Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e biznesmenit italian, 44-vjeçar Edoardo Sarchi, në rrethana ende të paqarta. Ai u gjet pa shenja jete, rreth orës 00:30 në anë të rrugës në vendin e quajtur Dilan mes Nivicës dhe Salarisë, në Tepelenë.
Në trupin e viktimës, në pjesën e këmbës është konstatuar një plagë plumbi, në arterien kryesore, ku gjakderdhja dyshohet se i ka shkaktuar vdekjen.
Por, burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se 44-vjeçari, nga ekspertiza mjeko-ligjore, nuk është vrarë menjëherë me armë zjarri, siç dyshohej fillimisht.
Dyshohet se se para se të qëllohej me armë zjarri në këmbë, viktima është goditur me një mjet të fortë, dyshohet dru ose shufër, në pjesën e kokës. Goditja i ka shkaktuar humbje të menjëhershme të ndjenjave, duke e lënë pa ndihmë në tokë.
Pasi ka humbur ndjenjat, autori (apo autorët) e kanë qëlluar më pas me armë zjarri në këmbë. Edhe pse plumbi nuk ishte i menjëhershëm për jetën, gjakderdhja e madhe ka rezultuar fatale, duke i shkaktuar vdekjen viktimës disa minuta më vonë.
Burime bëjnë me dije se një nga pistat kryesore ku po heton Policia lidhet me një konflikt të mundshëm pronësor apo financiar, për të cilin italianit mund t’i jetë bërë pritë.
Kujtojm se Edoardo Sarchi ndodhej për gjueti së bashku me Eqerem Braçe dhe dy djemtë e tij, Daniel dhe Gazmend Braçe, si dhe me një person të katërt. Në vendin e ngjarjes uniformat blu gjetën dy automjete, ku një prej tyre ishte e viktimës.
Burime bëjnë me dije se Daniel, Gazmend dhe Eqerem Braçe janë marrë 4 herë në pyetje, fillimisht nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, Prokuroria, Specialistët e Krimeve të Rënda e në fund përsëri nga OPGJ. Kjo marrje në pyetje është bërë për shkak se të tre këta persona kanë dhënë dëshmi kontradiktore me njëri-tjetrin.










Discussion about this post