GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: Rama të japë sa më parë dorëheqjen! S’mund të drejtosh edhe vendin edhe kartelet e drogës

13:35 - 26/09/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha: Rama të japë sa më parë dorëheqjen! S’mund të drejtosh edhe vendin edhe kartelet e drogës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se “Edi Rama duhet të japë dorëheqjen si person i rrezikshëm, si bashkëpunëtor i organizatave të narkoterrorizmit ndërkombëtar”.

“Largimi i Edi Ramës është rruga e vetme për shpëtimin e shqiptarëve, e rajonit dhe Europës nga rreziqet e mëdha të narkoshtetit shqiptar. Edi Rama mendon se do ta kapërcejë Arubën. Edi Rama ka dhe mbështetës, të cilët kur më dëgjojnë se flas për narkoshtetin apo Arubën, zemërohen me Sali Berishën. Por unë do mbroj, mbi të gjitha interesin e shqiptarëve, dhe interesat e qytetarëve të lirë kudo që janë, të cilët duhet të jetojnë jashtë rrezikut, ata dhe fëmijët e tyre, të drogave që trafikojnë klanet shqiptare.

Çarteri është nisur nga Tirana. Unë do t’ju informoj ju se, duke falënderuar shumë gazetarin italian dhe antimafien që i ka bërë të disponueshme rregjistrimet e këtij takimi, ne po hetojmë dhe çdo informacion që të mbledhim, ne do e paraqesim para jush, para shqiptarëve dhe para botës. Nuk ka akt më flagrant.

Sot janë vetëm dy persona në drejtim që bëjnë takim me kartelet e drogës: është Maduro i Venezuelës, është Ramaduro i Tiranës. Unë, njerëzisht u kërkoj mediave, të mos censurojnë këtë skandal të përmasave botërore. Unë, u them mediave të kontrolluara nga qeveria, që e kanë censuruar, se këto organizata me qendër në Aruba, janë shpallur organizata terroriste. Dhe se, Aruba, si bursa botërore e drogës dhe trafiqeve ka si shareholder më kryesorët kartelet shqiptare të drogës.

Pra, 30 vitet e fundit, pas Noriegës, tani janë dy shefa ekzekutivi: Maduro, në Venezuelë dhe Rama, që shkon në strofullën e tij, jo në Venezuelë, por në Aruba. Aruba është ngjitur me Venezuelën, dhe Aruaba është në kontroll të plotë të klaneve të Venezuelës. Ju informoj gjithashtu se, në Aruba, kanë qenë kartelet e drogës të Shqipërisë, por kanë qenë dhe grupet e organizatave kriminale të drogës nga Kosova dhe Maqedonia, shqiptare. Dhe natyrisht, ortakët e tyre të karteleve të Venezuelës, Kolumbisë, Ekuadorit, Paraguait, Uruguait.

Është krim të fshehësh këtë takim që inkriminon direkt kryeministrin e Shqipërisë, kryemi nistri i një vendi anëtar të NATO-s. Kryeministri i një vendi që aspiron për anëtarësimin në BE, zhvillon takimi apo dërgon delegacion qeveritar për takime dhe dealer me kartelet më të rrezikshme të drogës, bashkëpunëtorët e tyre shqiptarë, se ato janë shpallur tashmë organizata terroriste, dhe ju ofron malin e Tiranës. Ju kujtohet kur tha se, ajo është e Sali Berishës, mali i Tiranës, a ju kujtohet. Vazhduat mediat e shpifjes. Ja që doli, se i kujt është mali i Tiranës. Besoj se e mësuat, apo Syri i Tiranës, se nuk merret vesh, por besoj që ato janë. Ndaj dhe, jam këtu për t’i thënë Edi Ramës jep dorëheqjen! Jep dorëheqjen sepse, ti nuk mund të jesh kryeministër i një vendi anëtar të NATO-s, anëtar i Këshillit të Europës, kandidat dhe që ka hapur negociatat me BE, në një kohë kur ti zhvillon takime me kartelet dhe klanet botërore të drogës.

Ju garantoj se, veprimet tona do të jenë të shumëfishta dhe të shumëllojta, për këtë takim që tashmë nuk e mohon dot kush. Tashmë është i stamposur në regjistrimet e antimafias italiane dhe unë e falënderoj shumë. Në qoftëse gazetari i ka publikuar ato, do të thotë se antimafia ja ka dhënë, nuk ja ka rrëmbyer nuk ja ka vjedhë. Ata kanë bërë një shërbim të madh. Ai do jetë vetëm një akt. Por akt tjetër nëse Rama nuk jep dorëheqjen, do të jetë një padi në SPAK, por do shohim tani ligjet ndërkombëtare, me shpalljen e karteleve si organizata terroriste, nëse mund të bëhet padi edhe në gjykatë ndërkombëtare. Për ne ky takim është detyrim madhor, para çdo shqiptari, qytetarëve të rajoni dhe Europës për të bërë transparencë të plotë. Shqipëria ka një kryeministër dhe ministra, të cilët udhëtojnë me çarter 13 mijë milje për të takuar bosë shqiptarë dhe latinoamerikanë të drogës”, u shpreh Berisha.

Etiketa: berishadoreheqjeRama

Lajme të lidhura

(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Para
SHBA/ Donald Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros

SHBA/ Donald Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

Në katër komunat në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – më 5 dhjetor...

Lexo më shumë
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com