GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shkarkimi i kryebashkiakut, PD kërkon që Veliaj të dëgjohet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

11:23 - 23/09/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PD kërkon Veliajn në sallë! A do e lejojë qeveria të dalë nga burgu për të folur?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryesia e Këshillit Bashkiak të Tiranës është vendosur të mblidhet këtë të martë në orën 15:00, një orë para mbledhjes së parashikuar të vetë këshillit, ku pritet të merret vendimi për shkarkimin e kryetarit Erion Veliaj.

Burime konfirmojnë se Ilir Alimehmeti, këshilltar bashkiak i Partisë Demokratike, ka kërkuar në Komisionin e Çështjeve Ligjore dhe Drejtësisë Sociale pse nuk është futur në rend dite kërkesa e opozitës për shkarkimin e Veliajt. Gjithashtu, këshilltari tjetër demokrat, Dorian Teliti, ka kërkuar që Erion Veliaj të dëgjohet në mbledhjen e këshillit, siç edhe ka kërkuar vetë kryetari i Bashkisë.

Endrit Braimllari, duke folur në emër të mazhorancës, ka deklaruar se është refuzuar që kërkesa e Partisë Demokratike të futet në rend dite. Sipas tij, opozita mund ta ngrejë këtë pretendim në mbledhjen e kryesisë së këshillit në orën 15:00.

Procedurat për shkarkimin e Veliajt u nisën nga këshilltarët socialistë pas udhëzimit të marrë nga Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Asamblesë së PS. Veliaj nuk është paraqitur në punë prej muajit shkurt të këtij viti, që kur u arrestua me urdhër të SPAK. Ndaj tij rëndojnë disa akuza, si korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Vetë Veliaj, nëpërmjet dy shkresave ka kërkuar që jetë i pranishëm në mbledhje, por adresa e tyre duket se nuk ishte në drejtimin e duhur. Lirinë e përkohshme kryetari në detyrë e kërkon pranë Këshillit Bashkiak të Tiranës, e jo Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, organ i cili ka kompetencë për të nxjerrë nga qelia personat e burgosur apo paraburgosur me leje të posaçme. Shkresa e tij gjeti refuzimin e Sekretarit të Këshillit Bashkiak, Endrit Braimllari, i cili e sugjeron Veliajn të mbrohet jo me fjalë, por me laps e letër.

Refuzimi i Braimllarit u konsiderua si tejkalim kompetencash nga ana e Veliajt i cili nëpërmjet një shkrese tjetër, tha se procedura që po ndiqet është antikushtetuese.

Vendimi për shkarkimin e tij duket diçka pa kthim pasi krahas votave të socialistëve në këshill, edhe opozitarët janë shprehur se do të votojnë pro kërkesës, ndërsa fjalën e fundit do ta thotë Këshilli i Ministrave, i cili është organi që siglon Shkarkimin e Veliajit.

Për ironi të fatit, personi që e kandidoi tre herë Veliajn për kryetar të bashkisë së Tiranës, Edi Rama, do të jetë po ai që do të vendos për shkarkimin e tij, por firma e kryeministrit do të duhet të presë 15 ditë përpara se sa të hyjë në fuqi.

Kushtetuta thotë se në rast shkarkimit të të zgjedhurve vendor, i shkarkuari, në këtë rast Erion Veliaj, ka të drejtë ta ankimojë procedurën në Gjykatën Kushtetuese, dhe në rast se bën diçka të tillë, atëherë edhe procedura e shkarkimit do të duhet të kalojë filtrin kushtetues, i cili mesatarisht zgjat tre muaj, Kësisoj, edhe planet e socialistëve për zgjedhje të shpejta në Tiranë, mund të shtyhen për muajt e parë të 2026

Etiketa: KëshillPDVeliaj

Lajme të lidhura

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit
Aktualitet

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
Para
Shpopullim me ritme të larta, bie ndjeshëm numri i fëmijëve të regjistruar në kopshte

Tirana në krizë nga mungesa e çerdheve dhe kopshteve publike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25

Gazetari dhe analisti nga Kosova, Milaim Zeka është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com