GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Rubin: Haga duhet të bëjë gjënë e duhur, t’i shpallë të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Rubin: Haga duhet të bëjë gjënë e duhur, t’i shpallë të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-zëvendësndihmësi i Sekretarit të Shtetit amerikan, James Rubin i cili ishte dëshmitar i mbrojtjes së Hashim Thaçit në Hagë, ka përsëritur deklaratën e tij se ish-presidenti Hashim Thaçi nuk kishte rol kyç në vendimmarrjet e UÇK-së.

Rubin këtë deklaratë e bëri në një intervistë për gazetaren e njohur, Christiane Amanpour.

Ish-diplomati amerikan tha se nga pyetjet e gjyqtarëve kishte përshtypjen se ata ishin të anshëm dhe se ata veçse kishin marrë vendim kundër ish-krerëve të UÇK-së.

“Nuk është e vërtetë që gjithë shqiptarët urrejnë serbët dhe të gjithë serbët urrejnë shqiptarët, shumica e shqiptarëve dhe serbëve do donin të jetonin në paqe me njëri-tjetrin. Ky gjyq po fajëson liderët e UÇK-së për gjërat që ata nuk i kishin nën kontroll. Ishte e qartë se Thaçi si një djalë i ri në atë kohë, nuk kishte kontroll mbi asgjë. Dëshmova për tri ditë, por më duhet të them gjyqtarët më parashtronin pyetje që dukeshin shumë të anëshme. Prokurorët duhet ta ndërtojnë rastin, mbrojtja ndërton rastin, gjyqtarët supozohet të mbledhin provat që të ulen dhe të marrin vendimin, por nga pyetjet që mora nga disa gjyqëtar kisha ndjenjën se ata tashmë vetëm kishin vendosur”, tha Rubin.

Rubin tha se Gjykata në Hagë duhet të bëjë gjënë e duhur dhe të lirojë ish-liderët e UÇK-së.

“Ky tribunal duhet të bëjë gjënë e duhur, t’i shpallë ata të pafajshëm. Pastaj SHBA dhe Europa duhet të ulen me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë dhe ta zgjidhin këtë problem. Nuk ka arsye pse Ballkani të ketë rrezikun që lufta të fillojë përsëri, ky është problem që mund të zgjidhet me përkrahje të liderëve ndërkombëtarë”, tha tutje Rubin.

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin në Hagë tha që Hashim Thaçi nuk ishte në gjendje që të nënshkruante, sepse delegacioni shqiptar i pranishëm në Rambuje duhet që të konsultohej me komandantët në Kosovë.

Dëshmia e James Rubin është në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai ka treguar para trupit gjykues se gjatë periudhës 1997-2000 ka shërbyer si ndihmëssekretar i Shtetit për çështjet publike dhe si zëdhënësi kryesor që ka raportuar drejtpërsëdrejti përpara sekretares së Shtetit, Madeleine Albright.

Etiketa: hagaJames Rubin

Lajme të lidhura

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Kosovë & Rajon

Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit të Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

10:55 - 25/09/26
“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!
Aktualitet

“Jo në emrin tim”/ Diaspora shqiptare në SHBA proteston para OKB-së në New York: Lironi heronjtë tanë!

21:41 - 23/09/26
Kaja Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin në New York, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi
Kosovë & Rajon

Kaja Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin në New York, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi

15:11 - 23/09/26
Para
Kapet taksia me drogë në Tiranë, pranga shoferit

Kapet taksia me drogë në Tiranë, pranga shoferit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur
Aktualitet

Nga Balluku te AKSHI dhe SHISH, DW: SPAK po lufton korrupsionin, por pasi ai ka ndodhur

09:02 - 30/09/26

Më 22 shtator, drejtorja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ndodhej në Baku të Azerbajxhanit, në një konferencë ndërkombëtare...

Lexo më shumë
Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

08:50 - 30/09/26
Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

08:45 - 30/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com