GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Shkarkohet me shumicë votash Erion Veliaj, ja kush u largua nga votimi

17:20 - 23/09/25
në KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli Bashkiak voton pro shkarkimit të Erion Veliajt. Në këtë mbledhje nuk kanë votuar Fabjan Topollari nga PD, Alfred Muharremi dhe Aldo Merkoçi, si dhe Gaz Paja dhe Joleza që nuk ishin në mbledhje.

Votimi

Vendimi u mor me 50 vota pro. Këshilltarët socialistë dhe demokratë bashkuan votat për ta shkarkuar kryebashkiakun Veliaj nga detyra, i cili qëndron në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025 kur dhe u arrestua me vendim të GJKKO pas kërkesës së SPAK.

Këshilli Bashkiak mblodhi 3 kërkesat për shkarkimin e Erion Veliajt; atë të Partisë Socialiste, të Partisë Demokratike dhe të këshilltarit Endri Shabani, duke i votuar si një e vetme.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Tiranë munguan këshilltarët socialistë Gazment Paja dhe Joleza Koka. Edhe këshiltarët socialistë, Aldo Merkoçi dhe Alfred Muharremi u larguan nga mbledhja në momentin e votimit.

Ndërsa këshilltari tjetër i Bindjes Demokratike, Fabian Topollari nuk mori pjesë në votim.

KËSHILLTARËT QË NUK ISHIN NË MBLEDHJE DHE ATA QË NUK VOTUAN:

Joleza Koka

Eriona Bixho

Gazmend Paja

Eris Bejleri

Ervin Dushku

Alba Kepi

Aldo Merkoçi

Alfred Muharremi

Romina Kuko

Tedi Blushi

Në nisje të mbledhjes, kryetarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Megi Fino, vlerësoi punën e kryebashkiakut Veliaj, por tha se vendimi i sotëm (23 shtator) është i detyrueshëm për shkak të rrethanave.

Vendimi i Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Veliajt në fakt është propozim. Ky propozim i dërgohet Prefektit të qarkut, dhe Prefekti ja dërgon propozimin për shkarkimin e Veliajt Qeverisë. Vendimin përfundimtar do ta marrë Këshilli i Ministrave, që do të certifikojë shkarkimin e Erion Veliajt ose jo.

Nëse Kryeministri Edi Rama firmos shkarkimin e kryebashkiakut Veliaj, socialistët e kanë gati kandidaten, Ogerta Manastirliun. Por kjo mund të ndodhë nëse kryebashkiaku Erion Veliaj nuk e ankimon procedurën e shkarkimit në Gjykatën Kushtetuese.

Kryebashkiaku ka të drejtë ta kundërshtojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese.

Ligji thotë se në rast se Veliaj e kundërshton vendimin e shkarkimit pranë kësaj gjykate, procesi duhet të pezullohet dhe zgjedhjet për zëvendësimin e tij të mos zhvillohen, deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Erion Veliaj nuk ishte i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, siç kishte kërkuar edhe vetë ai që të dëgjohej.

Komisioni i Ligjeve të Këshillit Bashkiak Tiranë më herët gjatë ditës së sotme (23 shtator 2025) vendosi që Veliaj të mos ishte i pranishëm në mbledhje, teksa më vonë, Sekretari i Këshillit Bashkiak, përmes një letre drejtuar Veliajt, pak para mbledhjes, tha se nuk ka vendim që e ndalonte të merrte pjesë.

Por këshilltarët demokratë kërkuan që Erion Veliaj të ishte i pranishëm në këtë mbledhje.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale
Breaking Views

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

21:25 - 23/04/26
Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla
Breaking Views

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

21:16 - 23/04/26
Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire
Aktualitet

Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire

21:00 - 23/04/26
Para
Pakti PS-PD për listat/ Kushtetuesja rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor

KED miraton listën përfundimtare të kandidatëve për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale
Breaking Views

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale

21:25 - 23/04/26

Dinamo është finaliste e Kupës së Shqipërisë. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë ndaj Vllaznisë, dinamovitët fituan 0-1 në...

Lexo më shumë
Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla

21:16 - 23/04/26
Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire

Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire

21:00 - 23/04/26
Korreshi: Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz

Korreshi: Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz

20:30 - 23/04/26
S’ka pakt detar! Athina përgënjeshtron Ramën: Procesi u ndal nga Kushtetuesja

S’ka pakt detar! Athina përgënjeshtron Ramën: Procesi u ndal nga Kushtetuesja

20:15 - 23/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com