GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Hapja e Ekspozitës së Konkursit të Fotografisë EU4Green në Tiranë “Shembujt më të gjelbër të Ballkanit Perëndimor”

në Breaking Views, Kulturë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Hapja e Ekspozitës së Konkursit të Fotografisë EU4Green në Tiranë “Shembujt më të gjelbër të Ballkanit Perëndimor”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tiranë, 6 Tetor 2025 – Nga imazhet mbresëlënëse të natyrës te historitë e inovacionit dhe qëndrueshmërisë, 15 fotot më të spikatura te Konkursit të Fotografisë EU4Green u ekspozuan sot në Europe House Tiranë.

Ceremonia e hapjes, mblodhi përfaqësues të lartë institucionalë, partnerë, organizata joqeveritare, media dhe qytetarë për të nderuar fotografët më të spikatur nga i gjithë rajoni. Veprat e tyre pasqyrojnë bukurinë e natyrës, praktikat novatore dhe përpjekjet e komuniteteve për të promovuar qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen e mjedisit.

Eventi u hap me fjalët përshëndetëse të përfaqësuesve të Delegacionit të BE-së, Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA), projektit EU4Green dhe një eksperti nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Secili prej tyre theksoi rëndësinë e avancimit të Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimit rajonal dhe angazhimit të të rinjve në mbrojtjen e mjedisit.

Veprat e ekspozuara janë përzgjedhur për cilësinë e tyre artistike, mesazhet e fuqishme dhe përputhjen me objektivat e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur në Europe House Tiranë deri më 17 tetor 2025, duke u ofruar qytetarëve mundësinë të zbulojnë krijimtarinë dhe vizionin e fotografëve të rajonit.

Konkursi i Fotografisë EU4Green tërhoqi 138 aplikime nga të gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, duke dëshmuar kreativitetin dhe përkushtimin e qytetarëve të rajonit ndaj mbrojtjes së mjedisit.
“Kjo ekspozitë nuk është vetëm një festë e krijimtarisë, por edhe një kujtesë e fortë se Ballkani Perëndimor është plot me shembuj frymëzues të gjelbër. Duke ndarë këto histori, shpresojmë të motivojmë të tjerët t’i bashkohen përpjekjeve të përbashkëta drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme,” – u shpreh Dr. Abdulla Diku, përfaqësues i projektit EU4Green.
Projekti EU4Green, financuar nga Bashkimi Evropian me 10 milionë euro dhe bashkëfinancuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) si pjesë e International Partnerships Austria me 1 milion euro, zbatohet nga Agjencia e Mjedisit e Austrisë nga viti 2022 deri në fund të vitit 2025.
Duke përfshirë të gjashtë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, EU4Green mbështet zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, duke promovuar bujqësinë e qëndrueshme, ekonominë qarkore, mbrojtjen e burimeve natyrore dhe forcimin e sistemeve të monitorimit dhe raportimit.

gijotina.com/

Etiketa: ekspozita

Lajme të lidhura

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!
Breaking Views

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit
Aktualitet

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Para
“Legalizimet dështim”, Myrshit Vorpsi: Për pronën e fituar qytetarët duhet të presin 17 vjet

"Legalizimet dështim", Myrshit Vorpsi: Për pronën e fituar qytetarët duhet të presin 17 vjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!
Aktualitet

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

Nga sheshi i protestës në ditën e 63-të të saj foli edhe një emigrant i ardhur nga Diaspora. Ai akuzoi...

Lexo më shumë
Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26
I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

20:37 - 01/08/26
Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

20:24 - 01/08/26
“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

20:16 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com