GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Më mirë të na vriste ne sesa gjyqtarin” – Banorët e godinës ku u përplas Elvis Shkambi reagojnë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

19:59 - 06/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Më mirë të na vriste ne sesa gjyqtarin” – Banorët e godinës ku u përplas Elvis Shkambi reagojnë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

31 familjet që prej dekadash jetojnë në godinën e ish-Shkollës së Rezervave në Shkodër, të përfshira në një proces të gjatë gjyqësor me familjen Shkambi, kanë reaguar për ngjarjen tronditëse të ndodhur në Apelin e Tiranës, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me tre plumba nga Elvis Shkambi, palë në çështje.

Në një deklaratë për mediat, banorët akuzojnë familjen Shkambi për falsifikim të dokumenteve të pronësisë, ndërsa hedhin përgjegjësinë e situatës mbi ish-kryetarin e Bashkisë Shkodër, Lorenc Luka, për të cilin pretendojnë se ka lëshuar vërtetime për privatizim të ndërtesës pa vendim të Këshillit Bashkiak.

“Ngushëllime familjes, na ka ardhur shumë keq. E ka vrarë Lorenc Luka, nuk e ka vrarë shteti, as Shkambi. E ka vrarë Lorenc Luka”, – tha një nga banorët, duke theksuar se vendimet gjyqësore të mëparshme kanë konstatuar mungesën e dokumenteve pronësore të familjes Shkambi dhe falsifikime të pretenduara.

Sipas tyre, Gjon Shkambi, xhaxhai i autorit të vrasjes, kishte shkuar disa kohë më parë i armatosur te godina ku banonin, por policia nuk mori asnjë masë ndëshkuese.

“Gjon Shkambi ka ardhur vjet këtu i armatosur. I kemi thënë policisë, e ka armën në makinë, nuk e kanë çarë kokën. Fajin e ka shteti!”

Një tjetër banor, gjithashtu i prekur nga çështja, tha se bashkia i kishte strehuar ata në objekt dhe më pas ia kishte shitur të njëjtin objekt familjes Shkambi, duke i futur në një kalvar gjyqesh prej 33 vitesh.

“Na ka futur nëpër gjyqe. Kemi qëndruar në tension prej 33 vitesh. Të gjitha fajet i ka shteti. Më mirë të na vriste ne sesa të vriste gjyqtarin pa faj. Shteti na e dha neve, pastaj ia shiti atij.”

Në vitin 2012, kur u firmos kontrata e privatizimit të godinës, kryetar i Bashkisë së Shkodrës ishte Lorenc Luka. Sipas banorëve, ai ka lëshuar një vërtetim në emër të familjes Shkambi pa miratim të Këshillit Bashkiak, gjë që më vonë është konstatuar si problematike edhe në vendime gjyqësore.

Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të premte në Gjykatën e Apelit në Tiranë, kur Elvis Shkambi qëlloi me armë zjarri gjyqtarin Astrit Kalaja, menjëherë pas shpalljes së vendimit në favor të palës kundërshtare. Kalaja humbi jetën nga plagët, ndërsa dy persona të tjerë – babë e bir, gjithashtu pjesë e 31 familjeve – mbetën të plagosur.

Kjo ngjarje ka ngritur alarmin mbi sigurinë në gjykata dhe mungesën e reagimit institucional në çështje të tensionuara me konflikt pronësie.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni
Aktualitet

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
Raporti i KLSH: Mbipopullim dhe kushte të rënda në burgun e Shën Kollit
Aktualitet

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara

20:50 - 06/12/25
‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem
Botë

‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem

20:24 - 06/12/25
Para
Atentati në Apel/ ‘The Guardian’: Dhjetëra mijëra çështje vonohen për vite me radhë

Atentati në Apel/ ‘The Guardian’: Dhjetëra mijëra çështje vonohen për vite me radhë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni
Aktualitet

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, nuk pranoi se e ka nisur këtë lëvizje brenda forcës së tij politike për shkak...

Lexo më shumë
Raporti i KLSH: Mbipopullim dhe kushte të rënda në burgun e Shën Kollit

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara

20:50 - 06/12/25
‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem

‘Krishtlindjet nuk duhen ndaluar’/ Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema në Bethlehem

20:24 - 06/12/25
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25
Pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kombëtares, shiten të gjitha biletat  Andorra –Shqipëri

Emocione dhe netë pa gjumë për tifozët kuqezi në rast kualifikimi të Shqipërisë në Botëror

19:12 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com