GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Prokuroria e Apelit pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja: “Një sulm i drejtpërdrejtë ndaj shtetit të së drejtës”

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Bardhi: Vetëgjyqësia s’ka vend në një shoqëri demokratike, ngjarja më e rëndë në 35 vite demokraci
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka reaguar zyrtarisht pas ngjarjes së rëndë që tronditi sistemin e drejtësisë, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra brenda sallës së gjyqit në Tiranë.

Në deklaratën për mediat, trupa e prokurorëve shpreh ngushëllimet më të thella për familjen, të afërmit dhe kolegët e gjyqtarit të ndjerë, duke e cilësuar këtë akt si një sulm të rëndë ndaj shtetit ligjor dhe drejtësisë shqiptare.

“Prokuroria e Apelit, e tronditur nga ngjarja kriminale që solli humbjen e jetës së gjyqtarit Astrit Kalaja, shpreh dhe përcjell ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe kolegët e tij”, thuhet në reagim.

Trupa e prokurorëve dënon me forcë vrasjen, duke theksuar se gjyqtari Kalaja ishte një figurë e respektuar dhe një profesionist i palodhur në shërbim të ligjit dhe qytetarëve.

“Dënojmë çdo akt dhune që cënon figurën e magjistratit, sepse sulmi ndaj tij është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj shtetit të së drejtës”, vijon deklarata.

Prokuroria paralajmëron gjithashtu se kjo ngjarje duhet të shërbejë si një këmbanë alarmi për shoqërinë dhe institucionet, duke nënvizuar rrezikun që vjen nga “gjuha e urrejtjes, denigrimi i figurës së magjistratit dhe mungesa e respektit ndaj drejtësisë”.

Ngjarja e 6 tetorit, ku gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua për vdekje brenda sallës së gjyqit nga i pandehuri Elvis Shkëmbi, ka shkaktuar tronditje të thellë në opinionin publik dhe ka nxitur reagime të forta nga institucionet e drejtësisë dhe komuniteti ndërkombëtar.

Lajme të lidhura

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni
Aktualitet

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t
Aktualitet

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Para
Ekonomia e Ballkanit Perëndimor ngadalësohet në 2026, mungesa e fuqisë punëtore mbetet sfidë

Ekonomia e Ballkanit Perëndimor ngadalësohet në 2026, mungesa e fuqisë punëtore mbetet sfidë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26

Edhe pa nisur sezoni i ri në Angli, një deklaratë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve. Nana Kwaku Bonsam,...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com