GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Përse “Tigrat” punësojnë macet!?

në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Përse “Tigrat” punësojnë macet!?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Basir Çollaku

Pra, shkurt e ashiqare, ish-ambasadoresha amerikane në Tiranë, Yuri Kim, pas pensionimit në USA, është punësuar në Shqipëri, meqë kompanisë ku sojnikja shkoi drejtoreshë, sipas vetënjoftimit, merr së paku 100 mijë dollarë taksa shqip në ditë, pa prodhuar kokërr kilovati energji. Hajër qoftë por, telashet janë të hapura për këtë biznes-dosje të paprekur ende nga hetimi, nga këllqet e munguara të Prokurorive të përgjithshme e të përveçme.

Një incinerator më vete janë termocentralet bangladeshase të tërhequr deri në Vlorë, sa për pak përfunduan në Gjermani, por u mirëpritën nga nahia jonë, nga ndikimi i ish-diplomates, tashmë pensioniste halli dhe drejtoreshë qejfi. Duart e Ramës janë aty në këtë bereqet ngushëllimi diplomatik, për të mbajtur në këmbë ushtrinë e tij mbështetëse e lobuese, në këtë fazë ku sherifi i ri amerikan, ka tjetër mendim për Tiranën zyrtare narkotike, nga sa kishte klani “Soros”.

Ish-ambasadorja amerikane Yuri Kim lajmëroi në platformën X, se është punësuar drejtoreshë në kompaninë amerikane të hidrokarbureve Exxonmobil. Kim, pas ofertës shkarkim me dashje, në mars 2025, për të mos hetuar administrativisht punët në detyrë, pranoi largimin nga DASH si fundkarrierë diplomatike. Ndërsa historitë penale, nuk janë llogari e mbyllur.

Kim dhe ministresha Bela, në sagën Tigrat 1 e 2 në Tiranë, nuk janë një histori luaneshash, sajuar nga kontribut macesh të pushtetit shqiptaro-amerikan, si përfitues të fshehur. Ajo mund të gjendet në prova rreth kofliktit të interesit në përfshirjen e kësaj historie energjie, gjatë kohës së mandatit në Tiranë, ku episode kritike nga Irani dhe Turqia janë të pazbardhur plotësisht. Ajo u bë dukshëm ballina e suksesit, gjoja ekonomik, duke shpikur nga zëvëndësja e Ramës, zonja Balluku, një emergjencë energjitike, për të mundësuar një kontratë me akuza të forta korruptive të anijeve me emra xhungle.

Në këtë dosje me hartë Shqipëri-Amerikë e Turqi-Iran, dalin emra kompanishë të sanksionuara nga Uashingtoni. Këtu ka vend të pyesësh çdo autoritet ligjor, politik e diplomatik, se përse Struktura e Posaçme u soll ndaj këtij skandali kaq madhor, në mënyrë të përveçme, duke u heshtur?! Balluku ka mjaft dosje ku gjendet e përmendur dhe prokurorët mezi çapiten për verifikime e veprime. Helbete ka prej tyre në gjykata e prokurori, ku nderet e motrës komisionere e drejtuese në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, në procesin e rivlerësimit, janë mbajtur shënim. Ndaj, njëra dorë lanë karrigen e të dyja bashkë groposin dosjet. Kulmin, tigreshë Kim e bëri në vendin tonë kur turfulloi në oborrin e PD, se do hahej atë ditë e këndej vetëm bar, nëse nuk veprohej sipas oreksit të Ramës. Me kthimin në Amerikë e nën administratën Trump, u bë një trashëgimi e rracës së tigrit.

Këtu urdhëronte prokurorë e gjyqtarë të merrnin vendimet siç nuk thonin provat. Sulmi ndaj logos së PD për ta mbajtur dhunshëm paligjshmërisht aty ku donte shefi i saj, vëllezërit e Aleksit në Tiranë, Edi dhe Erion, ishin teprim pa shkak. Charls McGonigal është një tjetër mesele korruptive me sekrete të shumta penale, ku ambasadorja ka shpjegime për të dhënë për eprorët e drejtësinë e vendit të saj.

Ndërsa Balluku si minsitre e linjës dhe zëvëndëse e Ramës, është ekzekutorja e bindur e këtij projekti korruptiv, ku mbi 100 milionë euro të taksave tona, kanë dalë nga buxheti drejt arkave të Tigrave. Por nuk është vetëm kaq. Pjesa turke dhe iraniane e kësaj dosjeje, ngarkon me kosto mosveprimi strukturën e Posaçme, e cila krenohej me dekorata, ndërsa urdhëruesit përlanin miliona me lopata.

E siç dihet, çdo perandori është shumë e fortë, deri dhjetë minuta para shembjes. Tigrat nisën punësimet e maceve si shpërblim i kontributit në bërjen e kontratave. Macet nuk kanë pasaporta shtetesh, janë gjithkund njëlloj. Prokuroria nën një tjetër orkestër qëndrimesh amerikane, mund të zgjohet para dimrit edhe për këtë ngjarje të madhe korruptive, qeveritare e diplomatike.

Etiketa: anijet gjeneratoreBelinda BallukuEdi RamatigratYuri Kim

Lajme të lidhura

Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Piktori do të lërë emër në histori, por si ‘kreu i qelbësirave’ dhe antishqiptar i përbetuar!

09:59 - 10/10/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Piktori nuk e ndërtoi Shqipërinë me budallenjtë dhe hajdutët e tij, por e rrënoi atë

09:21 - 05/10/26
Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën
OP-ED

Dy Edi Ramat në New York dhe raporti i sikletshëm me të tashmen e të shkuarën

09:57 - 29/09/26
Para
Diella shfaqet me 6 gishta/ Video virale e ‘ministres’, në mesazhin e saj për publikun

Diella shfaqet me 6 gishta/ Video virale e ‘ministres’, në mesazhin e saj për publikun

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sherr dhe flakadanë para derbit të kryeqytetit, përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës
Breaking Views

Sherr dhe flakadanë para derbit të kryeqytetit, përplasen tifozët e Partizanit dhe Tiranës

13:59 - 11/10/26

Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës ka nisur me incidente, edhe para se skuadrat të zbresin në fushë. Tifozë...

Lexo më shumë
Momente paniku në fluturimin Tiranë–Napoli, avioni qëndron 20 minuta mes stuhisë dhe rrufeve

Momente paniku në fluturimin Tiranë–Napoli, avioni qëndron 20 minuta mes stuhisë dhe rrufeve

13:32 - 11/10/26
Akstivisti Lush Susaj: Kjo është protesta e shpëtimit të popullit

Akstivisti Lush Susaj: Kjo është protesta e shpëtimit të popullit

13:00 - 11/10/26
I dënuar me 50 vite burg për 3 vrasje në Shkodër, kapet në Nju-Jork i kërkuari prej 25 vitesh

I dënuar me 50 vite burg për 3 vrasje në Shkodër, kapet në Nju-Jork i kërkuari prej 25 vitesh

12:54 - 11/10/26
Shqiptari futet me makinë në lokal në Selanik, plagosen tre persona (VIDEO)

Shqiptari futet me makinë në lokal në Selanik, plagosen tre persona (VIDEO)

12:48 - 11/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com