edhe për një vit pas 5 shkurtit 2026”, tha Putin.

Ai shtoi se SHBA-ja duhet të veprojë njësoj.

“Ne besojmë se kjo masë do të jetë e zbatueshme vetëm nëse SHBA-ja vepron njësoj”, tha Putin.

Traktati ishte nënshkruar në Pragë më 2010 nga presidentët e atëhershëm Barack Obama dhe Dmitry Medvedev. Marrëveshja kufizon secilin vend që të ketë jo më shumë se 1.550 koka bërthamore të dislokuara dhe 700 raketa dhe bombardues të dislokuar. Po ashtu, ajo parasheh inspektime në terren për të verifikuar nëse po zbatohet marrëveshja.

Rusia i pezulloi inspektimet në gusht të vitit 2022, pasi raportet dypalëshe u përkeqësuan pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të po atij viti. Putin tha në shkurt të vitit 2023 se Rusia po e pezullonte pjesëmarrjen e saj në pakt, por Moska theksoi se do të vazhdonte t’u përmbahej kufizimeve sa i përket arsenalit të saj bërthamor.

Traktatet e tjera dypalëshe për kontrollin e armëve, që mbikëqyrnin dy arsenalet më të mëdha në botë bërthamore, kanë kolapsuar për shkak të mosmarrëveshjeve mes Uashingtonit dhe Moskës.

Që prej kur Donald Trump mori detyrën e presidentit në janar, Rusia ka sinjalizuar se është e hapur për rinisjen e dialogut bërthamor me Uashingtonin. Putin po ashtu ka sugjeruar se mund të arrihet një marrëveshje e re dypalëshe për kontrollin e armëve para se të mbante bisedime me Trumpin në Alaskë në muajin gusht.

Rusia vazhdimisht ka synuar që të ketë më shumë bisedime me SHBA-në që shkojnë përtej përpjekjeve për arritjen e paqes ose një armëpushimi në Ukrainë, duke përfshirë edhe çështje dypalëshe. Ideja e kësaj duket të jetë që Ukraina të mbesë në plan të dytë dhe të sugjerohet se SHBA-ja dhe Rusia janë fuqi globale me peshë të barabartë.

Ende nuk ka një reagim nga Uashingtoni lidhur me deklaratat e fundit të Putinit, por Trump ka sugjeruar se bisedimet për reduktimin e armëve bërthamore duhet të zgjerohen dhe në to të përfshihet edhe Kina, të cilën Trump e sheh si kërcënimin më të madh strategjik për SHBA-në. Trump po ashtu ka thënë se bisedimet për reduktimin e arsenaleve bërthamore duhet të zhvillohen pas arritje së një marrëveshjeje për Ukrainën.

Lajme të lidhura

Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit
Aktualitet

Goditet me thikë në kokë 26-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital (Emri)

10:12 - 08/12/25
“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë
Aktualitet

“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë

09:48 - 08/12/25
Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë
Aktualitet

Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë

09:16 - 08/12/25
Para
Ditari i Diellës, protokolli i martesave dhe divorceve online

Ditari i Diellës, protokolli i martesave dhe divorceve online

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33 vjeçarin në Vlorë, në pranga 2 vëllezërit
Aktualitet

Goditet me thikë në kokë 26-vjeçari në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital (Emri)

10:12 - 08/12/25

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Vlorës këtë të hënë. Një 26-vjeçar i identifikuar si...

Lexo më shumë
“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë

“Thika ka zëvendësuar librin”, Mehmeti: Sot duhet të jetë protestë dhe jo festë

09:48 - 08/12/25
Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë

Interes për historinë dhe kulturën shqiptare, Ivana Trump ndan tre libra mbi Shqipërinë

09:16 - 08/12/25
Skandal në Maternitetin e Lushjes, muret dhe tavanet i mbulon myku dhe lagështia

Skandal në Maternitetin e Lushjes, muret dhe tavanet i mbulon myku dhe lagështia

09:06 - 08/12/25
“Dita e Rinisë”, 34 vite më parë nisi Lëvizja Studentore që solli demokracinë

“E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, përkujtohet 35-vjetori i lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90

08:58 - 08/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com