GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bardhi pas takimit me opozitën: Emrat për komisionet janë dorëzuar zyrtarisht, nuk do ketë opozitë të heshtur në Kuvend

17:14 - 23/09/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 1 min
A A
I hodhi Peleshit “Rregulloren” dhe “Kushtetutën”, Gazment Bardhi: Ishte e vetmja mënyrë reagimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka përfunduar takimi informal i thirrur nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, me krerët e grupeve parlamentare opozitare, ku pjesë e diskutimit ishte përfaqësimi i Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare dhe ngërçi në Kuvend.

Pas takimit, Gazment Bardhi deklaroi se qëllimi ishte konsultimi për delegacionet e përhershme në organizatat ndërkombëtare, siç e parashikon Rregullorja e Kuvendit. Ai theksoi rëndësinë e përfaqësimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, e cila mblidhet më 29 shtator.

“Ky proces duhet të ecë një orë e më parë për të akredituar delegacionin e Parlamentit Shqiptar. Ne kemi dhënë vlerësimet tona për përfaqësimin e opozitës dhe asnjëherë opozita nuk ka munguar në këto takime institucionale”, tha Bardhi.

Ai konfirmoi se emrat për komisionet parlamentare janë depozituar zyrtarisht dhe theksoi se opozita nuk do të lejojë që Kuvendi të funksionojë si një institucion i kontrolluar nga Edi Rama:

“Nuk mund të kemi opozitë të vdekur në Parlament. Nëse shkelet Rregullorja, opozita do të reagojë.”

I pyetur për mundësinë e një normalizimi të jetës parlamentare, Bardhi u shpreh se sjellja e opozitës do të varet nga respektimi i rregullave nga mazhoranca. Ai mohoi që në këtë takim të jetë diskutuar për mocionin për shkarkimin e Peleshit.

Për sa i përket deklaratave të Ramës për sjelljen e opozitës në seanca, Bardhi u përgjigj prerë:

“Nuk marrim udhëzime nga Rama. Këto i jep në grupin e vet, jo në Kuvend. Opozita vendos vetë.”

Lajme të lidhura

U zgjodh me firmat e PD e votat e PS, Endrit Shabani merr zyrtarisht detyrën si Avokat i Popullit
Aktualitet

U zgjodh me firmat e PD e votat e PS, Endrit Shabani merr zyrtarisht detyrën si Avokat i Popullit

17:15 - 19/12/25
Bajram Begaj liron nga detyra ambasadorin në NATO, Ilir Gjoni (VENDIMI)
Aktualitet

Bajram Begaj liron nga detyra ambasadorin në NATO, Ilir Gjoni (VENDIMI)

16:59 - 19/12/25
Bardhi akuzon mazhorancën: Procesi për Ballukun u la pezull qëllimisht
Aktualitet

Bardhi akuzon mazhorancën: Procesi për Ballukun u la pezull qëllimisht

16:45 - 19/12/25
Para
Alimehmeti në Këshillin Bashkiak: Veliaj i ka bërë shkeljet bashkë me ju, po i mbyllni kapitullin

Alimehmeti në Këshillin Bashkiak: Veliaj i ka bërë shkeljet bashkë me ju, po i mbyllni kapitullin

Discussion about this post

TË FUNDIT

U zgjodh me firmat e PD e votat e PS, Endrit Shabani merr zyrtarisht detyrën si Avokat i Popullit
Aktualitet

U zgjodh me firmat e PD e votat e PS, Endrit Shabani merr zyrtarisht detyrën si Avokat i Popullit

17:15 - 19/12/25

Avokati i ri i Popullit, Endrit Shabani, ka marrë sot (19 dhjetor) zyrtarisht detyrën, një ditë pas betimit të tij...

Lexo më shumë
Bajram Begaj liron nga detyra ambasadorin në NATO, Ilir Gjoni (VENDIMI)

Bajram Begaj liron nga detyra ambasadorin në NATO, Ilir Gjoni (VENDIMI)

16:59 - 19/12/25
Bardhi akuzon mazhorancën: Procesi për Ballukun u la pezull qëllimisht

Bardhi akuzon mazhorancën: Procesi për Ballukun u la pezull qëllimisht

16:45 - 19/12/25
Shiste informacione tek mafia shqiptare, arrestohet ish-drejtuesja e policisë në Ekuador

Shiste informacione tek mafia shqiptare, arrestohet ish-drejtuesja e policisë në Ekuador

16:30 - 19/12/25
Balluku për Berberin: “Çunat e tjerë janë duke i mbuluar nga xhepi vetë mediat, ty një të kam lënë”

Balluku për Berberin: “Çunat e tjerë janë duke i mbuluar nga xhepi vetë mediat, ty një të kam lënë”

16:15 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com