Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur për kryeministrin Edi Rama dhe lidhjet e tij me krimin.
Unë e kam shpjeguar se pse Rama është sot këtu ku është. Kam pasur mundësinë dhe fatin ta shoh kur ishte në opozitë, duke ndenjur në këto qarqe me këta që u rritën mbrapa dhe unë fillova ti gjeja, Kolumbi, Ekuador, Bolivi, në këto vende të çuditshme dhe unë i kam parë aty, i kam parë rrotull tij. Pra, ai erdhi bashkë me ta, duke bërë një marrëveshje të cilën nuk e kuptonim në moment. Por harronim dhe tjetrën, që ky njeri ka qenë shumë gjatë drejtues i bashkisë së Tiranës, që është një pol shumë i rëndësishëm fuqie në këtë vend, se njohja është e hershme e jo sot. E përdori këtë aleancë që të vinte në pushtet dhe pasi erdhi në pushtet, bëri atë që bëri’, tha Hoxha.
Ai vijoi duke përmendur operacionet e para të qeverisë socialiste.
‘Veprimet e para që bëri në 2013, kur u bë operacioni ‘Fundi i marrëzisë’ që në fakt ishte marrëzia e fundit. U mor nën kontroll biznesi i lojërave të fatit. Pastaj erdhi operacioni i dytë, i famshmi në Lazarat në 2014, u mbajt nën rrethim, e pamë betejën, pamë arsenalin e atyre brenda dhe arsenalin e shtetit. Pamë se çfarë ndodhi. U krijua një dalje dhe kokat e biznesit ikën. Na u referua që u shpërbë kjo. Që aty u pa që ai po synonte të merrte nën kontroll atë që kishin pasur të tjerët.’
Hoxha kujtoi më tej kanabizimin e vendit.
“Ne e mbajmë mend se çfarë ndodhi në 2015-2016, kanabizimi i vendit. Nuk fliste askush, as nga trupi diplomatik sepse kam qenë në atë vit në 5 ambasada ku shpjegoja me tabelë se si ishte bërë. Që atëherë unë thoja që ishte kryeministrit, se nuk e bën dot një ministër. Dhe që në fillesa ne e pamë se si po funksiononte skema e Ramës e kriminalizimit të vendit.”
Ai përmendi edhe zgjedhjet e vitit 2017 dhe përfshirjen e organizatave kriminale.
“Erdhi 2017, sakrifikuam ministrin e Brendshëm duke i faturuar kanabisin dhe kaluam tek kokaina duke u hapur në kontinent dhe në kontinente të tjera. Si u fitua 2021? U fitua sepse organizatat më të mëdha kriminale të këtij vendi kanë qenë të përfshira në zgjedhjet parlamentare dhe janë aty. 2021 u mor me kokainën. Me 1 ton kokainë ti fiton jo vetëm një palë zgjedhje, por më shumë. Dhe më pas ne pamë si u ndanë koncesionet, statusi i investitorëve strategjikë dhe sot ne jemi në një situatë ku ne nuk e ndajmë dot se ku mbaron politika, ku fillon biznesi dhe ku përfshihet bota e krimit.’”
Në fund, Hoxha përmendi edhe transformimin e botës së krimit në biznes.
“Më kujtohet një batutë e një nga këta të botës së krimit: Ne paskemi qenë budallenj, kujtonim se bëheshim të pasur vetëm duke shitur drogë. Ky që erdhi në pushtet na mësoi të bëheshim biznesmen. Merr tendera, ke bërë milionin e parë andej, futu këtu dhe puno këtu brenda.”










Discussion about this post