GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Benet Beci dhe Ervin Tartaraj, korrupsion me fushën sportive të shkollës, 450 MLN lekë me tender fiktiv

15:22 - 24/09/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Benet Beci dhe Ervin Tartaraj, korrupsion me fushën sportive të shkollës, 450 MLN lekë me tender fiktiv
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Disa ditë para zgjedhjeve, kryetari i Bashkisë Shkodër njoftoi se kishte fituar me projekte për shkollat 12 milionë euro për investime. U desh të fillonte shkolla, të kalonin muaj që Beci t’i jepte dritë jeshile ndërtimit të fushës sportive të shkollës “Tring Smajli” në Njësinë Administrative Rrethinat. Tenderi për këtë projekt i jepet Ervin Tartarajt, me një procedurë korruptive, me porosi të kryebashkiakut. Tashmë e dimë, se si mbaron punët Beci, thjesht me një SMS.

Në këtë rast, Bashkia Shkodër ka prokuruar “Ndërtimin e ambienteve sportive të shkollës ‘Tring Smajli’”, ku fondi limit është caktuar 44 476 045,00 lekë pa TVSH.

Në tenderin e mbajtur më 14 gusht 2025 kanë marrë pjesë 13 operatorë ekonomikë, 10 prej të cilëve u skualifikuan menjëherë, për t’i hapur rrugë kompanisë së Tartarajt, “APIS CONSTRUCTION” shpk.

Open Data Albania e ka shënuar tenderin me “Flamur të kuq”. Shpjegojmë se kjo është shenja e riskut të korrupsionit. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu është klasifikuar tenderi në dokumentin e mëposhtëm.

Më 18 shtator 2025, është publikuar formulari i shpalljes së fituesit, ku bashkimi i operatorëve “APIS CONSTRUCTION” shpk (74%)- “ILIRIA/D” shpk (26%) ka ofertën 31 016 431,00 lekë pa TVSH.

Megjithëse parimi i shpallur paraprakisht, sipas dokumenteve, ishte oferta ekonomikisht më e favorshme bazuar në çmim, kjo nuk vlen për një procedurë fiktive ku fituesi është i paracaktuar.

Kjo situatë reflektohet edhe në veprimin e dy operatorëve që nuk kanë paraqitur fare ofertë, duke u vlerësuar zero lekë. Këto janë kompanitë “Loshi BL” shpk dhe “DELIA IMPEX” shpk.

Ndërkaq, të gjitha ofertat që ishin më të ulëta janë zhvleftësuar, duke eliminuar krejtësisht konkurrencën.

Kështu, Operatori ekonomik “NDERTUESI 2014” ka paraqitur ofertën 29,140,194 lekë pa tvsh.

Kompania “ASI-2A CO” shpk ka ofruar vlerën 26,685,466.60 lekë pa tvsh.

Operatori ekonomik “LACAJ” shpk ka bërë ofertën 28,302,561.45 lekë pa tvsh. Ndërsa “NDERTUESI 2000” shpk ka prezantuar vlerën 30,424,459.30 lekë pa tvsh.

Ervin Tartari fiton pa përmbushur kriteret

Mbështetur në ligjin për prokurimet në fuqi, kompania “APIS CONSTRUCTION” shpk nuk i plotëson kriteret financiare ekonomike dhe ato teknike për të fituar këtë tender.

Konkretisht, kompania “APIS CONSTRUCTION” rezulton me humbje gjatë vitit 2023.

Nga ana tjetër kompania ndërkohë është e zënë me disa kontrata njëherësh të cilat e ka fituar gjatë fushatës zgjedhore të këtij viti. Në këto kushte, kompania nuk duhej kualifikuar, sepse rrezikon kryerjen e punimeve pa cilësi ose shkeljen e afatit.

Si e futi në lojë Shkëlqim Fusha “ujkun” e ri të tenderave

“APIS CONSTRUCTION” ishte në prag të falimentimit, prandaj në vitin 2015 kaloi në status pasiv. Kjo situatë vazhdoi për 8 vjet deri sa i doli blerësi. Ervin Tartari me sa duket kishte lidhjet e duhura politike për të bërë biznes me tenderat. Kjo vërtetohet me fuqizimin e tij gjatë zgjedhjeve të fundit.

Në këtë manovër të fuqizimit të kompanisë që ishte në “vdekje klinike’ ndihmoi edhe oligarku Shkëlqim Fusha. Më 18 mars 2025, me partneritetin e “FUSHA” shpk, kompania e Tartarajt fiton tenderin “Rikonstruksioni i rrugës Horë Vranisht-Vranisht” që është me afat 1 vit.

Fondi Limit i caktuar nga Bashkiak Himarë për këtë tender ishte 153 333 333,00 lekë pa TVSH.

Disa ditë më vonë, më 26 mars 2023, “APIS CONSTRUCTION” ka marrë 250 milionë lekë tenderin për asfalt elektoral në fshatrat e Vlorës. Më konkretisht objekti i tenderit është “Rikonstruksioni i rrugëve të fshatrave (“Rruga e varrezave në fshatin Cerkovinë”, “Rruga Petro Llambro në fshatin Skrofotinë” , “Rruga e shkollës në fshatin Babicë e Madhe”) me fondin limit 24 365 357,00 lekë pa TVSH. Edhe kjo procedurë është me “Flamur të kuq”.

Pas zgjedhjeve, kompania ka vazhduar të arkëtojë para publike, akoma pa mbaruar kontratat e filluara. Më 28 gusht 2025, nga Bashkia Selenicë, Kompania e Ervin Tartarajt në partneritet me një tjetër oligark, Hamz Islamajn, merr tenderin me objekt “Sistemim, Asfaltim ‘Rruga e Shullërit’ (Segmenti parë)” me fond limit 99 266 689,00 lekë pa TVSH.

Kohëzgjatja e kontratës së përfituar me “Flamur të kuq është 10 muaj.

Para qyl janë marrë edhe nga Bashkia Konispol më 26 gusht 2025. Objekti i Tenderit është “NDËRHYRJE EMERGJENTE NË PËRROIN E “BARÇIT”, SHALËS”. Kjo kontratë e kishte fondin limit 15 384 356,00 lekë pa TVSH dhe u dha me “Flamur të kuq”.

 

Pas renditjes së këtyre fakteve, logjika na çon në përfundimin se në këto miliona euro të marra në një kohë kaq të shkurtër, kanë pjesë zyrtarët e korruptuar që pastrojnë paratë përmes këtyre kompanive që favorizohen në tendera.

Kujtojmë se Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci është vënë zyrtarisht nën akuzë, në mes të muajit prill, gati 3 javë para zgjedhjeve, por ky lajm ishte mbajtur i fshehtë nga SPAK.

Beci bashkë me 6 të pandehur të tjerë akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim.

Të pandehurit e tjerë, janë Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, Rudin Gjoni, Adela Ruko dhe Premtim Dauti.

Benet Beci ka mbajtur detyrën e drejtorit të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve. Për disa vite ai ka qenë edhe drejtor i KESH-it, detyrë nga e cila u largua në 2021, kur kandidoi për deputet të PS në Qarkun e Shkodrës.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: benet beciErvin Tartarajtendera

Lajme të lidhura

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës
Aktualitet

“Mos na i merrni fëmijët”, Nëna e Martin Canit reagon pas vdekjes së adoleshenti në Durrës

23:17 - 04/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
Breaking Views

Salianji i kundërpërgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

22:10 - 04/12/25
Para
Kosovë/ Qeveria heq tarifën doganore për produktet amerikane

Departamenti Amerikan i Shtetit: Kurti shkeli “vijën e kuqe”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie,...

Lexo më shumë
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com