GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Djali i Gramoz Ruçit me park fotovoltaik, Subashi i firmos 50.000 m2 në bregdet

20:20 - 07/10/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Djali i Gramoz Ruçit me park fotovoltaik, Subashi i firmos 50.000 m2 në bregdet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, është një nga përfituesit e shumtë të lejeve për parqe fotovoltaike në zonën ranore të Fierit, buzë detit Adriatik. Sipas dokumenteve që ka siguruar ekskluzivisht VoxNews, Ledian Ruçi, ka marrë në mënyrë të dyshimtë një sipërfaqe të stërmadhe prone buzë detit, ndërkohë që firmëtar i faljes së pronës është vetë Armando Subashi.

Në dukje, një konflikt i pastër interesi, pasi z. Gramoz Ruçi ka qenë deputet i qarkut të Fierit, madje edhe përfaqësuesi politik i mazhorancës në atë qark. Ai dha dorëheqjen nga posti i deputetit pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021, ndërkohë që vitet e fundit ka mbajtur një profil të ulët në publik, por mjaft aktiv në strukturat e Partisë Socialiste.

Tashmë djali i tij, Ledian Ruçi ka përfituar një pronë të stërmadhe në zonën e Topojës, buzë detit, madje edhe me vetë vendimet e ish-vartësit të babait të tij, kryetarit Armando Subashi. Ky i fundit njihet si një nga mbështetësit dhe “njeriu” i vetë Ruçit, teksa “nderi” që ai i ka bërë familjes është tepër i madh.

Sipas dokumenteve që ka siguruar VoxNews, ditët e fundit Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ka zbardhur një nga lejet më kontroverse, atë të “miratimit të lejes se ndërtimit për objektin ‘ndërtimin e impiantit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet të instaluar 2 më, dhe veprave ndihmëse, ne fshatin grykë, Njësia Administrative Topojë’”. Mësohet se subjekti zhvilluar do të jetë shoqëria “SLR Albania” sh.p.k.

Në të njëjtin vendim, jepet edhe një përshkrim i zonës. Mësohet se leja është dhënë në fshatin “Grykë”, rreth 5.5 km nga qendra e fshatit dhe rreth 16 km nga qendra e qytetit Fier. “Sipërfaqja e përgjithshme e pronës së marrë me qira është 50.000m². Sheshi i ndërtimit i vënë në dispozicion të zhvillimit nga prona e përgjithshme ka një sipërfaqe totale prej rreth 20.000m²”, thuhet në dokumentet shoqëruese.

Por, si e përfitoi firma SLR të gjithë sipërfaqen? Sipas dokumenteve që disponon ekskluzivisht VoxNews, subjekti zhvillues propozon që zhvillimi të kryhet mbi pasurinë me Nr.554/6 e ndodhur në Zonën Kadastrale 3358, e llojit “ranishte” me sipërfaqe 50 000m².

“Kjo pasuri është marrë në përdorim nëpërmjet kontratës së qerasë nr.968 Rep dhe Nr.460 Kol, datë 9 korrik 2022 midis qiradhënësit ‘Bashkia Fier’ dhe qiramarrësit shoqërisë ‘SLR ALBANIA’ sh.p.k” thuhet në dokument. Pra, leja është firmosur nga vetë kryetari i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi!

Mësohet se shoqëria “SLR ALBANIA” sh.p.k. përdor për qëllim të zhvillimit një sipërfaqe toke prej 2 ha nga pasuria e mësipërme me qëllim marrjen e miratimit përfundimtar nga MIE dhe firmosjen e kontratës për ndërtimin e Impiantit fotovoltaik me fuqi 2MW.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare e Biznesit, ku rezulton se firma SLR ALbania ka si pronar me 100 % të aksioneve z. Ledian Ruçi. Një emër i njohur, edhe në të kaluarën në disa çështje të hapura në Tiranë apo edhe nga kronika rozë.

Sipas statutit dhe aktit të themelimit të firmës, z. Ledian Ruçi, ka lindur në Tepelenë dhe banon në Tiranë, është djali i Gramozit dhe i Erfanes.

Në vitin 2022 ka themeluar firmën “SLR ALBANIA”, e cila ka si objekt implementimin dhe menaxhimin e projekteve gjeneruese të energjisë elektrike solare (fotovoltaike) dhe energjisë së erës (eolike) në Republikën e Shqipërisë dhe marrja nga Qeveria Shqiptare apo Ministrive e Institucioneve të Shtetit Shqiptar i të gjitha miratimeve, lejeve dhe licencave të cilat mundësojnë zhvillimin e këtij aktiviteti në mënyrë të qetë dhe në përputhje me kuadrin ligjor.

Megjithatë, “qetësia” e kësaj firme vjen nga babai i pronarit, i cili është një emër i lartë në politikë, me funksione të larta në qeveri apo në Partinë Socialiste. “Fati” e deshi që vetëm me disa vite themelim, e njëjta firmë të marrë një sipërfaqe të stërmadhe trualli apo të gjitha lejet nga këto institucione, të drejtuara nga “vartësit” e babait.

/Vox News

Etiketa: Armando SubashiGramos RuciKryesore1

Lajme të lidhura

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin
Breaking Views

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Para
Banorët përplasen me policinë në Klos, nuk lejojnë punimet për HEC-in

Banorët përplasen me policinë në Klos, nuk lejojnë punimet për HEC-in

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji
Breaking Views

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Lexo më shumë
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26
Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

Aksi Librazhd-Prrenjas bllokohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania mungon në terren

11:59 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com