GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Hamasi shpall “fundin e luftës në Gaza”, falënderon Trump për armëpushimin

në Aktualitet, Botë, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Hamasi i shkruan presidentit Trump: Na jepni garanci për armëpushim, në këmbim të gjysmës së pengjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Marrëveshja e arritur me Izraelin për një armëpushim në Gaza “shënon fillimin e përfundimit të plotë të luftës brutale kundër Rripit të Gazës”, sipas zëdhënësit të Hamasit në enklavë.

“Ka padyshim garanci për Hamasin që lufta nuk do të rikthehet pas përfundimit të procesit të shkëmbimit dhe dëgjuam gjithashtu presidentin amerikan të flasë drejtpërdrejt, publikisht dhe qartë për këtë çështje”, tha Hazem Qassem për CNN sot.

Qassem tha se Hamasi vlerëson përpjekjet e administratës amerikane dhe Presidentit Donald Trump “dhe Hamasi do të zbatojë gjithçka që përfshihet në marrëveshje për të siguruar një armëpushim të plotë dhe të qëndrueshëm”.

“Ne si Hamas shprehëm falenderimet tona për Presidentin Trump për ndihmën në arritjen e kësaj marrëveshjeje. Presidenti Trump ishte i përkushtuar për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës dhe i bëjmë thirrje sërish që të vazhdojë të ushtrojë presion ndaj pushtimit për të zbatuar plotësisht të gjitha kushtet e marrëveshjes”, tha Qassem.

Ka pasur rregullime në hartën për tërheqjen e pjesshme të trupave izraelite “për të mundësuar rezistencës të kryejë një operacion të plotë shkëmbimi për të gjithë të burgosurit, qofshin trupat e të vdekurve apo ata që janë gjallë”, shtoi ai.

Nuk është e qartë nëse Izraeli ka pranuar këto rregullime. Qassem gjithashtu pretendoi se Izraeli po konteston listën e 250 të burgosurve palestinezë që pritet të lirohen si pjesë e fazës së parë të marrëveshjes.

“Pushtimi po përpiqet të manipulojë listën e të burgosurve (palestinezë) që rezistenca ka dorëzuar për lirimin. Nevojitet presion për të siguruar zbatimin e plotë të marrëveshjes, në mënyrë që të arrihet një proces i gjithanshëm shkëmbimi”, tha Qassem.

Lajme të lidhura

Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim
Aktualitet

Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

22:04 - 26/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

21:38 - 26/08/26
Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë
Aktualitet

Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

21:32 - 26/08/26
Para
Vlorë/ Dhunohet barbarisht 70-vjeçari punonjës i pastrimit, disa orë më vonë ndalohet dy dhunuesit

Vlorë/ Dhunohet barbarisht 70-vjeçari punonjës i pastrimit, disa orë më vonë ndalohet dy dhunuesit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim
Aktualitet

Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

22:04 - 26/08/26

Kontrolle të shtuara policore janë zhvilluar mbrëmjen e kësaj të mërkure në hyrje të qytetit të Vlorës, ku forcat e...

Lexo më shumë
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

21:38 - 26/08/26
Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

21:32 - 26/08/26
Me pranga në duar brenda makinës së policisë, pamja e Ergys Agasit pas arrestimit

Me pranga në duar brenda makinës së policisë, pamja e Ergys Agasit pas arrestimit

21:15 - 26/08/26
“Vera kaloi, zemërimi mbeti!”/ I riu: Qeveria Rama nuk e mbulon dot realitetin me propaganda

“Vera kaloi, zemërimi mbeti!”/ I riu: Qeveria Rama nuk e mbulon dot realitetin me propaganda

20:51 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com