GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha me Presidentin e PACE, Roussopoulos: Shqetësime të thella për gjendjen në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha me Presidentin e PACE, Roussopoulos: Shqetësime të thella për gjendjen në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Theodoros Roussopoulos. Në takim, Berisha ka paraqitur një sërë akuzash të rënda, duke e cilësuar qeverisjen e kryeministrit Edi Rama si një “narkodiktaturë” që ka shkaktuar pasoja dramatike në shtetin ligjor dhe ekonomi.

Pas shprehjes së mirënjohjes për mbështetjen e Asamblesë ndaj aspiratave evropiane të Shqipërisë, Berisha ngriti shqetësime thelbësore lidhur me situatën aktuale në vend, sipas një njoftimi nga zyra e shtypit pranë PD.

Gjatë takimit, Berisha theksoi se Shqipëria është shndërruar në “të vetmin narco-shtet në Evropë”, ku krimi i organizuar dhe korrupsioni politik ushqehen nga trafiku i drogës. Sipas tij, ky bashkëpunim i qeverisë me kartelet kriminale ka shkatërruar themelet e shtetit.

Një nga çështjet kryesore të ngritura ishte shpopullimi masiv. Duke iu referuar të dhënave të Eurostat, Berisha pohoi se Shqipëria ka humbur mbi 1.099 milionë qytetarë vetëm drejt zonës Shengen në 10 vitet e fundit, duke paralajmëruar për një “kolaps demografik të pakthyeshëm”. Ai ia vuri këtë mungesës së shpresës, pasigurisë dhe mundësive për të rinjtë dhe profesionistët.

Berisha foli gjithashtu për dëmet ekonomike, duke deklaruar se “narkoeurot” që futen në vend me sasi të mëdha kanë shkaktuar një zhvlerësim të madh të monedhës vendase, e cila ka dëmtuar eksportet, prodhimin industrial e bujqësor dhe turizmin. Si dëshmi e pastrimit të parave të drogës, ai theksoi se ndërtimi në Shqipëri është 300% më i lartë se mesatarja e BE-së, ndërsa çmimet e apartamenteve vetëm rriten.

Lidhur me procesin zgjedhor, Berisha shprehu shqetësim për atë që ai e quajti “farsë zgjedhore parlamentare e vitit 2025”. Ai pohoi se kandidatë të Partisë Socialiste me lidhje të provuara me krimin rezultuan më të votuarit, ndërkohë që policia lobonte dhe shantazhonte për ndryshimin e raportit preliminar të OSBE/ODIHR-it.

Një pikë tjetër në diskutim ishte refuzimi i qeverisë për të zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Berisha tha se ky refuzim “i hapur e flagrant” konfirmon se pushteti gjyqësor në Shqipëri është thjesht formal. Si një provokim skandaloz, ai përmendi emërimin e znj. Olta Xhaçka në krye të Delegacionit Shqiptar në PACE, pavarësisht vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe opinionit të Komisionit të Venecias kundër saj.

Në fund të takimit, Berisha i bëri thirrje Asamblesë dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare që të rrisin vëmendjen ndaj “narkoregjimit autokratik” në Shqipëri, duke kërkuar mbështetje për rikthimin e demokracisë dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme. Presidenti Roussopoulos rikonfirmoi angazhimin e PACE ndaj vlerave demokratike dhe shprehu gatishmërinë për të ndjekur nga afër çështjet e ngritura.

Etiketa: berishaPDSali Berisha

Lajme të lidhura

Pas largimit të deputetes, PS mbledh nesër Kryesinë dhe grupin parlamentar
Breaking Views

Pas largimit të deputetes, PS mbledh nesër Kryesinë dhe grupin parlamentar

22:57 - 14/06/26
Tensione dhe përplasje fizike gjatë protestës, të rinj të maskuar në turmë
Breaking Views

Tensione dhe përplasje fizike gjatë protestës, të rinj të maskuar në turmë

22:38 - 14/06/26
A do ta sekuestrojë SPAK hotelin e Granit Pepnikajt në Dhërmi?! E bleu 5.5 milionë euro
Aktualitet

A do ta sekuestrojë SPAK hotelin e Granit Pepnikajt në Dhërmi?! E bleu 5.5 milionë euro

21:57 - 14/06/26
Para
Lobimi në Bruksel/ Shqiponja, mamaja e Erion Veliajt i dërgon letër portalit “EU Reporter”

Gjykatën e Lartë rrëzon Veliajn, ish kryebashkiaku mbetet në burg

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas largimit të deputetes, PS mbledh nesër Kryesinë dhe grupin parlamentar
Breaking Views

Pas largimit të deputetes, PS mbledh nesër Kryesinë dhe grupin parlamentar

22:57 - 14/06/26

Partia Socialiste do të zhvillojë nesër një seri mbledhjesh të rëndësishme, në një moment të ngarkuar politik pas zhvillimeve të...

Lexo më shumë
Tensione dhe përplasje fizike gjatë protestës, të rinj të maskuar në turmë

Tensione dhe përplasje fizike gjatë protestës, të rinj të maskuar në turmë

22:38 - 14/06/26
A do ta sekuestrojë SPAK hotelin e Granit Pepnikajt në Dhërmi?! E bleu 5.5 milionë euro

A do ta sekuestrojë SPAK hotelin e Granit Pepnikajt në Dhërmi?! E bleu 5.5 milionë euro

21:57 - 14/06/26
Formacionet Zyrtare/ Ja si rreshtohen skuadrat në sfidën Holandë-Japoni

Formacionet Zyrtare/ Ja si rreshtohen skuadrat në sfidën Holandë-Japoni

21:49 - 14/06/26
Koçeku njoftoi largimin nga PS/ Protestuesit-deputetes: Bashkohu me ne në shesh!

Koçeku njoftoi largimin nga PS/ Protestuesit-deputetes: Bashkohu me ne në shesh!

20:24 - 14/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetcratosroyalbet girişGrandpashabet destekgrandpashabet girişcasibomjojobetjojobet girişcasibom girişgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabet