GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ervin Salianji: Vrasja e gjyqtarit në sallën e gjyqit, një dështim i frikshëm i sistemit të sigurisë

17:29 - 06/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Reagimi i OSBE pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja: Sulmet ndaj gjyqtarëve janë sulme ndaj shtetit të së drejtës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar me tone të forta pas vrasjes tronditëse të gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, brenda ambienteve të gjykatës në Tiranë. Ai e cilësoi ngjarjen jo vetëm si një krim të rëndë, por si një dëshmi publike të dështimit të sistemeve shtetërore për të garantuar sigurinë.

“Sot, kur një magjistrat është vrarë brenda mureve të gjykatës, në ambientin që duhet të jetë më i sigurti në republikë, nuk kemi të bëjmë thjesht me një krim të rëndë. Kemi të bëjmë me shfaqjen publike të dobësisë së policisë, protokolleve të sigurisë dhe shpërndarjes së përgjegjësisë brenda shtetit,” – deklaroi Salianji.

Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së gjyqtarit Kalaja dhe të plagosurve, deputeti demokrat tha se ky moment tmerri nuk mund të kalojë pa përgjegjësi institucionale dhe pa veprim të vendosur nga ana e autoriteteve.

Ai e cilësoi dhunën brenda një institucioni të drejtësisë si një goditje të drejtpërdrejtë ndaj themeleve të shtetit ligjor, duke paralajmëruar se ky nuk është një rast i izoluar.

“Sulmet ndaj magjistratëve janë jo vetëm tragjedi për familjet dhe kolegët, por edhe sinjal i qartë që institucionet tona po dështojnë në detyrën më themelore: të sigurojnë rregullin dhe të mbrojnë qytetarin dhe zbatimin e ligjit,” – tha ai.

Salianji rikujtoi se edhe në të kaluarën ka pasur kërcënime dhe sulme ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, që sipas tij kanë kaluar pa ndëshkim dhe kanë krijuar klimën e rrezikut të vazhdueshëm për funksionarët e drejtësisë.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Tjetër “sukses” i qeverisë Rama, Tirana me kostot më të larta të jetesës në Rajon
Aktualitet

Qeveria fiton në kurriz të qytetarëve, rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet shtojnë 14% të ardhurat nga TVSH-ja

08:33 - 22/04/26
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Aktualitet

Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

07:59 - 22/04/26
Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin: Do të zgjasë deri kur…
Botë

Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin: Do të zgjasë deri kur…

23:16 - 21/04/26
Para
Konflikti/ 30-vjeçari vrau gjyqtarin e Apelit, xhaxhai i autorit u denoncua dy vite më parë nga 31 familje në Shkodër

Konflikti/ 30-vjeçari vrau gjyqtarin e Apelit, xhaxhai i autorit u denoncua dy vite më parë nga 31 familje në Shkodër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tjetër “sukses” i qeverisë Rama, Tirana me kostot më të larta të jetesës në Rajon
Aktualitet

Qeveria fiton në kurriz të qytetarëve, rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet shtojnë 14% të ardhurat nga TVSH-ja

08:33 - 22/04/26

Rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet nga kriza e luftës në Iran e kanë ndihmuar qeverinë të rrisë të ardhurat buxhetore...

Lexo më shumë
Prezantohet trajneri Gvozdenovic: Objektivi i Elbasanit është “Final Four”

Gvozdenovic beson te finalja para sfidës me Egnatian: Ndeshja do të jetë e hapur, por do bëjmë maksimumin

08:12 - 22/04/26
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

07:59 - 22/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Prill 2026

07:39 - 22/04/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për sot, 22 Prill 2026

07:36 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com