GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dekreti i zgjedhjeve, flet juristi Jordan Daci: Presidenti Begaj ka konsumuar një shkelje të rëndë kushtetuese

19:15 - 01/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Dekreti i zgjedhjeve, flet juristi Jordan Daci: Presidenti Begaj ka konsumuar një shkelje të rëndë kushtetuese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ditë pas ankimimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në Gjykatën Kushtetuese ndaj vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij, Presidenti Bajram Begaj dekretoi të mërkurën mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në 6 bashki të vendit më 9 nëntor. Vendimi i Kreut të Shtetit ka shkaktuar reagime të forta në politikë dhe në fushën juridike.

Juristi Jordan Daci, në një lidhje direkte për Klan News, e cilësoi dekretin e Presidentit si një akt antikushtetues. Sipas tij, Begaj ka anashkaluar autoritetin e Gjykatës Kushtetuese, e cila është institucioni i vetëm që mund të shqyrtojë ankimime të tilla.

“Unë e shoh si një kronikë të paralajmëruar, por gjithsesi jo kushtetuese për arsye shumë të thjeshta, sepse jo më larg se dje reagoi Gjykata Kushtetuese. Është më se e qartë se ankimimi bëhet vetëm në Gjykatën Kushtetuese. Arsyetimi i presidentit është tepër foshnjor dhe nuk qëndron aspak në aspektin juridik,” u shpreh Daci.

Ai theksoi se një president serioz duhet të kishte zgjedhur të priste vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe jo të ndërmerrte një hap që, sipas tij, sjell pasoja të pariparueshme për rendin kushtetues.

“Një president më mirë zgjedh t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese sesa të zgjedhë të shkelë Kushtetutën në mënyrë të shpejtë,” tha ai.

Daci tha gjithashtu se Gjykata Kushtetuese mund të ndërhyjë për të pezulluar organizimin e zgjedhjeve deri në shqyrtimin e ankimit të paraqitur nga Veliaj.

“Nëse kjo ndodh, atëherë presidenti nuk ka më asnjë mburojë juridike përpara asaj që ka bërë, sepse praktikisht ka konsumuar një shkelje të rëndë kushtetuese.”

Ky zhvillim pritet të thellojë më tej tensionin politik mes mazhorancës dhe opozitës, ndërkohë që mbajtja ose pezullimi i zgjedhjeve të shpallura më 9 nëntor mbetet tashmë në dorën e Gjykatës Kushtetuese.

Lajme të lidhura

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni
Breaking Views

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26
Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët
Breaking Views

Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

22:21 - 19/02/26
Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll
Breaking Views

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Para
Vajza 16-vjeçe hidhet nga pallati në Tiranë dhe ndërron jetë

Vajza 16-vjeçe hidhet nga pallati në Tiranë dhe ndërron jetë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni
Breaking Views

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26

Sot në orën 18:45 u luajtën katër ndeshje të vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, dhe rezultatet surprizuese...

Lexo më shumë
Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

22:21 - 19/02/26
Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

20:46 - 19/02/26
Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com