GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ekzekutimi në Lezhë/ Raporti në Londër bllokon ekstradimin e Edmond Haxhisë avokatët ngritën dyshime për drejtësinë në Shqipëri

21:45 - 10/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Ekzekutimi në Lezhë/ Raporti në Londër bllokon ekstradimin e Edmond Haxhisë avokatët ngritën dyshime për drejtësinë në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ledi Bianku ish gjyqtar i Shqipërisë në Strasburg dhe Kujtim Cakrani avokat i Ruben Saraivës, kanë dërguar një raport dhe një dëshmi në gjykatën “Royal Court of Justive”, në Londër në mbështetje të bllokimit të ekstradimit të Edmond Haxhisë të cilin prokuroria Lezhë e akuzon si të dyshuar në organizimin e vrasjes së Ardian Nikulajt në Prill 2023.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, disponon dokumentin i quajtur “Sekeleton Argument” dorëzuar në këtë gjykatë prej BEN WATSON KC dhe REBECCA HADGETT,  të cilët udhëhoqën procesin a aplikimit për të marrë leje për të apeluar vendimin e ekstradimit dhënë në gusht 2024, e firmosur më pas nga sekretaria e shtetit për punët e brendshme.

Katër janë pretendimet e mbrojtjes se përse nuk duhet ekstraduar nga Britania e madhe në Shqipëri Edmond Haxhia.

“Ekstradimi do të ishte i papajtueshëm me artikullin 3 të Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut,  pasi ai do të dënohet me burg përjetë. Kushtet e burgjeve shqiptare përbëjnë rrezik për jetën e Edmond Haxhisë.  Sikurse ekstradimi i tij do të ishte i papajtueshëm me artikullin 6 të Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut pasi ekziston një risk i lartë që atij ti mohohet një proces gjykimi i drejtë”– shprehet avokati i Haxhisë.

Për ti faktuar dhe bërë sa më bindëse  këto problematika, sikurse në gjyqi e parë kur u lejua ekstradimi në Gusht 2024, mbrojtja e Edmond Haxhisë si ekspert ka marrë Ledi Biankun. Në raportin e tij ish gjyqtari Shqipërisë në Strasburg, jep këtë mendim për garancinë dhënë nga shteti shqiptarë se “Edmond Haxhia nuk do të akuzohet për nenin e gjakmarrjes.

“Garancitë e dhëna nga Prokuroria në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë nuk janë ligjërisht të detyrueshme për prokurorët që merren me çështjen para Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, ose për prokurorët që merren me çështjen para Gjykatës së Lartë. Ka pak shembuj, që kanë të bëjnë me garancitë që, tregojnë se juridiksionet kombëtare, përkatësisht Gjykata e Lartë dhe veçanërisht Gjykata Kushtetuese, nuk i kushtojnë gjithmonë vëmendjen e duhur garancive të dhëna nga Ministri i Drejtësisë që ofrojnë rihapjen e procedurave në rast të gjykimeve të mëparshme në mungesë. Garancitë e mëtejshme nuk janë të besueshme, dhe nuk përmbushin rrezikun e identifikuar të një dënimi me burgim të përjetshëm të pakthyeshëm në rastin e Z. Haxhia” – shprehet Binaku.

Ndërsa Kujtim Cakrani avokati Ruben Saraivës në dëshminë e tij për këtë proces ka renditur një mori me probleme në gjykimin e portugezit në gjykatën e Lezhës. Siç janë mos njoftimi i tij dhe Saraivës për shtyrjen e masës së arrestit më 27 Dhjetor 2024 për të cilën ka dërguar një ankesë në “Inspektoriatin e Lartë në Drejtësi”.

Avokat Cakrani në dëshmi thotë se Ruben Saraiva,  nuk flet shqip dhe se gjatë seancave gjyqësore deri më tani nuk i është vënë në dispozicion një përkthyes. Po ashtu sipas tij Saraiva mbahet në izolim të plotë dhe nuk ka akses në shërbimet shëndetësore.

“Dëshmia e Z. Cakrani në lidhje me trajtimin e klientit të tij i shton më shumë peshë shqetësimeve të ngritura nga Znj. Brunilda Jaho. Në veçanti, përfundimi i procedurave në lidhje me vazhdimin e paraburgimit, ku Z. Cakrani nuk ishte informuar për seancën dëgjimore dhe i bashkëpandehuri i Z. Haxhia, Z. Saraiva, nuk ishte paraqitur, së bashku me dështimin e plotë për të siguruar akses në një përkthyes në Gjykatë, përbëjnë shkelje të rënda të të drejtave të Z. Saraiva për gjykim të drejtë” – shton avokati i Haxhisë.

Në këtë proces avokati Ben Watson KC sjell edhe një tjetër dëshmi të avokatit Kujtim Cakrani për kërcënim të një dëshmitari.

“Kohët e fundit, Z. Cakrani ka ofruar gjithashtu prova për kërcënime dhe sulme fizike ndaj një dëshmitari në këtë rast, Erlind Gjini, me qëllim që Z. Gjini të akuzojë Z. Haxhia për urdhërimin e vrasjes. Nuk ka asnjë sugjerim që kjo provë është përjashtuar nga procedurat, përkundrazi, nga deklarata e Z. Cakrani duket se dëshmia është marrë nga Gjykata dhe Prokuroria kërkoi të kufizonte informacionin e dhënë në lidhje me kushtet e marrjes në pyetje”.

Sipas avokatit të Edmod Haxhisë, Ben Watson në Shqipëri avokatët Kujtim Cakrani dhe Brunilda Jaho e përfshirë në këtë proces ekstradimi por përballen me probleme.

“Fakti që si Z. Cakrani ashtu edhe Znj. Jaho kanë marrë kërcënime që nga përfshirja e tyre në këtë rast, dhe se Znj. Jaho është sulmuar së fundmi ndërsa ishte në gjykatë, është ilustrues i forcës së ndjenjës së keqe ndaj të pandehurve në këtë rast të profilit të lartë dhe i përpjekjeve për të ushtruar presion të paligjshëm mbi ata që mbrojnë të pandehurit. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ngriti një ankesë kundër Z. Cakrani duke kërkuar revokimin e licencës së tij në shenjë hakmarrjeje për ankesën e tij të vazhdueshme në lidhje me kushtet e paraburgimit”.

Bazuar në raportin e Ledi Biankut dhe dëshminë e avokatit Cakrani, mbrojtja e Edmond Haxhisë shpresojnë të fitojnë të drejtën për të apeluar vendimin e ekstradimit të Edmond Haxhisë së tre britanikëve, që sipas prokurorisë erdhën në Shëngjin si grup vëzhgimi në hotelin e viktimës.

Në “Royal Court of Justice” më dy Dhjetor 2025, do të dëgjohen prapësimet e përfaqësuesit të shtetit shqiptarë në këtë proces,  e më pas Gjykatësi Mr. Justice Swift do të vendosë./Top Channel

Lajme të lidhura

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
Para
OKB do të fillojë të dielën shpërndarjen e ndihmave në Gaza

OKB do të fillojë të dielën shpërndarjen e ndihmave në Gaza

Discussion about this post

TË FUNDIT

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25

Stuhia “Byron” vazhdon të godasë Greqinë me reshje të dendura dhe stuhi të forta, duke shkaktuar përmbytje dhe ndërprerje të...

Lexo më shumë
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com