GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zhdukja e 22-vjeçarit, flet I vëllai: Është I sëmurë, pse nuk zbulohen qelizat e telefonit ?

19:15 - 29/09/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Zhdukja e 22-vjeçarit, flet I vëllai: Është I sëmurë, pse nuk zbulohen qelizat e telefonit ?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

22-vjeçari Elkrist Kola nga Fushë Arrëzi rezulton i zhdukur qe prej 13 shtatorit  teksa një ditë pas zhdukjes, babai i tij, shtetasi Z. Kola, 63 vjeç, bëri kallëzim në Polici ku kërkoi ndihmë për gjetjen e të birit, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë prej tij.

Që prej vdekjes se nënës, i riu shfaqi probleme të shëndetit mendor, por që as nuk ishte agresiv e as nuk largohej për të mos u kthyer në banesë.

I vëllai i tij, Denis Kola, në një prononcim për mediat tregon se për herë të fundit, Elkristi ka komunikuar me babain e tij, ku i ka thënë se do e merrte një burrë, edhe pse nuk e njihte atë.

Sipas tij, Elkristi në momentin e largimit kishte marrë dhe telefonin e babait, por edhe pse telefoni ra gjatë 24 orëve të para pas humbjes, ai nuk u hap asnjëherë deri sa u fik.

Denis Kola shpreson në angazhimin më të madh të institucioneve shtetërore, ku kërkon që të pakten të zbardhen tabulatet telefonike nësë vëllai i tij ka komunikuar me ndonje person pas largimit dhe pse nuk gjendet qeliza e telefonit.

“Vëllai im është larguar nga  banesa me 13 shtator, afërsisht rreth orës 19:30-20:00 dhe përpara se të largohej ka komunikuar me babain tim dhe i ka thënë se do dal se një burrë do të vijë të më marrë. E ka pyetur babai se kush është ai burrë, ai ka thënë se nuk e njoh. 

Unë mendoj se nga ajo çfarë i ka thënë babait, mendoj se mund ta ketë ikur, ose mund ta ketë marrë dikush. Edhe faktin që nuk e ka kapur asnjë pjesë të kamerave, dhe nuk e ka parë askush, unë mendoj se mund ta ketë marrë dikush.  Nuk e di nëse mund të konsiderohet rrëmbim apo jo, por mund të jetë për arsye të ndryshme, mund ta shfrytëzojnë për ndonjë gjë, ose mund t’i shesin organet. Mendoj se edhe mund të ketë bërë ndonjë aksident, mund t’i ketë ndodhur diçka.

Të paktën të zbardhin tabulatet telefonike, ta dime me kë ka folur në ato momente, se ai nuk është larguar kështu tak-fak”

I lodhur nga kjo situatë, Denis Kola të cilit tashmë i ka mbetur vetëm babai shpreson se vëllai i tij të jetë akoma gjallë, por sido që të jetë, ai kërkon që të dijë se çfarë ndodhi me vëllain e tij.

“Shpresoj që ai të jetë gjallë, por dhe në qoftë se nuk është gjalle, shpresoj të paktën, ta gjejmë çfarë ka ndodhur, ta stakojmë edhe ne mendjen, mos na rrijë edhe ne mendja gjatë gjithë kohë, a thua a është gjallë, apo ka vdekur, a është këtu, a është atje”.

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
“Po përshtatem me mënyrën e lojës te Torino”, Asllani: Jam i lumtur këtu

“Po përshtatem me mënyrën e lojës te Torino”, Asllani: Jam i lumtur këtu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com