GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Konflikt interesi, hesht ministria/ Zyrtarët publikë firmosin vetë për miratimin e librave të tyre si tekste shkollore

17:45 - 24/09/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Konflikt interesi, hesht ministria/ Zyrtarët publikë firmosin vetë për miratimin e librave të tyre si tekste shkollore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me fillimin e shkollës nxënësit kanë në duar librat, teksa që prej marsit ka dalë urdhri për përzgjedhjen, shpërndarjen dhe shitjen e katalogut të teksteve shkollore.

Por nga hulumtimi i Top Channel zbulohet një konflikt i pastër interesi në arsim, zyrtarë publikë që janë autorë teksti.

Orjana Osmani që ka urdhëruar organizimin e këtij procesi në rolin e zëvendësministres, rezulton të ketë firmosur edhe për vetë emrin e saj në listën e teksteve shkollore, si autore teksti e Letërsisë së klasës së 11.

Apo edhe Rezarta Alla zbatuesja e urdhrit në pozicionin e drejtoreshës së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, është një nga hartueset e Gjuhës Shqipe të klasave të 12.

Pranvera Janku nga Federata e Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës thotë: “Jo kudo bëhet përzgjedhja e tekstit të duhur. Autorë që nuk e kanë merituar të jenë prezent në shkolla kanë fituar. Nuk e ka përzgjedhur tekstin vetë mësuesi, por ka ardhur me orientim nga lart. Mësuesit nuk janë shumë të kënaqur me përzgjedhjen që bëhet me ndikim si rezultat i pozicioneve që kanë. Vijnë zëra që e thonë, këtë kemi përzgjedhur se këtë na kanë thënë. Kështu i bëjnë dëm procesit mësimor”.

Pranvera Janku me përvojë 35 vjeçare si mësuese në sistemin arsimor publik, tashmë pjesë e Federatës së Arsimit tregon se komisionet lëndore shpesh janë fiktive dhe presioni ndaj stafit pedagogjik është i madh.

“Procedura është kjo: ngrihet komisioni, vetë mësuesit që japin atë lëndë, por është me vota. Unë jam në bazë shoh se kush libër fiton, dhe kam parë shumë libra që nuk janë në nivelin e duhur”, shton Janku.

Ligji për parandalimin e konfliktit të interesave ndalon funksionarët publikë që të marrin përfitime nga angazhime private në vendimarrjet ku ata kanë rol ose ndikim. Në këto rrethana, autorësia e tekstit sjell përfitim ekonomik dhe reputacion, kur drejtimi apo mbikqyrja e strukturës që ka rol në politikat dhe standardet e shkollave janë në duart e zyrtarëve të lartë drejtues që janë po pjesë e katalogut shkollorë.

“Nuk është e drejtë, kjo lind korrupsionin në arsim. Megjithëse ekziston një ligj, por që të zbatohet ligji shoqëria duhet të jetë zgjuar. Mësuesit po ashtu. Ministria e arsimit duhet ti evidentojë këto raste dhe nuk ka pse të marrin ato libra që nuk ju pëlqejnë”, shprehet Janku.

Ekspertët vlerësojnë se zgjidhja është konkurrenca në treg pa ushtruar presione në përzgjedhjen e teksteve, që të rritet cilësia e mësimdhënies./TCH

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin
Aktualitet

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë
Aktualitet

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
Para
Të shtëna me armë në një qendër migrantësh në SHBA, një I vrarë dhe dy të plagosur

Të shtëna me armë në një qendër migrantësh në SHBA, një I vrarë dhe dy të plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin
Aktualitet

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25

Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi, në takimin me aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar për reformën zgjedhore, i...

Lexo më shumë
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore,  protestojnë banorët në Boçovë

Bashkëshortja e Salillarit ju merr tokat për panele diellore, protestojnë banorët në Boçovë

13:03 - 05/12/25
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com