GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Bardhi: Vetëgjyqësia s’ka vend në një shoqëri demokratike, ngjarja më e rëndë në 35 vite demokraci

17:06 - 06/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Bardhi: Vetëgjyqësia s’ka vend në një shoqëri demokratike, ngjarja më e rëndë në 35 vite demokraci
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vrasjes tronditëse të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u ekzekutua në ambjentet e Gjykatës së Apelit. Bardhi e cilëson ngjarjen si më të rëndën në 35 vite demokraci dhe kërkon dorëheqjen e dy ministrave përgjegjës.

“Ngjarja kriminale që ndodhi në Gjykatën e Apelit, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja, është prej atyre që të lënë pa fjalë. Një akt i pashoq që trondit themelet e sistemit të drejtësisë dhe të rendit demokratik,” – tha Bardhi në një deklaratë për mediat.

Duke shprehur ngushëllime familjes së gjyqtarit dhe komunitetit të juristëve, Bardhi bëri thirrje për dënim maksimal ndaj autorit të ngjarjes. Ai paralajmëroi se vetëgjyqësia, e nxitur sipas tij nga sulmet e Kryeministrit ndaj sistemit të drejtësisë, po rrezikon sigurinë e institucioneve.

“Vetëgjyqësia ndaj vendimeve gjyqësore, që ka nisur me sulmet e hapura të Kryeministrit ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve për vendime që nuk i pëlqejnë, nuk ka vend në një shoqëri demokratike. Nxitja për vetëgjyqësi është po aq e dënueshme sa edhe vrasja e një gjyqtari në krye të detyrës,” – u shpreh Bardhi.

Sipas tij, kjo është hera e parë në këto 35 vite që një gjyqtar ekzekutohet në krye të detyrës vetëm sepse zbatoi ligjin dhe ndërmori një vendim sipas bindjes së tij profesionale.

Bardhi kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari, dhe Ministres së Brendshme, Albana Koçiu, për dështimin e garantimit të sigurisë së profesionistëve të drejtësisë në ambientet e punës.

“Një gjyqtar apo prokuror nuk mund të cënohet për shkak të ushtrimit të detyrës. Kjo do të pamundësonte funksionimin e drejtësisë së lirë dhe të pavarur,” – deklaroi Bardhi.

Ai përfundoi me një apel për bashkim të shoqërisë dhe institucioneve për të ndëshkuar me forcën e ligjit këtë akt të paprecedentë, që të mos përsëritet më në Shqipëri.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Gjykata e Posaçme pranon gjykimin e shkurtuar për vartësin e Ballukut, ish-drejtorin e ARRSH, Evis Berberin
Aktualitet

Gjykata e Posaçme pranon gjykimin e shkurtuar për vartësin e Ballukut, ish-drejtorin e ARRSH, Evis Berberin

17:13 - 08/04/26
Ilir Meta mbetet në qeli, Kushtetuesja: Nuk shqyrtojmë mënyrën e arrestimit
Breaking Views

Ilir Meta mbetet në qeli, Kushtetuesja: Nuk shqyrtojmë mënyrën e arrestimit

16:40 - 08/04/26
Tragjedi në Itali: Vdes gruaja shqiptare, burri dhe motra mes jetës dhe vdekjes
Aktualitet

Tragjedi në Itali: Vdes gruaja shqiptare, burri dhe motra mes jetës dhe vdekjes

16:00 - 08/04/26
Para
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Bardhi: Vetëgjyqësia s’ka vend në një shoqëri demokratike, ngjarja më e rëndë në 35 vite demokraci

Reagimi i Berishës për vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Akt kriminal që tregon kontrollin e rendit nga krimi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjykata e Posaçme pranon gjykimin e shkurtuar për vartësin e Ballukut, ish-drejtorin e ARRSH, Evis Berberin
Aktualitet

Gjykata e Posaçme pranon gjykimin e shkurtuar për vartësin e Ballukut, ish-drejtorin e ARRSH, Evis Berberin

17:13 - 08/04/26

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi, si dhe të bashkëpandehurve të...

Lexo më shumë
Ilir Meta mbetet në qeli, Kushtetuesja: Nuk shqyrtojmë mënyrën e arrestimit

Ilir Meta mbetet në qeli, Kushtetuesja: Nuk shqyrtojmë mënyrën e arrestimit

16:40 - 08/04/26
Tragjedi në Itali: Vdes gruaja shqiptare, burri dhe motra mes jetës dhe vdekjes

Tragjedi në Itali: Vdes gruaja shqiptare, burri dhe motra mes jetës dhe vdekjes

16:00 - 08/04/26
Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën

Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën

15:32 - 08/04/26
Përfshihet nga zjarri kati i parë i një pallati, panik tek banorët

Përfshihet nga zjarri kati i parë i një pallati, panik tek banorët

15:15 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com