GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ish-gjykatësi Muçi: Shkarkimi i Veliajt kishte bazë ligjore, por Kushtetuesja duhet të tregojë guxim

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Ish-gjykatësi Muçi: Shkarkimi i Veliajt kishte bazë ligjore, por Kushtetuesja duhet të tregojë guxim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, i ftuar në Klan News, foli për pozicionin ligjor të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi ky i fundit ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkim.

Muçi theksoi se shkarkimi i Veliajt nga Këshilli i Ministrave kishte bazë ligjore, pasi arsyeja ishte mungesa për tre muaj rresht në mbledhjet e Këshillit Bashkiak – një kriter i përcaktuar qartë në ligj.

Megjithatë, sipas tij, Gjykata Kushtetuese nuk duhet të mjaftohet me verifikimin formal të mungesës, por të hyjë në thelb të çështjes dhe të bëjë një interpretim kushtetues të pozicionit të Veliajt.

“Gjykata Kushtetuese duhet të marrë guximin dhe të bëjë një interpretim që respekton bazën kushtetuese, që është parimi kryesor i Republikës së Shqipërisë. Dispozita është e qartë, që nëse mungon tre muaj në punë, duhet të shkarkohesh. Por, Gjykata Kushtetuse duhet të marrë guximin të interpretojë rastin konkret” – u shpreh Muçi.

Ai nënvizoi gjithashtu se në procesin e shkarkimit ka pasur shkelje të të drejtave të Veliajt, për shkak se nuk është dëgjuar në asnjë moment, ndonëse e drejta për t’u dëgjuar është themelore, në çdo proces që ndikon në statusin e një individi.

Muçi komentoi edhe mbi rolin që ka Presidenti i Republikës në këtë fazë, pas regjistrimit të ankimimit në Kushtetuese, duke e vendosur theksin te pasojat, që do të kishte shpallja ose mosshpallja e zgjedhjeve nga ana e kreut të shtetit.

“Gjykata Kushtetuese ka regjistruar ankimimin e Veliajt, pra ka folur. ‘Topi’ i ka ngelur figurativisht Presidentit për ta luajtur. Interpretimin ligjor do ta bëjë Presidenti. Nëse ai shpall zgjedhjet lokale, ai nënkupton se ankimimi i Veliajt është pa vlerë. Nëse Presidenca nuk shpall zgjedhjet, në mënyrë indirekte shprehet se nuk mund të shpallë dot zgjedhje, sepse do presë përgjigjen për ankimimin që ka bërë Veliaj”, – deklaroi Muçi.

Lajme të lidhura

Apeli i GJKKO-së e riktheu në burg dhe për 6 muaj të tjerë, Lefter Koka nuk ndodhet në Shqipëri
Aktualitet

Apeli i GJKKO-së e riktheu në burg dhe për 6 muaj të tjerë, Lefter Koka nuk ndodhet në Shqipëri

10:11 - 15/05/26
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal
Aktualitet

Tentuan të vrisnin Prendin dhe familjen e tij, SPAK merr të pandehur 3 anëtarë të grupit ‘Bajri’ (Emrat)

09:56 - 15/05/26
‘Ligje vetëm në letër’, Hazizaj: Qeveria lë fëmijët të shfrytëzohen, Shqipëria jashtë standardeve të BE-së
Aktualitet

‘Ligje vetëm në letër’, Hazizaj: Qeveria lë fëmijët të shfrytëzohen, Shqipëria jashtë standardeve të BE-së

09:46 - 15/05/26
Para
Kryemadhi plas “bombën”: Me paratë e lobimit “blemë” 9 deputetë të PD-së për reformën në drejtësi

Kryemadhi plas "bombën": Me paratë e lobimit "blemë" 9 deputetë të PD-së për reformën në drejtësi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Apeli i GJKKO-së e riktheu në burg dhe për 6 muaj të tjerë, Lefter Koka nuk ndodhet në Shqipëri
Aktualitet

Apeli i GJKKO-së e riktheu në burg dhe për 6 muaj të tjerë, Lefter Koka nuk ndodhet në Shqipëri

10:11 - 15/05/26

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi një ditë më parë, rikthimin në burg të...

Lexo më shumë
EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal

Tentuan të vrisnin Prendin dhe familjen e tij, SPAK merr të pandehur 3 anëtarë të grupit ‘Bajri’ (Emrat)

09:56 - 15/05/26
‘Ligje vetëm në letër’, Hazizaj: Qeveria lë fëmijët të shfrytëzohen, Shqipëria jashtë standardeve të BE-së

‘Ligje vetëm në letër’, Hazizaj: Qeveria lë fëmijët të shfrytëzohen, Shqipëria jashtë standardeve të BE-së

09:46 - 15/05/26
Aksident i trefishtë në Vlorë-Fier! Kamioni përmbyset në kanal, plagoset një person

Aksident i trefishtë në Vlorë-Fier! Kamioni përmbyset në kanal, plagoset një person

08:52 - 15/05/26
Masakra në Tiranë, shoqërohet në polici efektivi i RENEA-s

Policia dhe RENEA ushtrojnë kontrolle në Mirditë, në kërkim të Elson Reçit

08:44 - 15/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com