GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama shpall sekret shpenzimet, Berisha: Ka transferuar ngarkesa droge dhe miliona Euro me avion

13:01 - 10/10/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama shpall sekret shpenzimet, Berisha: Ka transferuar ngarkesa droge dhe miliona Euro me avion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat të mbajtur ditën e sotme, akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka marrë vendimin për të shpallur sekret shtetëror shpenzimet e tij personale dhe të qeverisë, të kryera me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Berisha e cilësoi këtë veprim si një akt të paprecedent, duke e krahasuar me praktikat e diktaturës së Enver Hoxhës, si dhe me regjimet autoritare të Kim Jong-unit dhe Maduros në Venezuelë.

Sipas Berishës, vendimi për të fshehur shpenzimet përbën një përpjekje për të ligjëruar vjedhjen dhe abuzimin me fondet publike, duke goditur transparencën dhe të drejtën e qytetarëve për të ditur se si përdoren taksat e tyre.

Pjesë nga deklarata:

Ramaduro vendos të sekretojë shpenzimet e tij.
Të shndërrojë në sekret shtetëror shpenzimet, të cilat i bën me paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Ky akt ka precedent në Shqipëri vetëm diktatorin Enver Hoxha.
Ky akt ka paralel në botë Kim Jong-unin dhe Maduron e Venezuelës.
Ky akt shpall, zyrtarizon, ligjëron vjedhjen, shpërdorimin nga një hajdut- ose hajduti më i madh i këtij kombi në 113 vite.
Ky akt i sekretimit të shpenzimeve bie ndesh me Kushtetutën, me ligjet themelore të vendit.
Njeriu që hap shishe Romanee Conti 33 mijë euro në drekat e tij, kërkon tani të sekretojë shpenzimet.
Njeriu që ka shpenzuar në dy vite 23 milionë euro udhëtime me çarter, 141 udhëtime me çarter për pushime, për vakanca, për konferenca, tani kalon në një akt tjetër që nuk ekziston në asnjë vend tjetër përveç Koresë së Veriut dhe Venezuelës.
Edi Rama u thotë shqiptarëve: do t’u vjedh dhe ju të mos merrni vesh.
Por ky shtet, në vitin 2009, në emër të transparencës, të mbrojtjes të parave të taksapaguesve shqiptarë, ka vendosur shpenzimet e thesarit online.
Dhe kjo ka qenë në kuadrin e një nisme botërore të luftës kundër korrupsionit.
Ky sistem i bën të mundur çdo qytetari të kontrollojë çdo qindarkë që shpenzohet nga taksat e tij të nesërmen e shpenzimit.
Edi Rama vendos të sekretojë shpenzimet e tij vetëm e vetëm për të mbuluar vjedhjet e veta dhe familjare të taksave të qytetarëve shqiptarë.
Ky është një apel dhe një kushtrim për çdo qytetar shqiptar të ngrihen kundër flamurtarit të vjedhjes në të gjithë historinë e shtetit shqiptar.

Po, gjatë diktaturës, diktatori Enver Hoxha i kishte sekret shpenzimet dhe i kishte të pakufishme.
Por diktatori Hoxha, duhet të pranojmë, se shtëpinë katërkatëshe të re që ndërtoi, nuk e regjistroi as në emër të vetin, as të familjes së tij. Jo. E regjistroi pronë shtetërore dhe ajo sot është pronë shtetërore.
Njeriu që ka bërë 140 e sa udhëtime me avion taksi për veten e tij, dhe që akuzohet se me këtë avion ka transferuar me valixhe diplomatike qindra milionë euro të drogës dhe të trafiqeve, të bitcoin-eve dhe  të tjera.
Akuzohet se ka transferuar ngarkesa droge.
Që refuzoi komisionin hetimor parlamentar për hetimin e këtyre transfertave.
Që refuzoi komisionin hetimor parlamentar për të verifikuar të dhënat që thonë se valixhet diplomatike të çarterit të Edi Ramës janë më numerike se të të gjithë kryeministrave evropianë të marrë së bashku në një vit. Apo të presidentëve.
Tani kaloi në një akt, thashë edhe njëherë, që ka ekzistuar në Shqipëri vetëm në kohën e diktatorit Enver Hoxha.
PD nuk do pajtohet kurrë me një vendim të tillë të turpshëm të Edi Ramës dhe kukullave të tij, që siç duket janë në një verbëri të plotë, nuk kanë asnjë interes publik, asnjë interes qytetar, nuk njohin asnjë ligj, asnjë Kushtetutë, asnjë normë, asnjë standard përveç Edi Ramës dhe interesave të tyre.

 

 

Etiketa: berishaKryesore1Ramashpenzime

Lajme të lidhura

(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Para
Berisha: Veliaj u nxorr nga burgu 3 netë më parë dhe u dërgua në drejtim të paditur

Berisha: Veliaj u nxorr nga burgu 3 netë më parë dhe u dërgua në drejtim të paditur

Discussion about this post

TË FUNDIT

(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është kundërpërgjigjur kryeministri Edi Rama, i cili një ditë më parë tha se...

Lexo më shumë
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com