GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Miftar Dauti e mbulon me 1.3 miliard lekë Zani Zogën, që u kap nga SPAK në korrupsion

15:10 - 03/10/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Miftar Dauti e mbulon me 1.3 miliard lekë Zani Zogën, që u kap nga SPAK në korrupsion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Sejdi Dida” do të sistemohen në një shkollë tjetër për 1 vit rresht, duke vuajtur pasojat e korrupsionit në Bashkinë Has. Shkolla që është nga më të bukurat dhe në gjendje të mirë kalon në rikonstruksion të plotë me kërkesën e bashkisë. Projekti i rikonstruksionit kushton 1.3 miliardë lekë që do të xhirohen në llogarinë e një biznesmeni të sprovuar në korrupsionin me tenderat.

Në dokumentet e tenderit gjetëm disa rreshta mbi të cilat justifikohet projekti 1.3 miliardë lekë. “Konstatohet se objekti që po trajtojmë në këtë raport teknik është “Rikonstruksioni i shkollës 9-vjecare “Sejdi Dida”, qyteti Krumë, Has”, e cila ka shumë vite që është ndërtuar dhe duke filluar nga viti i ndërtimit dhe deri më sot është rikonstruktuar shumë pak, kështu që gjendja aktuale e këtij objekti kërkon rikonstruktim të menjëhershëm.

Godina është e ndarë në katër kate. Çdo ambient në secilin kat ka nevojë për ndërhyrje të cila do të fillojnë që nga rregullimet për fasadën e brendshme, nevoja për rehabilitimin e elementëve si tavani, pllaka, dyer, dritare e jo vetëm”.

Por fotot tradhtojnë idenë e bashkisë, sepse shkolla duket për mrekulli.

Këto foto të bukura janë shkrepur nga vetë organizatorët e tenderit. Lexuesi ka mundësinë ta gjykojë vetë gjendjen aktuale të shkollës. Sigurisht që mund të ketë pasur nevojë për mirëmbajtje rutinë, por kjo shkollë nuk meriton të shqepet nga e para vetëm se janë në lojë këto fonde.

Kur u ndërtua objekti? Në arkivë gjetëm se shkolla është inauguruar më 25 shtator 2012. Ishte një investim 1,7 miliardë lekë dhe ka një kapacitet prej 1100 nxënësish, 24 klasa, laborator të informatikës, bibliotekë, sallë mësuesish, mjedise sportive dhe të gjitha mjediset ndihmëse.

Para katër vjetëve shkolla është rikonstruktuar. Kjo është pamja e shkollës pas ndërhyrjes, më 21 shtator  2021.

Tenderi me flamur korrupsioni

Tenderi i firmosur nga kryetari i Bashkisë Has, Miftar Dauti, ka si objekt “Rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Sejdi Dida”, Krumë”. Punimet janë përllogaritur të kushtojnë një fond limit prej 125 968 569,00 lekësh pa TVSH. Kur të shtohet TVSH kontrata pritet të ketë vlerë më të lartë.

Këto janë lekë të taksapaguesve shqiptarë të cilat Bashkia Has i përfituar duke aplikuar me këtë projekt në Ministrinë e Arsimit.

Ky tender është anuluar një herë dhe më pas është mbajtur me shpejtësi rrufe. Konkretisht prokurimi u njoftua për herë të parë më 13 gusht 2025 dhe duhej të mbahej më 29 gusht. Pas anulimit është mbajtur më 3 shtator 2025. Ndërsa më 25 shtator 2025 është shpallur fituesi.

Në këtë tender kanë aplikuar 4 operatorë ekonomikë, por nuk ka pasur konkurrim për shkak të skualifikimeve. Kryebashkiaku Dauti ka favorizuar kompaninë e Zani Zogës dhe duket qartë në vlerësimin e ofertave.

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu e klasifikuar tenderin Open Data Albania. Për shkeljet e kryera, procedura është shënuar me “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

Operator Ekonomik Kontraktues “2Z KONSTRUKSION” sh.p.k  dhe “ASI – 2A CO” sh.p.k fitoi me ofertën 119 780 675,00 lekë pa TVSH, ndërkohë që kishte propozime më ekonomike. Në këtë bashkim kompanish pjesën kryesore e mban firma e Zani Zogës “2Z Konstruksion” shpk me 89.66% dhe pjesët tjetër subjekti me pronar Astrit Gjikondajn.

Mes ofertave të skualifikuara na tërhoqi vëmendjen propozimi i “XHAST” SHPK & “BE – IS” SH.P.K me vlerë 115,865,692 Leke pa t.v.sh. Gjithsesi, qëllimi i këtyre komisioneve nuk është kursejnë buxhetin, por të kryejnë sa më mirë porositë e kryebashkiakëve. Në këtë rast, komisioni i ka hyrë me themel dokumenteve të ofertës më të ulët për të gjetur sa më shumë kleçka për ta skualifikuar.

Po sjellim si shembull një argument të paraqitur për eliminimin e ofertës së kompanisë “Xhast”, që jo vetëm nuk të bind, por të habit:

“Operatorët ekonomike kane bërë ndërhyrje në preventivin e prokuruar nga autoriteti kontraktor, duke ndryshuar sasitë e prokuruara, konkretisht, për zërin e punimeve F.V Hidrante etj. nga 6 copë të prokuruara nga autoriteti kontraktor janë deklaruar 140 copë për tu realizuar nga shoqëria Xhast sh.p.k. Gjithashtu, për zerin e punimeve F.V Armafleks për tubo çeliku pategel Ø 1″ x 9 mm, i veshur me fletë PVC, shoqeria Xhast sh.p.k. ka deklaruar se do të realizojë 130 copë, kurse autoriteti kontraktor ka prokuruar 122 copë. etj. Pra, oferta ekonomike e nuk plotëson kriteret për ligjshmërinë dhe vlefshmërinë e saj”. Ku qëndron problemi? Ky është një lapsus që në rillogaritje e ul akoma më shumë vlerën e ofertës!

Korrupsion dhe punime me cilësi të dobët!

Kryebashkiaku Dauti ia ka dhënë kontratën biznesmenit që merr paratë dhe nuk kryen punë me cilësi. Për më tepër është vërtetuar se ka dhënë ryshfet për të marrë tendera.

Ja çfarë ndodhu në Kallarat të Himarës në vitin 2021. Reshjet e shiut morën përpara urën e fshatit që ishte e rikonstruktuar vetëm 3 vite më parë.

Prurjet e lumit Shushicë kishin gërryer njërën këmbë të urës e për pasojë ajo u mbulua nga uji, duke izoluar plotësisht banorët e kësaj zone. Denoncimi është bërë dhe nga deputeti Arbi Agalliu, i cili thoshte se kjo urë, ishte ndërtuar para 3 vitesh dhe banorët e saj kishin mbetur të izoluar për shkak të abuzimit që bëhet me ndërtimin e këtyre veprave publike.

Duke iu referuar edhe dokumenteve, tenderi me objekt  ‘Rikonstruksioni i urës së varur të fshatit Kallarat’ i zhvilluar në tetor të vitit 2018 rezulton në listën e procedurave me “flamur të kuq” me shënimin mungesë konkurrence.

Kjo pasi në tender ka marrë pjesë vetëm një operator ekonomik, i cili është shpallur automatikisht dhe fitues për rikonstruksionin e urës.

Kontrata është fituar nga operatori ‘2Z KONSTRUKSION SHPK’ me administrator shtetasin Zani Zoga.

Ndërsa para 2 vitesh, Gjykata ka lënë në burg Joana Duron dhe Laura Sheton, sepse sipas SPAK, Joana Duro ka marrë 330 mijë lekë ryshfet nga operatori ekonomik për ta shpallur fitues të tenderit. Në njoftim thuhet se lekët u dhanë nga shtetasja Laura Sheto. Tenderi për të cilin e akuzon SPAK-u ka patur një fond limit prej 51 146 571 lekë pa TVSH dhe në garë kanë qenë 11 operatorë ekonomik.

Fitues është shpallur bashkimi i dy kompanive “2Z KONSTRUKSION” shpk me administrator Zani Zoga dhe “I.C.C GROUP” shpk me administrator Eduart Zoi, të cilët kanë ofruar 40 444 769 lekë pa TVSH.

Joana Duro dhe Laureta Sheto akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.

Nga këto dy shembuj kuptohet pse kryebashkiaku Dauti ka preferuar t’ia japë kontratën kompanisë së Zani Zogës.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Miftar DautitenderZani Zoga

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Tentoi të fshehë provat e ndalimit të vëllait të tij, AMP ndëshkon policin

Polici shiste drogë te Blloku i Sigurisë, arrestohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com