GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Hakerët e Koresë së Veriut vodhën 400 milionë dollarë kriptomonedha në 2021

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Hakerët e Koresë së Veriut vodhën 400 milionë dollarë kriptomonedha në 2021
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hakerët e Koresë së Veriut vodhën pothuajse 400 milionë dollarë asete dixhitale në të paktën shtatë sulme në platformat e kriptomonedhave vitin e kaluar, sipas një raporti. Kompania “Chainalysis” tha se ishte një nga vitet më të suksesshme të regjistruara për kriminelët kibernetikë në shtetin e mbyllur të Azisë Lindore. Sulmet kishin në shënjestër kryesisht firmat e investimeve dhe shkëmbimet e centralizuara.

Koreja e Veriut ka mohuar në mënyrë rutinore të jetë përfshirë në sulme hakerimi që i atribuohen atyre. “Nga viti 2020 deri në 2021, numri i hakimeve të lidhura me Korenë e Veriut u rrit nga katër në shtatë dhe vlera e nxjerrë nga këto hakime u rrit me 40%,” tha “Chainalysis” në një raport. Hakerat përdorën një sërë teknikash, për të hequr fondet nga kuletat “e nxehta” të organizatave dhe më pas i zhvendosën ato në adresat e kontrolluara nga Koreja e Veriut, tha kompania.

Kuletat e nxehta të kriptomonedhave janë të lidhura me internetin dhe rrjetin e kriptomonedhave dhe kështu janë të prekshme ndaj hakerimit. Ato përdoren për të dërguar dhe marrë kriptovaluta dhe i lejojnë përdoruesit të shikojnë sa token kanë. Shumë ekspertë rekomandojnë lëvizjen e sasive të mëdha të kriptomonedhave që nuk nevojiten çdo ditë në kuletat “e ftohta”, të cilat janë të shkëputura nga interneti më i gjerë.

“Chainalysis” tha se ka të ngjarë që shumë nga sulmet e vitit të kaluar të jenë kryer nga i ashtuquajturi “Grupi Lazarus” që është një grup hakerimi i sanksionuar nga SHBA, i cili besohet se kontrollohet nga byroja kryesore e inteligjencës së Koresë së Veriut. “Grupi Lazarus” është akuzuar më parë për përfshirje në sulmet kibernetike, hakerimit të llogarive bankare dhe sulmeve kibernetike ndaj “Sony Pictures” në vitin 2014.

Koreja e Veriut pasi fitoi kujdestarinë e fondeve filloi një proces të kujdesshëm të pastrimi të parave thuhet në raportin mbi sulmet kibernetike të vitit të kaluar. Një panel i Kombeve të Bashkuara që monitoron sanksionet ndaj Koresë së Veriut ka akuzuar Phenianin për përdorimin e fondeve të vjedhura për të mbështetur programet e tij bërthamore dhe raketore balistike, si një mënyrë për të shmangur sanksionet ndërkombëtare.

Etiketa: Kore e Veriutkriptomonedha

Lajme të lidhura

Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë
Botë

Protesta masive në Spanjë për krizën e strehimit, mijëra qytetarë në rrugë

09:10 - 04/10/26
Dështoi ekzekutimi me injeksion i të dënuarës në SHBA, jep dorëheqjen kreu i burgjeve
Botë

Dështoi ekzekutimi me injeksion i të dënuarës në SHBA, jep dorëheqjen kreu i burgjeve

08:17 - 04/10/26
Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë
Aktualitet

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem, do rikthej përkrenaren e Skënderbeut në Krujë

15:10 - 03/10/26
Para
Temperatura deri në -6 gradë dhe ngrica, si parashikohet moti për sot

Acari mbërthen vendin, Moti për sot

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhjet lokale, PD kërkon rikthimin e balotazhit dhe lista të hapura
Aktualitet

Zgjedhjet lokale, PD kërkon rikthimin e balotazhit dhe lista të hapura

16:42 - 04/10/26

Demokratët kërkojnë rikthimin e balotazhit për zgjedhjen e kryetarëve të Bashkive. Një model i tillë parashikon që kryebashkiaku të zgjidhet...

Lexo më shumë
E rëndë në Greqi, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident

E rëndë në Greqi, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident

16:26 - 04/10/26
Shqipëri-San Marino / Kombëtarja përgatitet për ndeshjen e 6 tetorit, ka ndryshime në listë

Shqipëri-San Marino / Kombëtarja përgatitet për ndeshjen e 6 tetorit, ka ndryshime në listë

15:30 - 04/10/26
Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

Armë dhe municion luftarak në makinë, pranga 38-vjeçarit në Tiranë

14:42 - 04/10/26
Gjyqi për Ajola Xoxën, caktohet data e seancës për shqyrtimin e ankimit

Gjyqi për Ajola Xoxën, caktohet data e seancës për shqyrtimin e ankimit

14:01 - 04/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com