GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SPAK mësyn në Bashkinë e Peqinit, ja tenderi që po hetohet

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
SPAK mësyn në Bashkinë e Peqinit, ja tenderi që po hetohet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SPAK ka nisur hetimet për një tender “me flamur të kuq”, të hapur nga Bashkia e Peqinit më 28 gusht të vitit të kaluar.

Procedimi penal është regjistruar dhe po drejtohet nga prokurori Dritan Prençi, i cili së fundmi ka marrë në pyetje disa zyrtarë të Bashkisë, përfshirë shefen e financës dhe kryeinxhinieren.

Tenderi ka për objekt “Ndërhyrjen emergjente në argjinaturën e Lumit Shkumbin për shmangien e shembjes së rrugës Cengelaj-Shezë, Bashkia Peqin”, me një fond limit prej 49,691,349 lekë, përmes procedurës së hapur.

Një nga pikat që ngjall dyshime është koha tepër e shkurtër për paraqitjen e ofertave, vetëm 20 ditë, me afat deri më 9 shtator 2024, dhe mbajtja e tenderit në të njëjtën ditë.

Në garë ishin tre bashkime operatorësh ekonomikë:

  • BOE “ASI-2A CO” sh.p.k & “Shendelli” sh.p.k
  • BOE “LLAZO” sh.p.k & “VIANTE KONSTRUKSION” sh.p.k & “LIS KONSTRUKSION” sh.p.k
  • BOE “LLUCA” sh.p.k & “T&J Construction” sh.p.k

Fitues u shpall bashkimi i parë, me vlerë 48,179,355 lekë, shumë e afërt me fondin limit. Kjo kompani rezulton të jetë fituese e shumë prokurimeve publike në vend, ndërsa auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë ngritur shpesh alarmin për favorizime ndaj saj.

Bashkimi i dytë u skualifikua me argumentin e mosplotësimit të kriterit ligjor për marrëveshjen e bashkëpunimit dhe mungesës së pajisjeve dhe stafit teknik të kërkuar. Ndërsa bashkimi i tretë u skualifikua për mungesë liçencash dhe mjeteve të nevojshme për realizimin e kontratës.

Data e shpalljes së fituesit ishte 19 shtatori 2024, vetëm pak ditë pas përfundimit të afatit të aplikimit, dhe kontrata parashikonte një kohëzgjatje prej 45 ditësh.

Tenderi mban firmën e kryebashkiakut të Peqinit, Bukurosh Maçi. Syri TV ka pyetur SPAK-un nëse ndaj tij janë kryer veprime hetimore apo nëse është person nën hetim, por deri më tani nuk është marrë përgjigje zyrtare.

Hetimi i SPAK për këtë tender pritet të hedhë dritë mbi dyshimet për favorizime dhe shkelje të procedurave të prokurimit publik në Bashkinë e Peqinit.

Image

/Syri Tv/

Etiketa: Bashkia e PeqinitKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Aktualitet

Të akuzuar për shkelje barazie në tendera, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

12:34 - 13/05/26
Ngacmimi seksual i kirurgut/ Flet avokatja e 21-vjeçares: Ka edhe kallëzime të tjera, ka abuzuar prej vitesh
Aktualitet

Ngacmimi seksual i kirurgut/ Flet avokatja e 21-vjeçares: Ka edhe kallëzime të tjera, ka abuzuar prej vitesh

12:10 - 13/05/26
‘Reduktoi fjalën e ministrit Hoxha!‘ Rama kapet me gazetarin e Euroactiv, reagon reporteri: Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit tënd
Aktualitet

‘Reduktoi fjalën e ministrit Hoxha!‘ Rama kapet me gazetarin e Euroactiv, reagon reporteri: Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit tënd

11:22 - 13/05/26
Para
Raporti: Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024

Raporti: Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktualitet

Të akuzuar për shkelje barazie në tendera, shtyhet seanca për ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

12:34 - 13/05/26

Sot ishte parashikuar të mbahej seanca për dosjen “5D” me të pandehur ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës ndërsa bëhet me...

Lexo më shumë
Ngacmimi seksual i kirurgut/ Flet avokatja e 21-vjeçares: Ka edhe kallëzime të tjera, ka abuzuar prej vitesh

Ngacmimi seksual i kirurgut/ Flet avokatja e 21-vjeçares: Ka edhe kallëzime të tjera, ka abuzuar prej vitesh

12:10 - 13/05/26
‘Reduktoi fjalën e ministrit Hoxha!‘ Rama kapet me gazetarin e Euroactiv, reagon reporteri: Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit tënd

‘Reduktoi fjalën e ministrit Hoxha!‘ Rama kapet me gazetarin e Euroactiv, reagon reporteri: Të sjell transkriptin e intervistës së ministrit tënd

11:22 - 13/05/26
U përjashtua nga gara për kreun e PD-së, Gjykata e Tiranës refuzon mjeken Mereme Sela

U përjashtua nga gara për kreun e PD-së, Gjykata e Tiranës refuzon mjeken Mereme Sela

11:15 - 13/05/26
FOTO/ Levë në kokë drejtorit në Delvinë! Policia fshehu ngjarjen, liroi autorët

Plagosje në Sarandë! Goditet me thikë në gjoks një 42-vjeçar, dërgohet urgjent në spital (Emri)

11:00 - 13/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com