GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Detaje të reja për atentatin në gjykatë: Elvis Shkambi, arma gjermane dhe dëshmia tronditëse”

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Detaje të reja për atentatin në gjykatë: Elvis Shkambi, arma gjermane dhe dëshmia tronditëse”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet që po zhvillohen për zbardhjen e rrethanave të vrasjes së gjyqtarit të Apelit Tiranë, Astrit Kalaja.

Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se autori kryesor i krimit, Elvis Shkambi, ka përdorur një armë prodhim Gjerman kalibër 7.65 mm të quajtur “Welt Waffen Browning”. Gjatë marjes në pyetje Elvis Shkambi, ka treguar se armën kishte kohë që e posedonte dhe e mbante për qëllime vetëmbrojtje.

Pasi sipas rrëfimit të tij ai ka pasur konflikte dhe kërcënime në Shkodër, kërcënime këto që vinin nga banorët që i kishin zënë pronën familjes në lagjen “Skëndërbej”.

I pyetur nga hetuesit se pse e kishte marë armën ditën e seancës gjyqësore, ai ka treguar se e kishte marë për qëllime vetëmbrojtje duke mos pranuar se ai ka pasur një plan të qartë për të vrarë gjykatësin e çështjes Astrit Kalaja.

Para oficerëve të hetimit të krimeve të rënda të Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë së policisë Tiranë, Elvis Shkambi, ka treguar vrasjen e ka menduar aty për aty dhe ska pasur asgjë të planifikuar.

Sipas tij, në atë moment nuk është ndjerë mirë dhe ashtu e mendovi se duhet të qëllonte, ndaj nxori armën që kishte me vete dhe hapi zjarr ndaj gjyqtarit që lexoi vendimin.

Më tej ai ka vijuar në dëshminë e tij se situata i doli jashtë kontrollit dhe vijoi të qëllojë mbi gjyqtarin derisa ai nuk lëvizi më.

Ndërkohë pasi mbaroi punë me gjyqtarin Elvis Shkambi ka hapur zjarr dhe ndaj dy personave të tjerë, babë e bir.

30-vjeçari Shkambi ka hedhur poshtë përgjegjësinë e xhaxhait të tij në këtë çështje duke thënë se ai ska pasur asnjë dijeni dhe Gjon Shkambi nuk ka ndikuar fare tek ai për realizimin e vrasjes, pasi gjithçka ka qënë e momentit.

Ndërkohë policia ka kërkuar të marë dhe dëshminë e Gjon Shkambit, por ky i fundit ka rrefuzuar të dëshmojë në këtë fazë të hetimit.

Pritet që nesër nipi, xhaxhai dhe punonjësi i sigurisë së gjykatës së Apelit Tiranë, të dalin para gjykatës së Tiranës, për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”.

Çështja në fjalë aktualisht po ndiqet nga kryeprokurori i Tiranës Arenc Çela dhe zv/drejtuesi i prokurorisë Ridvan Suka.

Lajme të lidhura

Reagon ashpër vajza e dëshmorit Tahir Sinani: Taulant Balla e vrau për së dyti babanë tim! Gjaku i tij do ua thyejë qafën
Aktualitet

Reagon ashpër vajza e dëshmorit Tahir Sinani: Taulant Balla e vrau për së dyti babanë tim! Gjaku i tij do ua thyejë qafën

07:40 - 25/06/26
Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Milot, katër të plagosur nisen drejt Traumës
Aktualitet

Aksident i rëndë në rrugën Lezhë-Milot, katër të plagosur nisen drejt Traumës

23:11 - 24/06/26
Ermelinda Meksi mbështet Ilir Zelën, kërkon demokraci në PS: Ja si duhet të zgjidhet Asamblea
KRYESORE

Ermelinda Meksi mbështet Ilir Zelën, kërkon demokraci në PS: Ja si duhet të zgjidhet Asamblea

23:04 - 24/06/26
Para
Përplasen dy makina në Fier, njëra përfundon në kanal, dy të plagosur

Përplasen dy makina në Fier, njëra përfundon në kanal, dy të plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Brazili dëfren ndaj Skocisë dhe siguron vendin e pare, Maroku përmbys Haitin dhe e eliminon
Sport

Brazili dëfren ndaj Skocisë dhe siguron vendin e pare, Maroku përmbys Haitin dhe e eliminon

07:59 - 25/06/26

Mëngjesin e kësaj të enjteje me orën shqiptare janë zhvilluar dy ndeshjet e fundit në Grupin C të Kupës së...

Lexo më shumë
Meksika turpëron 3-0 Çekinë dhe e nxjerr jashtë turneut, Afrika e Jugut mposht Korenë e Jugut dhe kualifikohet

Meksika turpëron 3-0 Çekinë dhe e nxjerr jashtë turneut, Afrika e Jugut mposht Korenë e Jugut dhe kualifikohet

07:54 - 25/06/26
Reagon ashpër vajza e dëshmorit Tahir Sinani: Taulant Balla e vrau për së dyti babanë tim! Gjaku i tij do ua thyejë qafën

Reagon ashpër vajza e dëshmorit Tahir Sinani: Taulant Balla e vrau për së dyti babanë tim! Gjaku i tij do ua thyejë qafën

07:40 - 25/06/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 25 Qershor 2026

07:30 - 25/06/26
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 25 Qershor 2026

07:27 - 25/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetzirvebetbetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom girişpiabellacasinojojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet