GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Paralajmërimi i Zelenskyt: Putin po përgatitet për një luftë më të madhe në Evropë

në Aktualitet, Botë, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
“Jemi plotësisht të përkushtuar për dialog konstruktiv me SHBA”, Zelensky: Ukraina do…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Vladimir Putini mund të zgjerojë luftën jashtë kufijve të Ukrainës, duke sulmuar një vend tjetër evropian.

Gjatë një deklarate në Kiev, pas takimit me Donald Trump në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Zelenskyy tha se Rusia po teston qëllimisht mbrojtjen ajrore të NATO-s përmes sulmeve me dronë në vende të ndryshme evropiane.

“Putini nuk do të presë të mbyllë luftën në Ukrainë. Ai do të hapë një drejtim tjetër, nuk dihet se ku. Ai e dëshiron këtë”, deklaroi Zelenskyy.

Ai theksoi se shkeljet e hapësirës ajrore në Danimarkë, Poloni, Rumani dhe Estoni përmes dronëve dhe avionëve luftarakë rusë janë pjesë e një strategjie të Kremlinit për të testuar mbrojtjen ajrore të Evropës.

Presidenti ukrainas shtoi se qeveritë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian po përballen me vështirësi në reagimin ndaj kësaj forme të re dhe të rrezikshme të kërcënimit.

Ai përmendi rastin e 92 dronëve të zbuluar në fillim të këtij muaji nga Ukraina, të cilët ishin drejtuar në mënyrë të koordinuar drejt Polonisë.

Sipas tij, shumica u neutralizuan, ndërsa 19 arritën të hyjnë në territorin polak, ku katër prej tyre u rrëzuan nga forcat polake.

“Unë nuk po bëj krahasime mes forcave tona. Ne jemi në luftë, ata [Polonia] jo”, tha Zelenskyy.

Ai njoftoi gjithashtu se përfaqësues nga disa vende, të cilat nuk i përmendi me emër, do të udhëtojnë drejt Ukrainës për të marrë trajnim praktik mbi mënyrat e mbrojtjes kundër sulmeve ajrore ruse.

“Jemi të gatshëm të ndajmë përvojën tonë”, shtoi ai.

Deklaratat e Zelenskyyt vijnë pas asaj që ai e cilësoi si një bisedë “shumë të mirë” me ish-presidentin amerikan Donald Trump në New York.

Pas takimit, Trump u shpreh optimist për aftësinë e Ukrainës për të rikthyer të gjitha territoret e humbura që nga viti 2022, me mbështetjen e Evropës dhe NATO-s.

Ai gjithashtu deklaroi se ekonomia ruse është në krizë dhe e përshkroi ushtrinë e saj si një “tigër prej letre”.

Zelenskyy tha se i kishte treguar Trump-it realitetin në vijën e frontit dhe se përparimet e Rusisë shpesh janë të përkohshme dhe jo domethënëse.

“Nuk është sukses. Është vetëm një prani e përkohshme”, tha ai.

Sipas tij, presidenti amerikan tashmë ka më shumë “besim” tek Ukraina dhe ka kuptuar se Rusia e ka trajtuar me “mungesë respekti” atë dhe të tjerët.

I pyetur nëse i ka kërkuar Shtëpisë së Bardhë raketa Tomahawk me rreze të gjatë veprimi për të goditur Moskën, Zelenskyy u përgjigj: “Është një çështje e ndjeshme.”

Në muajt e fundit, Kievi ka kryer me sukses një sërë sulmesh ndaj rafinerive të naftës ruse përmes dronëve të prodhuar brenda vendit.

Zelenskyy paralajmëroi se nëse Rusia përpiqet sërish të shkatërrojë infrastrukturën energjetike të Ukrainës gjatë dimrit, atëherë edhe Moska do të përballet me ndërprerje të energjisë elektrike si kundërpërgjigje.

Lajme të lidhura

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta
Aktualitet

“Shtatori mbyllet me surpriza”, meteorologia: Temperaturat rikthehen mbi 30 gradë

10:31 - 25/09/26
E sulmoi në Elbasan/ Alizoti I kthehet Ramës: Edhe fundi yt do të jetë nga ky shesh, e turpshme të krahasohem me sojin tënd
Aktualitet

Alizoti: Rama është errësira e këtij vendi dhe njeriu që mbledh pisllëkun që ka pushtuar shtetin

10:12 - 25/09/26
Dyshohet se abuzoi me vajzën me probleme të shëndetit mendor, në kërkim 42-vjeçari
Aktualitet

Shisnin kokainë me motorin e shpërndarjes së ushqimit, arrestohen dy persona në Lushnjë (Emrat)

10:07 - 25/09/26
Para
Surpriza të mëdha në Premier League, humbasin Liverpooli dhe Chelsea

Surpriza të mëdha në Premier League, humbasin Liverpooli dhe Chelsea

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta
Aktualitet

“Shtatori mbyllet me surpriza”, meteorologia: Temperaturat rikthehen mbi 30 gradë

10:31 - 25/09/26

Dita e sotme do të dominohet nga reshjet dhe rrebeshet e shiut në të gjithë territorin shqiptar dhe era e...

Lexo më shumë
E sulmoi në Elbasan/ Alizoti I kthehet Ramës: Edhe fundi yt do të jetë nga ky shesh, e turpshme të krahasohem me sojin tënd

Alizoti: Rama është errësira e këtij vendi dhe njeriu që mbledh pisllëkun që ka pushtuar shtetin

10:12 - 25/09/26
Dyshohet se abuzoi me vajzën me probleme të shëndetit mendor, në kërkim 42-vjeçari

Shisnin kokainë me motorin e shpërndarjes së ushqimit, arrestohen dy persona në Lushnjë (Emrat)

10:07 - 25/09/26
Muriqi flet pas fitores ndaj Irlandës: Këtë triumf ua dedikoj çlirimtarëve tanë të UÇK

Muriqi flet pas fitores ndaj Irlandës: Këtë triumf ua dedikoj çlirimtarëve tanë të UÇK

09:44 - 25/09/26
Zyrtarët e lartë dhe krimi i organizuar u bënë njësh në mbrojtje të Ergys Agasit

Zyrtarët e lartë dhe krimi i organizuar u bënë njësh në mbrojtje të Ergys Agasit

09:31 - 25/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com