GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali me fondet e IPARD/ Bardhi: 38 milionë euro për bujqësinë përfunduan për hotele dhe resorte

14:02 - 02/10/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali me fondet e IPARD/ Bardhi: 38 milionë euro për bujqësinë përfunduan për hotele dhe resorte
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Koordinatorja e departamenteve në Partinë Demokratike, Silvi Bardhi deklaroi në një dalje për median se “shqiptarët panë se si fondet e IPARD kanë përfunduar për ngritje hotelesh dhe restorantesh, në vend që të shkonin për ndërtimin e serave apo stallave të bagëtive.

“38 milionë euro për bujqësinë përfunduan për hotele dhe resorte tek klientët e Ramës, ndërkohë që Fermerët u tallën dhe u braktisën’”, tha ajo.

Deklarata e PD-së:

Të dhënat e bëra publike dje në emisionin “Plug”, treguan edhe një herë hajdutërinë e “qeverisë Rama” nga inceneratorët te rrugët e deri te ‘bagëti e bujqësi’ . Shqiptarët panë se si 38 milionë euro, nga 93 të akorduar nga Bashkimi Europian në mbështetje të bujqësisë shqiptare, u kanalizuan drejtpërdrejt tek grupet kriminale të narkotrafikut, duke braktisur dhe tallur qindra mijëra bujq të vendit.

Shqiptarët panë se si fondet e IPARD kanë përfunduar për ngritje hotelesh dhe restorantesh, në vend që të shkonin për ndërtimin e serave apo stallave të bagëtive.

Në vend të tyre, Frida Krifca, ish-ministre e Bujqësisë, me urdhër të Edi Ramës, ka vendosur të “ndihmojë”: Petrit Çela, babai i kapobandës Suel Çela, ka përfituar nga programet kombëtare rreth 150 mijë euro për ndërtimin e tregut në Elbasan.

Manjola Haskën, motra e deputetit socialist të Tepelenës, Tërmet Peçi, ka përfituar 225 mijë euro nga IPARD për të ndërtuar “Agro Turizëm Rexhini”. Petrit Tare, ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës, një emër i lidhur ngushtë me Niko Peleshin, ka përfituar 251 mijë euro për ndërtimin e “Bloom Fruits”.

Sokol Tusha, vëllai i Taulant Tushës, ish-krahut të djathtë të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës, i arrestuar për aferën e inceneratorit të Sharrës dhe dosjen “5D”, ka përfituar 196 mijë euro. Loreta Tozaj, ish-drejtoresha e Kadastrës Vlorë, ka përfituar 82 mijë euro. Fredi Kokoneshi, ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës, përmes bashkëshortes së tij, Eriona Kokoneshi, ka përfituar 44 mijë euro fonde nga IPARD për ndërtimin e një kantine vere.

Dashamir Peza, i njohur si mik i Kryeministrit Edi Rama, është gjithashtu përfitues i fondeve IPARD me një shumë prej 225 mijë eurosh. Alban Berisha, kunati i Saimir Tahirit, në dy raste ka përfituar një shumë prej gati 170 mijë eurosh. Elton Bualli, ish-administratori i inceneratorit të Sharrës, njeriu që bënte propagandën e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit në aferën e djegësave, ka përfituar plot 310 mijë euro për ndërtimin e një sere me fondet e IPARD, pikërisht në landfillin e Sharrës në Tiranë.

Ky skandal jo vetëm që tregon shumë mbi mënyrën se si qeveriset vendi, por është edhe një njollë turpi në marrëdhëniet me Bashkimin Europian, vend në të cilin aspirojmë të anëtarësohemi dhe i cili ka hapur një hetim për këtë çështje. Në fakt, ky skandal duhej të kishte alarmuar të gjitha institucionet ligjzbatuese të këtij vendi, por po tentohet të kalohet në heshtje nga ana e tyre, si të gjitha skandalet e tjera që çojnë drejtpërdrejt tek Edi Rama. Duket qartë se SPAK vepron vetëm në rastet kur është i sigurt se shefi i tij nuk preket.

Ky skandal duhet të jete alarm edhe për BE, për të kuptuar se sado kapitujë ta hapë Edi Rama, pa mbyllur kapitullin e korrupsionit në kurriz ta taksapaguesve shqiptarë dhe europianë, Shqipëria nuk hyn dot në Europë. Partia Demokratike do të përdorë të gjitha mjetet ligjore që garanton ligji për zbardhjen e kësaj afere dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë të autorëve të vërtetë.

 

Etiketa: fondehoteleipard

Lajme të lidhura

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha
Aktualitet

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Para
Operacioni i SPAK/ Zbardhet vrasja e Edmir Bregut, urdhër-arreste për Astrit Avdylajn dhe ‘Rrumin e Shijakut’ – Detajet

Operacioni i SPAK/ Zbardhet vrasja e Edmir Bregut, urdhër-arreste për Astrit Avdylajn dhe 'Rrumin e Shijakut' - Detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”
Aktualitet

Tragjedia në Durrës/ Babai: “Do t’i falja po të shpëtonte… tani pres vetëm drejtësi”

14:03 - 05/12/25

Adem Boba, babai i 15-vjeçarit që ndërroi jetë pas një sherri me thikë të ndodhur mes adoleshentëve, disa ditë më...

Lexo më shumë
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

Vrasja e Mondi Mëhallës në Elbasan/ Lihet në burg ortaku Xhino Ago dhe roja Kujtim Pisha

13:38 - 05/12/25
Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

Aksident në hyrje të Vlorës, dy të plagosur

13:32 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com