GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kush do ta zëvendësojë Ballancën? Të hënën nis zyrtarisht gara për Avokatin e ri, PS gati ta zgjedhë e vetme

në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush do ta zëvendësojë Ballancën? Të hënën nis zyrtarisht gara për Avokatin e ri, PS gati ta zgjedhë e vetme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Ligjeve pritet të miratojë të hënën, më 13 tetor në orën 17:00, vakancën për postin e Avokatit të Popullit, duke i hapur zyrtarisht rrugën procedurave për zgjedhjen e pasardhësit të Erinda Ballancës, e cila vijon të mbajë detyrën prej më shumë se tre vitesh pas përfundimit të mandatit kushtetues.

Zgjedhja e Avokatit të Popullit kërkon një shumicë të cilësuar prej 84 votash në Kuvend, një objektiv i vështirë pa konsensus politik, por me 83 vota të siguruara dhe mbështetjen e mundshme të PSD-së, Partia Socialiste është praktikisht në pozicionin për ta kaluar votimin edhe pa dakordësinë e opozitës.

Erinda Ballanca u zgjodh në këtë post më 22 maj 2017, pas marrëveshjes politike Rama–Basha, me një mandat 5-vjeçar që përfundoi në mars të vitit 2022. Sipas ligjit, ajo ka vijuar të ushtrojë detyrën deri në zgjedhjen e pasuesit, megjithëse përtej afateve kushtetuese, situatë që ka ngritur shqetësime për zvarritjen e qëllimshme të procesit.

Gjatë legjislaturës së kaluar, ka pasur disa tentativa për një emër konsensual, të cilat kanë dështuar. Partia Demokratike propozoi më herët Besim Ndregjonin, por kandidatura nuk mori mbështetje të mjaftueshme në Kuvend.

Me mungesën e dialogut politik dhe përçarjet e brendshme në opozitë, këtë herë mazhoranca pritet të marrë vetë në dorë zgjedhjen, duke e çuar procesin drejt një vendimmarrjeje të njëanshme. Avokati i Popullit është një nga institucionet kyçe të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Shqipëri. Emërimi i tij kërkon jo vetëm legjitimitet ligjor, por edhe moral dhe politik, për të garantuar pavarësinë e institucionit. Seanca plenare për miratimin e kandidaturës pritet të mbahet menjëherë pas miratimit të vakancës nga Komisioni i Ligjeve. Emrat potencialë ende nuk janë bërë publikë.

 

Lajme të lidhura

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë
Botë

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

15:06 - 02/06/26
Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit
Botë

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

14:46 - 02/06/26
Botë

OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord

14:22 - 02/06/26
Para
“Serbia liron pas 6 vitesh të dënuarin për krime lufte, Nezir Mehmetaj – Kosova kishte kërkuar ekstradimin”

"Serbia liron pas 6 vitesh të dënuarin për krime lufte, Nezir Mehmetaj – Kosova kishte kërkuar ekstradimin"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë
Botë

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

15:06 - 02/06/26

Sulmet e reja izraelite në Liban kanë vrarë të paktën tetë persona, përfshirë një dentist dhe dy fëmijët e tij,...

Lexo më shumë
Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

14:46 - 02/06/26

OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord

14:22 - 02/06/26
Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg

Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg

14:04 - 02/06/26
Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar

Aksident i rëndë në Mallakastër, 5 makina të përplasura dhe disa të lënduar

13:55 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobettipobet girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş