Kuvendi ka miratuar sot përbërjen e komisioneve të përhershme parlamentare, në një seancë të shoqëruar nga debate të ashpra mes opozitës dhe maxhorancës. 94 deputetë votuan pro, 3 abstenuan dhe 1 votoi kundër, duke zyrtarizuar ndarjen e komisioneve sipas rregullores së re.
Nga 11 komisione gjithsej, 7 do të drejtohen nga Partia Socialiste, ndërsa 4 nga Partia Demokratike. Maxhoranca mori drejtimin e komisioneve të rëndësishme si ai i Ekonomisë, Çështjeve Ligjore dhe Punëve të Jashtme. Nga ana tjetër, opozita do të drejtojë komisionet e Edukimit, Shëndetësisë, të Drejtave të Njeriut dhe Kulturës.
Debati më i fortë u përqendrua te procesverbali i seancës së 18 shtatorit, ku qeveria miratoi programin e saj pa diskutimin e opozitës. Deputetët opozitarë, përfshirë Sali Berishën, Jorida Tabakun dhe Belind Këlliçin, kërkuan anulimin e procesverbalit dhe përsëritjen e seancës. Berisha e cilësoi atë si “më të turpshmin” në historinë e parlamentarizmit shqiptar, ndërsa Tabaku akuzoi kryeparlamentarin Niko Peleshi për shkelje të rregullores, duke i mohuar fjalën kreut të grupit parlamentar demokrat.
Në përgjigje, kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, akuzoi opozitën për “dhunim dhe prishjen e solemnitetit” të seancës së kaluar. Ai theksoi se procesverbali nuk reflektonte situatën, sepse vetë deputetët e opozitës nuk ishin lejuar të flisnin, pasi kishin bllokuar foltoren. Blendi Klosi, Sekretar i Përgjithshëm i PS-së, shtoi se kjo duhet të kthehet në një normë, duke lejuar kalimin direkt në votim kur deputetët pengojnë fjalën.
Opozita votoi kundër procesverbalit, ndërsa maxhoranca e miratoi vetëm me votat e saj. Në një deklaratë për mediat pas seancës, kreu i PD Sali Berisha e cilësoi të gjithë procesin si “aktin më antikushtetues” të kësaj mazhorance. Ai paralajmëroi se rruga e vetme përpara është protesta qytetare, pasi sipas tij, rruga ligjore dhe procedurale është e bllokuar.
Berisha i krahasoi politikanët e mazhorancës me fatin e Erion Veliajt, i cili u shkarkua nga Këshilli Bashkiak, duke thënë se ata “ishin në zi, nxinin sepse panë secili në veten e tij, fatin e Erion Veliajt”. Ai përmendi raste specifike, si ai i ministres Belinda Balluku me “tunelin e Llogarasë apo atë të Olta Xhaçkës, duke i etiketuar si shembuj të korrupsionit që nuk do të shpëtojnë nga drejtësia.
Emrat e PS në komisionet parlamentare 2025–2029
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Kryetare: Milva Ekonomi
Nënkryetar: Erion Braçe
Sekretare: Zamira Sinaj
Anëtarë: Admir Kadeli, Adi Qose, Elton Korreshi, Antoneta Dhima
Zëvendësues: Aulona Bylykbashi, Ceno Klosi, Ermal Pacaj
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Kryetar: Ulsi Manja
Nënkryetar: Damian Gjiknuri
Sekretare: Aurora Mara
Anëtarë: Ermal Pacaj, Olsi Komici, Zegjine Caushi, Erjona Ismaili, Aulona Bylykbashi
Zëvendësues: Bledi Çomo, Xhenis Cela, Erjo Mile
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen
Kryetar: Bledar Çuçi
Nënkryetare: Olta Xhaçka
Sekretar: Ilirjan Pendavinji
Anëtarë: Hysen Buzali, Agron Malaj, Bujar Rexha, Aurora Mara
Zëvendësues: Romina Kuko, Arkend Balla, Ardit Bido, Brunilda Mersini
Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet
Nënkryetare: Evis Kushi
Sekretare: Hatixhe Konomi
Anëtarë: Ogerta Manastirliu, Alma Selami, Ana Nako, Lindita Nikolla, Zamira Sinaj
Zëvendësues: Etleva Budini, Erjo Mile
Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale
Nënkryetar: Eduard Shalsi
Sekretare: Enriketa Jaho
Anëtarë: Vasil Llajo, Brunilda Mersini, Ani Dyrmishi, Asfloral Haxhiu, Hysen Buzali
Zëvendësues: Olta Xhaçka, Ilir Pendavinji, Loer Kume, Klodiana Spahiu
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm
Kryetare: Anila Denaj
Nënkryetar: Ceno Klosi
Sekretare: Ilva Gjuzi
Anëtarë: Klevis Jahaj, Ornaldo Rakipi, Vullnet Sinaj, Besa Spaho
Zëvendësues: Bora Muzhaqi, Hatixhe Konomi, Antoneta Dhima
Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Nënkryetare: Iris Luarasi
Sekretar: Ardit Bido
Anëtarë: Ramion Kurti, Etleva Budini, Kiduina Zaka, Piro Dhima, Arbjan Mazniku
Zëvendësues: Sara Mila, Alma Selami
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural
Kryetar: Blendi Klosi
Nënkryetar: Fadil Nasufi
Sekretar: Saimir Hasalla
Anëtarë: Agron Gaxho, Genti Lakollari, Tërmet Peçi, Ornaldo Rakipi
Zëvendësues: Ana Nako, Kiduina Zaka, Ilirian Pendavinji
Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
Nënkryetar: Erion Malaj
Sekretar: Arkend Balla
Anëtarë: Xhenis Çela, Loer Kume, Skënder Pashaj, Klodiana Spahiu, Ramion Kurti
Zëvendësues: Admir Kadeli, Evis Kushi, Marjana Koçeku
Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme
Kryetar: Igli Hasani
Nënkryetare: Bora Muzhaqi
Sekretar: Marjana Koçeku
Anëtarë: Sara Mila, Ervin Hoxha, Romina Kuko, Taulant Balla, Klodiana Spahiu
Zëvendësues: Iris Luarasi, Skënder Pashaj, Vasil Llajo
Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale
Kryetar: Fatmir Xhafaj
Nënkryetar: Ermal Elezi
Sekretar: Aulona Bylykbashi
Anëtarë: Bledi Çomo, Erjo Mile, Onid Bejleri, Erjona Ismaili
Zëvendësues: Erion Malaj, Saimir Hasalla
Emrat e opozitës në komisionet parlamentare 2025–2029
Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe Sportet
Kryetar: Luciano Boçi
Anëtarë: Luan Baçi, Kastriot Piroli, Brunilda Haxhiu
Zëvendësues: Ledina Alolli, Erisa Xhixho
Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën
Kryetar: Ina Zhupa
Anëtarë: Agron Gjekmarkaj, Jozefina Topalli, Denisa Vata
Zëvendësues: Klodjana Çapja, Besart Xhaferri
Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale
Kryetar: Bardh Spahia
Anëtarë: Zija Ismaili, Manjola Luku, Mesila Doda, Erisa Xhixho
Zëvendësues: Tritan Shehu, Klit Hoti
Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Kryetar: Jorida Tabaku
Anëtarë: Gazment Bardhi, Edi Paloka, Greta Bardeli
Zëvendësues: Elda Hoti, Arjan Ndoja
Komisionet me nënkryetarë të propozuar nga opozita:
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat
Zv.kryetar: Enno Bozdo
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Zv.kryetar: Oerd Bylykbashi
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes
Zv.kryetar: Klevis Balliu
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm
Zv.kryetar: Blend Himçi
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural
Zv.kryetar: Xhelal Mziu
Komisioni për Europën dhe Punët e Jashtme
Zv.kryetar: Albana Vokshi
Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale
Zv.kryetar: Ivi Kaso










Discussion about this post