GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zbardhet dëshmia e Elvis Shkëmbit: “E mora vendimin, më kapi një mllef, u çova dhe e qëllova”

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Zbardhet dëshmia e Elvis Shkëmbit: “E mora vendimin, më kapi një mllef, u çova dhe e qëllova”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë zbardhur detaje te reja nga dëshmia e parë e Elvis Shkëmbit, autori i dyshuar i vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, ngjarje e ndodhur më 6 tetor në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë dhe që tronditi opinionin publik.

Në deklaratën e dhënë para oficerëve të Policisë Gjyqësore, Elvis Shkëmbi ka rrëfyer se e kishte dëgjuar vetë vendimin e dhënë nga gjyqtari Kalaja dhe më pas ka vepruar nën ndikimin e momentit.

“Dëgjova vendimin e gjyqtarit. Armën e kisha me vete, e mbaja gjithmonë me vete dhe… ashtu e mendova për momentin. U ngrita dhe e qëllova. Më kapi një si mllef.” – ka deklaruar ai para hetuesve.

Dëshmia e Shkëmbit përforcon pistën e vetëgjyqësisë, që po hetohet nga autoritetet si motivi kryesor i atentatit.

Ndërkohë, xhaxhai i tij, Gjon Shkëmbi, i cili ndodhej në sallën e gjyqit në momentin e krimit dhe ishte palë në procesin gjyqësor, deri në këto momente nuk ka dhënë asnjë deklarim për grupin hetimor.

Hetuesit po e konsiderojnë edhe Gjon Shkëmbin si person që mund të ndihmojë në zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes, por ende nuk dihet nëse ai ka refuzuar të flasë apo ndodhet në gjendje shoku pas krimit të rëndë.

Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike të sigurisë nga ambientet e Gjykatës së Apelit, ndërsa po analizohen edhe komunikimet e fundit të autorit, si dhe armët që ai kishte në dispozicion.

Ngjarja ka ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë në ambientet gjyqësore, ndërsa institucionet ligjzbatuese dhe KLGJ kanë nisur rivlerësimin e protokolleve të sigurisë në të gjitha gjykatat e vendit.

Autoritetet pritet të japin më shumë informacion në ditët në vijim, ndërsa autori mbetet nën masën e sigurisë “arrest me burg” dhe pritet të merret sërish në pyetje.

Lajme të lidhura

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator
Aktualitet

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

08:24 - 21/08/26
“Mu sul si një nëpërkë!“ Analisti I njohur denoncon Linda dhe Edi Ramën: Udhëruan shoqërimin tim në polici
Aktualitet

“Mu sul si një nëpërkë!“ Analisti I njohur denoncon Linda dhe Edi Ramën: Udhëruan shoqërimin tim në polici

08:16 - 21/08/26
Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Vetëm të bashkuar mund t’ia dalim!
Aktualitet

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Vetëm të bashkuar mund t’ia dalim!

07:49 - 21/08/26
Para
Vrasja e fundit, vdekja e përgjegjësisë!

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, reagon Ambasada Britanike: Akt i rëndë, të rritet siguria në gjykata

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator
Aktualitet

Kërkojnë naftë pa akcizë dhe subvencione, fermerët paralajmërojnë rikthimin e protestave në shtator

08:24 - 21/08/26

Subvencionet e ulëta në bujqësi dhe blegtori, krahasuar me vendet e rajonit, kostot e larta të prodhimit, mungesa e kanaleve...

Lexo më shumë
“Mu sul si një nëpërkë!“ Analisti I njohur denoncon Linda dhe Edi Ramën: Udhëruan shoqërimin tim në polici

“Mu sul si një nëpërkë!“ Analisti I njohur denoncon Linda dhe Edi Ramën: Udhëruan shoqërimin tim në polici

08:16 - 21/08/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 21 Gusht, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

07:51 - 21/08/26
Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Vetëm të bashkuar mund t’ia dalim!

Protesta nuk ndalet/ Sot dita e 83-të, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë: Vetëm të bashkuar mund t’ia dalim!

07:49 - 21/08/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Gusht 2026

07:39 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com